-
Vetëflijimet tek 'Shefqet Ndroqi', policia-spitalit: Dritaret të bëhen me kangjella
Vendosja e kangjellave mbrojtëse tek sanatoriumi shihet nga policia dhe hetuesit si një masë parandaluese e vetëvrasjeve të pacientëve. Në pak javë tre pacientë me covid-19 janë vetëflijuar duke u hedhur nga katet e larta të këtij spitali, ndërsa hetimet për këto ngjarje janë të hapura. ReportTv mëson se një shkresë e tillë për vendosje kangjellash do t'i dërgohet spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
2 Nëntor 2020, 20:12 -
Vetëflijimi i nënë dhe bijë për ringjallje/ Përcillen drejt banesës së fundit në Përmet, ku prehet dhe kryefamiljari
Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u përcollën ditën e sotme në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili edhe ai vrau veten duke u hedhur nga pallati.
4 Korrik 2020, 08:37 -
Lanë ushqimin, vetëflijohen për ringjallje nënë e bijë, dëshmia e motrës nga spitali: Anisa 15 muaj e vdekur në banesë! Babai u vetëvra 6 vjet më parë
Detaje të reja tronditëse, edhe pse ende kontradiktore, kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër është në spital. 56-vjeçarja Zhaneta dhe dy vajzat me origjinë nga Përmeti u zhvendosën në Tiranë pas vdekjes së kryefamiljarit, Llukan Josifi, i cili u hodh nga pallati 6 vite më parë.
3 Korrik 2020, 08:20 -
Tiranë, nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë, në gjendje të rëndë vajza tjetër! Dyshohet se janë vetëflijuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (2 korrik) në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja është raportuar në polici nga vëllai i 56-vjeçares, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.
2 Korrik 2020, 20:26