-
Festat e fundvitit, kreu i Tur-Operatorëve në Report Tv: Tirana ishte destinacion për turistë nga Spanja, Italia e Holanda! Fluksi këtë dimër, më i lartë se vjet
Kreu i shoqatës së tur-operatorëve Besnik Vathi, komentoi në Report Tv disa nga karakteristikat turistike të fundvitit që lamë pas.
6 Janar, 14:11 -
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
Në pikat e kalimit kufitar në verilindje e juglindje te vendit është shtuar fluksi, pasi emigrantët po largohet pas festive drejt vendeve europiane. Në Morinë gjejmë përpos udhëtarëve dhe krushqit që marrin nusen në Shqipëri, duke përdorur simbole patriotike.Një atmosferë tejet e veçantë, në ditën e 3-të të Vitit të Ri.
3 Janar, 14:24 -
Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare
Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shndërruar kryeqytetin shqiptar në një pikë referimi globale për festimet e fundvitit.
2 Janar, 18:53 -
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
Pushimet e dimrit për festa, shtojnë edhe vjedhjet në banesa por edhe të qytetarëve që dalin në sheshe për të shijuar atmosferën festive. Policia ka shtuar forcat në terren dhe sugjeron që qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit, të vendosin sisteme alarmi dhe të shmangin reklamimin në rrjete sociale, pasi do të shërbente si njoftim për hajdutët potencial. Banesat vijojnë të thyhen në format më klasike: 'arma' kryesore është kaçavida.
1 Janar, 15:50 -
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcjellë urimin e Vitit të Ri 2025 nga Parku Eden, instalacioni prej druri, i ndërtuar brenda kryeministrisë dhe që tashmë duket se ka përfunduar.
31 Dhjetor 2024, 19:53 -
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
Në prag të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për një vit sa më të mbarë, me shëndet të mirë e gëzime në çdo familje. Mesazhi në Facebook: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, këtë vit dhe disa vite pas tij, do e ngjisim në majë! Shëndet, mbarësi dhe gëzim në familjet tuaja
31 Dhjetor 2024, 19:15 -
Mbledhja e qeverisë, shpërblim 10 mijë lekë për festat e fundvitit për punonjësit e policisë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se çdo punonjës i Policisë së Shtetit në rol zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh, si pjesë të kategorisë së punonjësve që shpërblehen për festat e fundvitit.
30 Dhjetor 2024, 18:49 -
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit përmes një videomesazhi. Veliaj: Ky vit ka qenë sfidues për shumë prej nesh. Por, ashtu siç dimri sjell ftohtësinë e vet, ai na kujton gjithashtu se pas çdo stuhie dhe çdo rrebeshi, ka gjithmonë një mëngjes të ri.
29 Dhjetor 2024, 18:20 -
Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)
Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aleatët e tyre të PD-së, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i ‘thurur lavde’ kryetarit të tyre që ndodhet në paraburgim prej 21 Tetorit
29 Dhjetor 2024, 17:20 -
Festat e fundvitit/ Fluks hyrjesh drejt Shqipërisë dhe Kosovës në Morinë! Punohet me 8 sportele
Këto ditë të fundvitit pika e kalimit kufitarë në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizje. Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë shtetas. Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9573 shtetas me 3719 automjete. Ndërsa në dalje 15495 shtetas me 4787 automjete.
28 Dhjetor 2024, 16:26