-
Drama e Metës dhe Bashës: Ka opozitarë në rrugë, por jo opozitë në sistem
Manifestimi i presidentit Meta si thelb dhe gjithë ambalazhi i saj opozitar si formë, duhet të jetë një moment reflektimi jo për atë që ndodhi, por për atë sesi duhet të kuptojnë palët se çfarë po ndodh dhe projektimin e asaj që pritet të ndodhë. E marta në muzg, në krye të herës, dëshmoi dramën e madhe të së djathtës së mbetur rrugëve: ka shumë opozitarë, por opozita formale është në koma!
4 Mars 2020, 18:32 -
Jo 'Bratstvo i Jedinstvo', të marrë, por pak raki, shlivovicë dhe uzo më shumë!
Nëse do të pyetej një serb i zakonshëm për të njëjtën gjë, duke shkundur shlivovicë në breg të Savës, që brohoret Xhokoviçin apo që ka lexuar Andriçin, se cilët janë armiqtë e tij, me siguri ai do ta vinte gishtin tek shqiptarët dhe më pas edhe tek kroatët.
21 Shkurt 2020, 20:47 -
Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin
Mynihu nuk ka zhgënjyer. Konferenca e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, me praninë e disa prej drejtuesve të vendeve të tij dhe “mbikqyrësve” evropianë, ballafaqoi për herë të parë kryeministrin e Kosovës, pothuaj në fillim të mandatit të tij me presidentin serb që është pothuaj në prolog të zgjedhjeve në vendin e tij.
15 Shkurt 2020, 19:17 -
Hera e tretë e Lulzim Bashës, me kusht që dy të parat të mos quhen
Lulzim Basha arriti të bashkojë në një pikë edhe miqtë, edhe armiqtë. Ai i detyroi të dy palët që të ndajnë të njëjtin gjykim të gabuar: të parët e morën me shumë rezerva, i derdhën breshëri kritikash dhe nuk i japin asnjë gram pritshmërie modelit të ri të sjelljes së tij publike, kurse të dytët nisën ta tallin me të njëjtat fjalë, po i bëjnë ironi dhe po tentojnë ta zhvleftësojnë si një humbës të vazhdueshëm që di të triumfojë e koleksionojë vetëm disfatat e vazhdueshme të tij.
10 Shkurt 2020, 17:49