-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
15 mijë qytetarë me statusin e ish-pronarit do të përfitojnë nga kompensimi i pronave, dosjet e të cilëve kanë qënë në pritje prej vitesh. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndau lajmin e mirë në ditën e fundit të vitit, ku theksoi se qeveria ka disbursuar një fond prej 30 mln eurosh në total. Nga ky process kanë përfituar edhe komunitetet fetare, ndërsa në total vlera e kompensimit kap 30 mln euro.
31 Dhjetor 2024, 11:18 -
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në janarin e vitit 2025.
27 Dhjetor 2024, 18:20 -
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e 13 Dhjetorit që të kalojë nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë Altin Dumani
15 Dhjetor 2024, 20:30 -
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendim në mbledhje për ndryshimet në Këshill, për anëtarët përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë. Ismail Shehu mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë
4 Dhjetor 2024, 18:58 -
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
Ministria e Drejtësisë kërkon shtyrjen e afatit për kompensimin financiar të ish- pronarëve. Në projektligjin që është hedhur në konsultim kërkohen edhe 4 vite shtesë për të mbyllur shqyrtimin dhe kompensimin e mbi 5 mijë dosjeve. Afati propozohet të shtyhet nga 2026-ta në vitin 2028.
4 Dhjetor 2024, 15:53 -
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
Dumani i bëri këto deklarime teksa mori pjesë në punimet që mbajti në Tiranë një delegacion i Këshillit të Evropës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u përball me skepticizmin e një deputeti britanik mbi krimin shqiptar. Dumani tha se SPAK ka krijuar 32 skuadra hetimore me të huajt, nga të cilat 25 janë ende aktive, për të hetuar krimin e organizuar ku shqiptarët veprojnë në rrjete ndërkombëtare.
2 Dhjetor 2024, 17:07 -
Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi sot se, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese.Në fjalën e tij, në mbledhjen e Komisionit t&eu
2 Dhjetor 2024, 17:02 -
Hajnaj: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, BKH një nga sukseset e reformës në drejtësi
Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha sot se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me një qasje gjithëpërfshirëse.E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të
2 Dhjetor 2024, 16:58 -
Dumani: SPAK s’e lufton dot vetëm korrupsionin, nuk është vetëm detyrë ligjore! Përpjekje morale e shoqërore
Altin Dumani thotë se SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, e për këtë arsye u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese e jo vetëm, për më shumë bashkëpunim. Sipas Dumanit, lufta ndaj korrupsionit nuk është vetëm një detyrë ligjore, por edhe përpjekje morale e shoqërore.&l
2 Dhjetor 2024, 16:42 -
Dumani: Ne nuk presim vetëm kallëzimet, puna jonë proaktive! Kemi paraqitur kërkesën që të rritet pragu 500 euro! Të fokusohemi tek çështjen e ndjeshme
Kreu i SPAK, Altin Dumani mbajti fjalën e tij në parlament, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës. Dumani theksoi se puna e institucionet që drejton nuk konsiston vetëm në pritjen e kallëzimeve, por ka qenë një punë proaktivë për vënien para përgjegjësis të kujtdo.
2 Dhjetor 2024, 16:39 -
Dumani: SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kemi sekuestruar 150 mln euro asete
SPAK është në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thotë drejtuesi Altin Dumani. Nga Kuvendi, ku u mbajt takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, Dumani tha se SPAK që nga krijimi ka sekuestruar 150 mln euro asete të ardhura nga veprimtari kriminale.
2 Dhjetor 2024, 16:34 -
Lufta ndaj korrupsionit/ Manja: Reforma ka rikthyer besimin tek drejtësia! SPAK model suksesi, ka goditur ish-presidentë dhe ish-kryeministra! Askush mbi ligjin
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.Ndër të tjer&eu
2 Dhjetor 2024, 16:01 -
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
Altin Dumani i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të ruhet pavarësia e SPAK, dhe prokurorët e posaçëm të lejohen të rikandidojnë në fund të mandatit të tyre 9 vjeçar. Kreu i SPAK tha se ka ardhur koha që kjo prokurori të mos hetojë korrupsione të vogla mbi 500 euro, por ky prag të rritet që skuadra e tij të ketë mundësi të merret me çështje të mëdha e të komplikuara.
2 Dhjetor 2024, 15:34 -
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
Kreu i dikasterit thekson ndër të tjera se studentët janë pajisur me aftësi në “analizat ligjore, kërkimin juridik, komunikim, etikë, edukim dhe praktikë ligjore”. Manja shton se qëllimi është “rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi të ri profesionistësh”
25 Nëntor 2024, 16:47 -
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
Ministri i Drejtësisë foli sot në Kuvend për buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.Ai theksoi se ky buxhet do të jetë 14,3 mld lekë dhe i shërben nevojave kryesore të institucionit, por edhe reformave në drejtësi, kompensimit të ish-pronarëve dhe sistemit të sigurisë n&
18 Nëntor 2024, 16:44 -
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
Po diskutohet sot te Komisioni i Ligjeve edhe Buxheti i vitit 2025 për organet ligjzbatuese, përfshi edhe Prokurorinë.Pikërisht kjo e fundit u bë temë debati mes opozitës dhe mazhorancës, pak pasi raportoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që ka nën administrim edhe Burgjet.Debati u fokusua te buxheti i Prokurorisë së P&
8 Nëntor 2024, 13:06 -
Manja: Do të mbyllim burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në Komisionin e Ligjeve tha se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen.Manja tha se janë struktura të amortizuara dhe se kushtojnë në mirëmbajtje. Ministri bëri me dije se në perspektivë, do të mbyllet Tepelena, Burreli, edhe 302-shi tek “Mine Peza”.
8 Nëntor 2024, 12:15 -
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Komisionin e Ligjeve ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2025, i cili për këtë institucion është 14.3 miliardë lekë.
8 Nëntor 2024, 12:14 -
Skandali me mikrokreditë, Manja: Gati ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat! Të gjitha llogaritë bankare janë zhbllokuar
Pas skandalit të mashtrimit me mikrokreditë, Ministria e Drejtësisë ka gati draftin për ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat. Ministri Ulsi Manja në një prononcim për gazetarët tha se këto ndryshime pritet të hidhen për konsultim publik dhe se synohet që forcohen mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit
14 Tetor 2024, 15:10