-
Lirimi i Dokles dhe Sulejmanit, Artur Metani nis inspektimet: Do shohim me kujdes çdo vendim gjykate 3 vitet e fundit
Inspektori i Lartë të Drejtësisë nis inspektimet për gjyqtarët dhe prokurorët në lidhje me trajtimin e kërkesave 'Lirim me Kusht' të dhëna për periudhën kohore nga 1 janari 2017 deri më 31 janar 2020. Kreu i ILD, Artur Metani nisi inspektimin pas lirimit me kusht të dy anëtarëve të 'Bandës së Durrësit' Endrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit.
17 Shkurt 2020, 18:11 -
Kreu i ILD: Mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët! Prioritet lirimet me kusht! Strukturë provizore për përballimin e fluksit
Në konferencën e parë për mediat si kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka bërë me dije se kanë mbërritur mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët dhe se për të përballuar këtë fluks është ngritur një strukturë provizore. Prioritet i tij do të jenë vendimet për lirimin e parakohshëm me kusht, ndonëse ka zgjedhur që të flasë me emra apo raste konkrete, pasi sipas Metanit më rëndësi ka fenomeni.
8 Shkurt 2020, 11:09