Kafshët e ngordhura dhe mbetjet urbane 'pushtojnë' grykëderdhjen e lumit Drin (VIDEO)

Report Tv prej ditësh ka ndjekur problematikën e ndotjes së lumenjtë nga lumi i Tiranës në atë Shkumbinit. Sot është ndalur në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë, ku situata është alarmante dhe skandaloze.

Në  grykëderdhjen e Drinit shihen qartë mbetjet urbane dhe kafshë të ngordhura që hidhen në lumin Drin dhe të gjitha përfundojnë në det. Kjo situatë është prej shumë vitesh ndërsa autoritetet heshtin duke mos marrë masa. Ato kanë ndikim negativ për zonën turistike pasi jemi edhe prag të hapjes së sezonit.

Nga se shkaktohet? Burimi i ndotjes janë banorët e fshatrave qe i hedhin mbetjet në lumin Drin prej të cilit përfundojnë më pas në detin Adriatik.

Jak Gjini, ekspert mjedisi tha për Report Tv se "Këtu janë të gjitha mbetjet, duhet të merren masa që të kapet në qelizë problemi. Çdo shtëpi fshati duhet të administrohet nga njësia vendore".

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Masajolekepo: 14/05/2020 16:27

    Pupu cfare masakre! A ka shtet ketu apo jo? Duam te presim dhe turiste pastaj...

    Përgjigju
  • jani: 14/05/2020 16:02

    KUSH I HEDH keto se nuk poe marrim vesh ,,,a ka shtet ketu dhe inspektoriat per mbrojtjen e mjedisit….

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/05/2020 15:09

    Sa gjynah o Zota rracë barbare e egër!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja