-
Thirrja e Metës për 'besëlidhje' në shesh, Ndoka: Do marr pjesë si qytetar! Nuk kemi vendimmarrje si opozitë (VIDEO)
Kreu i PDK, Nard Ndoka ka folur në emisionin e Repolitix lidhur me propozimin e presidentit për tubim popullor në datë 2 Mars. Ndoka tha se nuk ka një vendimmarrje politike nga ana e opozitës për pjesëmarrje në këtë protestë, ndërsa shtoi se do të jetë në shesh si qytetar.
19 Shkurt 2020, 23:08 -
Dy Marsi i Metës dhe dilema e fortë e Bashës
Ilir Meta ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit, pas takimit me Metën mblodhi aleatët (mes tyre edhe bashkëshortja e Ilirit, Monika) për t’i njohur me ‘zbulimet’ që kanë të bëjnë me grushtin e shtetit.
19 Shkurt 2020, 21:26 -
Seancë prove për të udhëhequr opozitën
Herën e parë ishte çadra. Ilir Meta garantoi Lulzim Bashën se do të ishte në krah të tij nga dita e parë e çadres, e deri në fund. Edhe pse ishte formalisht ende në Qeveri me Edi Ramën, ai po përpiqej të bënte bashkimin e madh me opozitën për vitin 2017.
19 Shkurt 2020, 19:37 -
Prej një jave në grevë urie, Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët e Ballshit! Indiferenca e pushtetarëve, kriminale
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet gjetur zgjidhje e menjëhershme, ndërsa shton se indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.
19 Shkurt 2020, 19:23 -
Thirrja për tubim antiqeveritar/ Yuri Kim i shkon në zyrë Metës, Ramës e Bashës: Tregoni pjekuri, silluni të përgjegjshëm për të mirën e popullit
Pas thirrjes së presidentit për tubim antiqeveritar para kryeministrisë më 2 mars, ambasadorja amerikane, Yuri Kim i shkoi në zyrë krerëve politikë më të lartë të vendit, Metës, Ramës dhe Bashës, për t'i çuar mesazhin e fortë se duhet të tregojnë pjekuri, t'u besojnë proceseve demokratike dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme për të mirën e popullit shqiptar.
19 Shkurt 2020, 18:55 -
Ekskluzive/ Takim me tone të ashpra në presidencë, Meta-Bashës: Dua nga ty 10 mijë njerëz në bulevard më 2 mars
Presidenti Ilir Meta kërcënon qeverinë me protestë përballë kryeministrisë më 2 mars, ndërsa burime për Report Tv zbulojnë se ka debatuar me tone të ashpra me kreun e PD, Basha dje në takimin mes tyre në Presidencë. Të njëjtat burime thanë se Basha ka argumentuar se do të qëndrojë "besnik" i kompromisit të arritur për reformën zgjedhore, e cila pritet të miratohet me konsensus nga parlamenti brenda 15 marsit.
19 Shkurt 2020, 18:12 -
Konferenca e Donatorëve/ Basha fton qytetarët: A besoni te transparenca e qeverisë... Votoni 'po' ose 'jo'
Teksa përgëzoi Konferencën e Donatorëve ku u arritën të mblidheshin 1.15 mld euro, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në Instagram nëse besojnë te qeveria për menaxhimin e fondeve.
19 Shkurt 2020, 15:04 -
Opozita formulë të re për maksimizimin e votës në zgjedhje, Shehi për Report TV: Ftojmë në koalicion edhe Topin, Patozin e Topallin
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetarin e Report Tv Elis Memelli, sqaroi formulën e re dhe se cfarë synon opozita me këtë propozim, që për t'u miratuar e ka në dorë PS-ja, nëse do ta pranojë në tryezën e reformës zgjedhore, pasi ka nevojë për ndryshime ligjore.
19 Shkurt 2020, 12:33 -
Zhupa: Rama një dështim, Basha model i politikës europiane...liston arritjet e kreut të PD
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zgjedhur që për të treguar që kryeministri Edi Rama është një figurë e dështuar politike, sipas saj, ta krahasojë me kredemokratin Lulzim Basha.
19 Shkurt 2020, 10:30 -
Si dy plaka që mallkojnë: 'S’keni për t’i gëzuar'
Përpjekja e Ilir Metës për të krijuar idenë se ka një plan të ri për “përmbysje të pushtetit me dekrete”, dhe udhëtimi i Lulzim Bashës në Presidencë për t’u njohur me arsyet përse duhet bërë kjo përmbysje, nuk kanë lidhje me ndonjë revolucion.
18 Shkurt 2020, 19:53 -
Meta i jep 'kauzë' opozitës: Rrëzojmë grushtin e shtetit!...Presidenti do e luftojë me dekrete, Basha me qytetarë
Meta po trazon sërish ujërat e politikës shqiptare, ku këta radhë idenë e një grushti shteti, vendosi ta përhapë në radhët e opozitës jashëparlamentare përmes Bashës, të cilin e ftoi në një takim në presidencë. Basha mblodhi më tje aleatët dhe doli me vendimin se rotacioni politik për të sjellë në pushtet opozitën e bashkuar është i pashmangshëm, veçse mjetet duhet të jenë demokratike. Meta nga ana tjetër deklaron se do ta shpartallojë grushtin e shtetit me dekrete. "Beteja" nisi pas heqjes së kompetencës për betimin e gjyqtarëve kushtetues tek presidenti.
18 Shkurt 2020, 19:34 -
OFL në Berat/ Miku i Mediut, bos i drogës e prostitucionit në Itali të justifikojë pasurinë! Basha i kandidoi vëllanë kryebashkiak
Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një autodeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre.
18 Shkurt 2020, 13:03 -
Meta i kërkon Bashës të informojë Kryemadhin për grushtin e shtetit: Do e shpartalloj me përgjigjen shembullore që meriton
Meta i kërkoi kryetarit demokrat Basha, që për skandalet e fundit anti-kushtetuesë të mazhorancës, siç ai i quan, të informojë edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, mes të cilave është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që drejton bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
18 Shkurt 2020, 11:47 -
'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
17 Shkurt 2020, 18:59