TIRANE-Gardës së Republikës së Shqipërisë i shtohet edhe një tjetër drejtues i ri i institucioneve të drejtësisë për ta mbrojtur. Bëhet fjalë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani që u zgjodh në krye të këtij institucioni pak javë më parë nga Kuvendi.

Në vendimin e publikuar sot në Fletoren Zyrtare theksohet se Garda duhet të ruajë dhe të  mbrojë  me  truprojë  me  oficer  dhe  nënoficer Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës  së  Shqipërisë.

Me një vendim të 2017 të miratuar nga qeveria, Garda e Republikës ka në ruajtje të gjithë drejtuesit dhe godinat e institucioneve të reja të drejtësisë.