-
Opinion
Vangjeli: SHBA është me shqiptarët, jo me ‘larushët’ provincialë
Deklarimi i ambasadores Kim bëri shumë bujë për mënyrën sesi u artikulua dhe gjetjen e jashtëzakonshme për të përcjellë mesazhin. Paralelja me një nga sloganet më të famshëm të komunizmit ishte kujtesë për atë që mund t’i ndodhë partisë së parë antikomuniste në vend. Eshtë mënyra për ta ftuar atë për të zgjedhur mes Shteteve të Bashkuara dhe zotit Berisha, mes të nesërmes që jep shpresë dhe të djeshmes që duhet të përfundojë, mes marrëdhënies jetike me aleatin strategjik dhe izolicianizmit.
3 Gusht 2021, 15:23 -
Opinion
Kurbani në Astir, gjithë mashtrimet për rrugën drejt Tiranës
Jeta e polices Ina Nuka ka ndryshuar shumë që prej nëntorit të 2018-ës. Sot emri i saj i thotë pak kujtesës së shkurtër të Tiranës, por klithmat e vajzës kur një kapsollë luftarake i dëmtoi gishtat e dorës në protestë, vazhdojnë të jetë ulërima pa jehonë që akuzon shumëkënd. Ina u plagos bashkë me protestues të tjerë dhe kolegë të saj në përplasjet e dhunshme të banorëve të Astirit dhe opozitës me policinë, në një nga ngjarjet më absurde që ka prodhuar tranzicioni absurd, qesharak e kriminal shqiptar.
29 Korrik 2021, 15:37 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Rama duhet të gjejë 'besnikët' e dobishëm, disa nga njerëzit e tij i ndezën qiri djallit
Jo për humor, por për seriozitet, jo si fotografi teorike, por si domosdoshmëri e shprehur në praktikë, termi “besnik” për anëtarët e kabinetit është i tepërt. Një ministër është i tillë në raport me kryeministrin edhe kur vendos të punojë kundër tij. Kundër në disa kuptime: kur punon keq apo kur ka një anxhendë personale. Dhe kjo është me shumë se e pamundur, aq më tepër në kushtet e Shqipërisë dhe përballë një kryeministri atipik si Rama, problemi i të cilit nuk është të gjejë “besnikë” për në kabinetin e tij, por që në mes të tyre të gjejë besnikët e dobishëm.
27 Korrik 2021, 19:19 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: 'Bereqet Versën' ose kur PD-ja i largohet pushtetit si marrëzia bibliotekës dhe engjëjt tundimit
Ajo çfarë po ndodh në partinë më të madhe të opozitës, që nga humbja traumatike e 25 prillit, është trishtuese. Fiks në momentin kur socialistët nuk kishin mbaruar dollitë me shampanjën e fitores së tyre, në PD lajmëruan nisjen e garës së re.
23 Korrik 2021, 20:48 -
Opinion
Vangjeli: 'Bereqet Versën' ose kur PD-ja i largohet pushtetit si marrëzia bibliotekës dhe engjëjt tundimit
Të zgjedhurit në Këshillin Kombëtar të PD-së kanë gjithë të drejtën të thonë: “Bereqet Versën”, meqenëse u zgjodhën! Të përjashtuarit, njëlloj si ata që ikin me vrap para se t’u shembet çatia mbi kokë, mund të thonë me të drejtë: “Bereqet Versën”, meqenëse nuk u zgjodhën!
21 Korrik 2021, 15:56 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Rama do qeverisë me të vetmin aleat në këtë manadat, drejtësinë
Rama është fitues individual i zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. ky mandat i tretë, i shenjuar më fort se kurrë nga emri, tiparet, portreti, epërsitë dhe mangësitë e një individi të vetëm, mund të quhet mandati i rikrijimit të tij dhe mandati që ka nevojë për rikrijimin e Ramës. Kryeministri është ndoshta njeriu i vetëm në Tiranë që ka kuptuar më parë se çdo kush tjetër faktin që në Tiranë do të afrohej herët a vonë një aktor tjetër në fushë, përtej atyre tradicionalëve, PS, PD, LSI e të tjerë më të vegjël. Dhe ky aktor është drejtësia.
20 Korrik 2021, 15:21 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: SPAK-u dhe frika, çift surprizë për ‘djemtë e këqinj’
Padurimi për të parë ekuacionin e ri me të panjohurën që po zbulohet pak nga pak me SPAK-un vjen nga pritshmëritë tmerrësisht të larta që ka publiku nga reforma në drejtësi dhe institucionet e reja, nga nevoja ulëritëse që ka vendi për të dhënë e marrë drejtësi edhe nëse përmbyset gjithë bota jonë e vogël dhe provinciale, nga arritja në pikën e trashjes maksimale të zullumit që ka nevojë të këputet, por dhe nga padija romantike për të kuptuar sesi funksionon sistemi.
17 Korrik 2021, 07:34 - Opinion
-
Opinion
Klimë e mirë për të shkruar ‘horoskopin’ e SPAK
Pritshmëritë nga SPAK, qoftë të optimistëve që pretendojnë çrrënjosjen totale të korrupsionit, qoftë të pesimistëve që janë të bindur se sa më shumë ndryshon aq më shumë është e njëjta gjë, nuk mund të kenë marrëdhënien e teshtimës me urimin “shëndet”! Eshtë e pamundur që sapo të gjykohet se është kryer krimi, të vijë ndëshkimi nga SPAK.
11 Korrik 2021, 12:59 -
Opinion
E ka rradhën frika e mëkatarëve
Vetëm naivët nuk e kuptojnë dhe vetëm të verbërit nuk shohin se Shqipëria po tenton ekuilibrin e ri mes pushteteve. Me drejtësinë inekzistente deri pak kohë më parë, në rastin më të mirë dhe kliente, në rastin më të keq, dy pushtetet e tjera, ekzekutivi dhe legjislativi kanë qenë të pakontrolluar, të paqortuar dhe të pandëshkuar.
6 Korrik 2021, 15:02 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Absurdi në asfalt vret edhe vetë vdekjen
Në një foto të pak kohëve më parë, ati shfaqet duke i dhuruar një trëndafil të bardhë bijës. Ndoshta në atë moment projektonte veten për në çastin kur ajo do të vishte fustanin e bardhë dhe ai do ta çonte në altar. Askush nuk mund të dijë se çfarë mendonin përpara kamerës babë e bijë sepse ata nuk mund t’i kthejnë më përgjigje askujt dhe askush nuk mund t’i pyesë më ata të dy. Nga mëngjezi i sotëm nuk është as bija dhe as ati. Nuk janë më as vajza tjetër dhe as nëna e saj. Një familje u shua fare papritur dhe pa asnjë paralajmërim.
25 Qershor 2021, 13:38 -
Politikë
Lorenc Vangjeli: Basha i aftë të humbasë edhe kur ishte e pamundur të mos fitonte
Gara nuk është e barabartë në asnjë nga detajet që e shoqërojnë. Mungesa e dorëheqjes së Bashës, për të hyrë në garë pa spaletat e kryetarit, as shton dhe as nuk pakëson gjë në pabarazinë e kandidatëve mes tyre. Nuk mund të shash ekuilibrin në peshoren e prishur që në fillim.
29 Maj 2021, 16:42 - Opinion
-
Opinion
Ilir Metën nuk e do më askush, por Ramës i intereson të rrijë në Presidencë
Skena plotësohej dhe zihej nga budallenj të pafundmë që çdo zhurmë zorrësh e quajnë krismë topi dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin as topat që shprazeshin pranë syzeve të tyre. Ata quanin luftë finale atë betejë taktike të radhës duke shtuar edhe më tej konfuzionin dhe paranojat.
18 Maj 2021, 14:39 - Opinion
-
Opinion
Basha duhet të ikë, por në PD nuk ka më të mirë se Lulzimi
Dasmat mund të bëhen dhe vetëm me dy vetë dhe me një daulle të vetme. Në funeral kërkohen njerëz. Kërkohen shumë njerëz që dhembja të jetë peshë që ndahet në shumë supe. Në funeral, dhëndër është loti dhe heshtja është nusja. Këto dy stacione të jetës njerëzore kujtoi fundi i fushatës elektorale mes gëzimit të “kampionëve” të rikurorëzuar socialistë dhe humbësve të përsëritur demokratë
28 Prill 2021, 14:18 -
Opinion
Fatkeqësia e votës shqiptare, hall për t’u zgjidhur dhe jo festë për të zgjedhur
Ka njerëz, të cilët shënjohen nga fati i keq që në lindje, pikërisht prej atyre që i kanë dhënë jetën. Gjergj Luca, biznesmeni kontravers i Rozafës, ka pasur fatkeqësinë e madhe që në çdo hap të vetin, t’i kujtonin të atin e madh. E krahasonin me Ndrekën nëse bënte diçka të gabuar për ta bërë shumëfish fajtor dhe i kujtonin Mimikën kur i relativizonin të mirën e mundshme që bënte.
24 Prill 2021, 12:45 - Opinion
-
Opinion
Të mjelësh dallëndyshet në ajër
Fati është më kapriçioz se gratë e bukura. Flora Ndreca, një nga ekspertet e AlbControlit, deri një javë më parë njihej vetëm nga pak vetë. Ata e shenjonin si një grua të realizuar, nënë e një fëmije të mitur dhe të punësuar në “fole dallëndyshesh”. Por për të brenda një jave, në këmbim të njohjes publike të saj, gjithçka u rrokullis me një shpejtësi të pabesueshme, në një thellësi të frikshme dhe me zgjidhje ende larg fundit. Një zgjidhje, e cila sido që të jetë, do të pasohet nga një rifillim që nuk do të jetë më kurrë si më parë.
11 Prill 2021, 13:46 -
Opinion
Çlirimtarët erdhën nga Stambolli
“Ne ndërtojmë aeroporte, ata mbyllin edhe aeroportin e vetëm që kemi tani. Në sjellim vaksina të shpëtojmë jetë njerëzore, ata infektojnë shqiptarët dhe na i lenë vaksinat rrugëve, ne jemi në partneritet me NATO-n që vjen të garantojë siguri në Shqipëri e rajon, ata ndalojnë ardhjen e trupave të saj në Rinas.
8 Prill 2021, 16:18