-
Opinion
Lorenc Vangjeli: Rama përballë Bashës, njëri flet edhe duke fjetur, tjetri fle edhe duke folur
Kjo është një fushatë atipike, në një kohë atipike dhe me dy personazhe, njëri nga të cilët është totalisht atipik, si i programuar për kohën e instagramit dhe facebook-ut, kurse tjetri është prerja klasike e politikanit të viteve 80-të.
6 Prill 2021, 18:21 -
Opinion
Hipokrizia me 'Oligarkët', kanë paguar dhe njëherë si përherë
Nuk është ende në video të bërë publike, por ka shumë dëshmitarë. Nuk ka gjurmë dokumentesh, por ka peshë provash. Bëhet fjalë për një situatë të ndërlikuar që nuk është financiare edhe pse bëhet fjalë për paratë. Për shumë e shumë para. Së paku për katër vjet, që kur ka hyrë në fjalorin e shqipes kjo fjalë e huazuar, “oligarkët” kanë qenë një nga kryetemat e ndeshjes politike në vend.
3 Prill 2021, 14:38 -
Opinion
Truku i Ramës me Damianin, si kurth për hierarkinë në lista
Pakkush e kuptoi se çfarë do të ndodhte kur ngriti dorën të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor vitin e shkuar. Socialistët duartrokitën trukun e Ramës dhe Damianit sepse tek mungesa e koalicioneve panë shans për rikonfirmimin e vetmisë së tyre në pushtet për herë të tretë. Opozita, sipas refleksit të opozitave, që vrapon t’i thotë plaç cilësdo teshtime pushteti, akuzoi se përkundër premtimit, listat mbetën sërish të mbyllura. Por asnjëra palë dhe as pala tjetër, nuk kuptuan se kurthi tashmë ishte ngrehur: Kodi do t’i vinte në rradhë që të peshohen sipas votës që marrin individualisht
26 Mars 2021, 18:25 -
Lulzim Basha, viktima perfekte e dhunës që do të cënojë zgjedhjet
Do të bëhet edhe më keq! Do të ketë edhe më shumë ankth e tmerr në fushatën elektorale, më shumë ndeshje dhe më pak dialog, më shumë muskuj e më pak mend, më shumë klithma dhe më pak argument. Skenat e dhunshme në selinë e FRD-së, nuk ishin as betejë për demokracinë që cungohej duke cënuar një grupim periferik politik dhe as betejë për rikthimin e ligjshmërisë duke rimarë bashkia godinën.
15 Mars 2021, 15:08 -
Gjithë kuajt që tërheqin karrocën drejt pushtetit
Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielës do të ketë një ide pak a shumë të qartë se çfarë qeverisjeje do të ketë Shqipëria për katër vjetët e ardhshëm. Kush do të jetë kryeministri, cilët do të jenë fituesit, cilët humbësit dhe përgjithësisht, do të kuptohet se cili do të jetë në vija të përgjithshme fati i çdo shqiptari; ngjyra e qeverisjes ndikon për mirë apo për keq në fatin e çdo individi në Shqipëri, qoftë ky lojtar në fushë, qoftë bari në mal, qoftë i varfër që ëndërron pasurinë dhe qoftë i pasur që ka harruar kohën e varfërisë së frikshme të diktaturës nën begatitë e papritur të pluralizmit
1 Shkurt 2021, 08:11 -
Kur të zë çatia e shkollës
Edhe për dosjet kosovare të krimeve të luftës, edhe për pasurinë e vënë gjatë dhe para se të hynte në politikë, edhe për akuzat e rënda financiare të drejtësisë shqiptare që u mbyllën me procedurë, edhe për 21 janarin, edhe për mënyrën e ngjitjes në bashkinë e Tiranës, edhe për humbjen e mbi 150 mijë votave në zgjedhje, qëkur ka drejtuar Partinë Demokratike si kryetar pas vitit 2013. Në të gjitha këto njolla të errëta me të cilat është e mbushur karriera e tij politike 15 vjeçare, Basha preferon rregullisht të heshtë, duke u mjaftuar të bëjë sikur dëgjon.
15 Janar 2021, 14:12 -
Magjia e pushtetit, shndërron në princ cilëndo bretkosë
Shpesh duket sikur Lulzim Bashës i bien të gjithë në qafë. Kur sillet qetë, thonë se fle gjumë. Kur është i dhunshëm në rrugë, e quajnë kopje të keqe të një origjinali të lig si Berisha. Kur bën politikë në institucione, e nxisin të dalë jashtë, kur del jashtë, ja numërojnë si gafë.
27 Dhjetor 2020, 16:35 -
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët
Natën, një qiri është më i shndritshëm sesa dielli! Kjo zbulesë e Sting-ut britanik të The Police, kur këndon për një “Englishman in New York”, nuk ka të bëjë as me policinë e Tiranës dhe as me protestat në Tiranë. Por do të ishte mirë të dëgjohej edhe në javën e luftës me semaforët në kryeqytet kur munguan qirinjtë.
20 Dhjetor 2020, 15:34 -
Kur Ilda e bukur flirton me Montanelin e shenjtë
Indro Montaneli dhe Dileta Leotta, përveçse dy italianë të famshëm përtej Adriatikut, kanë ushtruar në kohë të ndryshme dhe në mënyra tejet të ndryshme, të njëjtën zeje që lidhet me fjalën që informon: profesionin e gazetarisë. Muç Nano dhe Ilda Bejleri janë dy shqiptarë të njohur, autorë të një sherri të njohur kësaj ane të Adriatikut, përballë Italisë, që mbajnë të njëjtin emërtim “borderoje”: gazetarë.
9 Dhjetor 2020, 16:55 -
Kuajt që tërheqin karrot elektorale dhe pandemia si shkop në rrota
Në trekëndëshin PS-PD e Presidencë – duke nënkuptuar LSI-në me zyrën e kreut të shtetit – siç tentohet të vizatohet skena e ardhshme politike, ka një rëndësi të posaçme marrëdhënia mes individëve që i përfaqësojnë ato.
27 Nëntor 2020, 14:17 -
'Dragi, moj srpski neprijatelj' I dashur armiku im serb, vasal i Tiranës, shitur tek Prishtina
Në Beograd, ish-kryeministri serb e quan argat të Tiranës kryeministrit aktual dhe mallkon me logori siç bënin gratë me bir të vrarë në Eposin e Kreshnikëve: “Mos të qeshtë buza, tradhëtar i kombit!”
10 Nëntor 2020, 18:08 -
Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës
Ka një keqkuptim të jashtëzakonshëm nga opozita shqiptare në ngutin e saj drejt të përpjetës së pushtetit. Edhe opozita e djeshme socialiste kishte konsumuar të njëjtin keqkuptim, sipas të cilit, beteja politike e katër vjetëve, është si luftrat në mesjetë: fiton ushtria që vret komandantin e ushtrisë rivale.
18 Shtator 2020, 15:44 -
Nëse ëngjëjt do të ekzistonin, do të vishnin bluza të bardha dhe do të ishin mjekë në profesion
…sepse mund të vijë një ditë që do të ketë mure, por jo spitale; një ditë kur mund të kenë aparatura, por jo specialistë për t’i përdorur; e njëjta ditë kur mund të ketë shiringa, por jo infermierë për të bërë injeksionet. …sepse mund të vijë një ditë që Shqipëria të bëhet më e madhe jo duke u bashkuar, por duke u ndarë nga shqiptarët që ikin prej saj. Dy alarme serioze, të përsëritura vit mbas viti, këtë gusht të ngushtuar nga pandemia, patën shumë më tepër vemendje mediatike se më parë.
28 Gusht 2020, 18:04 -
Kur thotë Berisha: 'Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!'
Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që e quajnë gjeni, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë djall. Fjalimi do të ishte aq drithërues sa edhe Sali Berisha që ka tre dekada që i hedh fjalë erës, do t’i thotë Erlës: “I lig është pafund, ky është një fjalim gjeniu djallëzor”.
11 Korrik 2020, 16:45