-
Lumi Drin shkak i përmbytjeve në Lezhë, eksperti i mjedisit: Ka zhvillim të vrullshëm të bimësisë ujore, të shikohen kanalet kulluese
Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se mungesa e prurjeve gjithëvjetore në Lumin Drin ka sjellë një zhvillim mjaft të madh të bimësisë ujore dhe në këto kushte ky lum e ka humbur kapacitetin përcjellës.
6 Shkurt 2021, 17:24 -
Reshjet e shiut/ KESH mban me minimum shkarkimet: Pa ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve nga dje
Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit. Por niveli i ujit është drejt nivelit maksimal në hecin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. KESH njofton se po mban me minimum shkarkimet që të mos ketë ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve.
28 Janar 2021, 09:57 -
Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
Moti i keq ka sjellë problematika të shumta në të gjithë vendin tonë këtë të premte. Situata më e vështirë paraqitet në qytetin e Shkodrës dhe të Lezhës ku shumë prej lagjeve janë përmbytur. Gjithashtu është bllokuar dhe qarkullimi në disa akse rrugore. Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.
8 Janar 2021, 07:34 -
Degradon shëtitorja e lumit Drin në Lezhë, qytetarët: Të rregullohet, është i vetmi ambient çlodhës
Shëtitorja e Lumit Drin në qytetin e Lezhës është degraduar, pavarësisht se është ndërtuar vitet e fundit. Parmakët prej druri janë thyer, ndërsa trotuari ka pësuar dëmtime në disa vende. Qytetarët kërkojnë që shëtitorja të mirëmbahet, pasi është i vetmi ambient çlodhës në qytet.
1 Nëntor 2020, 16:01 -
Kafshët e ngordhura dhe mbetjet urbane 'pushtojnë' grykëderdhjen e lumit Drin (VIDEO)
Report Tv prej ditësh ka ndjekur problematikën e ndotjes së lumenjtë nga lumi i Tiranës në atë Shkumbinit. Sot është ndalur në grykëderdhjen e lumit Drin, ku situata është alarmante dhe skandaloze.
14 Maj 2020, 13:13