-
Dosja 21 janari, familjarët e viktimave padi të re në SPAK: Berisha, Basha dhe Prendi vranë 4 protestues në Bulevard! Çështjen ta tërheqë SPAK
Një padi e re i është drejtuar SPAK-ut për 4 vrasjet e 21 janarit 2011. Kësaj here janë familjarët e viktimave ata që akuzojnë Sali Berishës, Lulzim Bashën, Andrea Prendin dhe Agim Llupon urdhërues dhe autorë të tragjedisë
16 Shkurt 2023, 09:27 -
Alba Malltezi: Katër të vrarët e 21 janarit 2011 i përgjigjen sot Sali Berishës
Katër trupat e të vrarëve me 21 janar 2011 flasin qartë. Ata nuk mund të ishin puçistët që sot vazhdon të shpikë para gjithë shqiptarëve Sali Berisha. Ata nuk sulmuan as godinën e Kryeministrisë, e jo më Sali Berishën. Ja si flasin trupat e tyre, që nga aty ku ranë.
23 Janar 2023, 13:09 -
Pse SPAK duhet të marrë në dorë 21 Janarin! 7 aktet inkriminuese të Berishës për mbulimin e vrasjeve, zhdukjen e provave dhe pengimin e drejtësisë
Të gjithë veprimet inkriminuese që nuk janë shqyrtuar deri më sot nga drejtësia, nga zhdukja e pamjeve filmike, manipulimi i armëve të krimit, bllokimi i urdhër-arresteve deri tek ndërhyrja tek kryeprokurorja
21 Janar 2023, 18:53 -
Ana Veizi po rritet nën sytë tanë dhe rastësisht ka pamjen e Drejtësisë
Në të njëjtën kohë që Ziver Veizi rrëzohej nga plumbat e Gardës para kangjellave të kryeministrisë, në të njëjtin moment ngrihej mbi të një dritë e së vërtetës që qëndron sot në mendjet eshqiptarëve që kërkojnë Drejtësi dhe në sytë e Anës.
21 Janar 2023, 17:09 -
11 vite pa drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre, vajza e Ziver Veizit me lot në sy: Kam mall për babanë! Xhaxhai i Aleks Nikës: Hetimi është i dobët
Me dhimbje dhe mall për familjarët e humbur dhe dëshpërim që drejtësia po vepron kaq ngadalë për të zbardhur çështjet e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. 11 vite më pas, familjarët vijojnë t'i përkujtojnë me karafila në duar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku jeta e tyre u shua, duke lënë pas familjet e tyre.
21 Janar 2022, 10:54 -
11 vite nga vrasja e 4 protestuesve më '21 Janar', ende s'ka drejtësi! Prokuroria kërkon riekspertim nga ekspertë italianë për plumbin që vrau Aleks Nikën! Qeveria dhe familjarët homazhe në bulevard
Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues Aleks Nika, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën për të cilët ende nuk ka asnjë drejtësi. Protesta u zhvillur nga opozita, askohe PS kundër qeverisjes së PD. Prokuroria kërkon riekspertim për plumbin që vrau Aleks Nikën, ndërsa po verifkon edhe deklaratat fundit të bëra nga Basha dhe Berisha, që ia hedhin përgjegjësinë njëri tjetrin për këtë ngjarje të rëndë.
21 Janar 2022, 07:32 -
'21 janari', Meçe: Skenaret e Berishës! Klosi: Po të mos ishte shpërndarë turma, do kishim më shumë të vrarë! Ish-kryeministri donte ta bënte të qartë se ishte i zoti i këtij vendi
Sot mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona të pafajshëm u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha.
21 Janar 2021, 23:06 -
Skeda/ Kronologjia e krimit të 21 janarit minutë pas minute, si u vranë Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj
Kur protestuesit po shpërndaheshin dhe policia ishte çorientuar për shkak të gazit lotsjellës, gardistët nisën të qëllonin tek e tek mbi protestuesit. Njerëz të pafajshëm binin përtokë nga plumbat, lëvizje në panik dhe britmat ‘na vranë’. Panorama e një krimi të pandëshkuar
21 Janar 2021, 17:19 -
Ekskluzive/ 'Riekspertim predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës', 7 kërkesat e Policisë Tiranë për Prokurorinë për rihapjen e hetimeve për '21 janarin'
Nga cila armë doli predha që i mori jetën Aleksa Nikës, kush ishte këndi i qitjes, ripyetja e pjesëmarrësve në tubimin e 21 Janarit 2011, këqyrja e pamjeve filmike janë disa veprime hetimore që mund të rihapin këtë dosje. Report Tv zbardh ekskluzivisht kërkesën e policisë me 7 pika dorëzuar në prokurori.
21 Janar 2021, 12:36 -
10 vite pas, shpallen 'Dëshmorë të Atdheut' 4 protestuesit e vrarë! Rama: Parlamenti s'bën gjyqe, të veprojë drejtësia
Në 10 vjetorin e 21 janarit ku 4 protestues u vranë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kryeministri Rama i shpalli ata "Dëshmorë të Atdheut" ndërsa tha se drejtësia për këtë ngjarje nuk është vënë në vend. Një ditë më parë policia e Tiranës i kërkoi prokurorisë të hapë dosjen e 21 janarit me një kërkesë specifike për vrasjen e Aleks Nikës, mbetur pa autor.
21 Janar 2021, 10:26 -
30 alibitë e Sali Berishës për 21 janarin që sfidojnë SPAK, nga manipulimi i vrasjeve tek pranimi i krimit, ja si i ndryshoi versionet sipas rrethanave
Të gjitha qëndrimet kontradiktore të Sali Berishës që e implikojnë në urdhërimin e vrasjeve të 21 Janarit, zhdukjen e pamjeve filmike, pengimin e hetimeve të prokurorisë, manipulimin e provave të krimi, koordinimin e dëshmive të rreme deri tek sajimi i puçit.
21 Janar 2021, 09:13 -
10 vjet nga 21 Janari/ Policia e Tiranës kërkon rihapjen e dosjes! 11 gjyqtarët që shpallën vrasjen e protestuesve si pakujdesi, ku kanë përfunduar sot
Ambasada Amerikane deklaroi se ishte tronditur nga vendimi i shkallës së parë që shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, pas presionit ndërkombëtar Apeli pranoi vrasjet por i shpalli si pakujdesi, Gjykata e Lartë konfirmoi si të drejtë vendimin e Apelit, 7 nga 11 gjyqtarët u ‘dogjën’ nga Vetingu, 4 nuk janë përballur ende.
21 Janar 2021, 08:12 -
10 vjet nga 21 Janari/11 gjyqtarët që shpallën vrasjen e protestuesve si pakujdesi, përplasjet me SHBA-të dhe ku kanë përfunduar sot
Ambasada Amerikane deklaroi se ishte tronditur nga vendimi i shkallës së parë që shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, pas presionit ndërkombëtar Apeli pranoi vrasjet por i shpalli si pakujdesi, Gjykata e Lartë konfirmoi si të drejtë vendimin e Apelit, 7 nga 11 gjyqtarët u ‘dogjën’ nga Vetingu, 4 nuk janë përballur ende.
20 Janar 2021, 16:26