Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u përcollën ditën e sotme në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili edhe ai vrau veten duke u hedhur nga pallati. Të afërmit e saj, kanë përcjellë Zhanetën dhe Anisën në banesën e fundit, ku mbi arkivolin e 30-vjeçres Anisa ishte vendosur dhe një vello nuserie. Në një kohë kur të gjithë prisnin që ta pëecillni të rënë nuse, ata e përcollën atë në banesën e fundit.

Historia e kësaj familje ka tronditur mbarë opinionin publik në lidhje me detajet e shokuese të vjedhjes së tyre. Anisa Josifi sipas motrës së saj Blerta, 34 vjeç, kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe se familja po priste ringjalljen e saj, ndërsa nuk dieht ende se preja sa kohësh qëndronte e vdekur e ëma.

Blerta Josifi u gjet në gjendje të rëndë në banesën, ku ndodhshin dhe dy trupave të pajetë. Ajo u dërgua thuajse në gjendje kome në spital për shkak të kequshqyerjes, por mundi të mbijetonte.

Ngjarja e rëndë u zbulua dy ditë më parë në Kombinat, ku Zhaneta së bashku me dy vajzat e saj besonin tek ringjallja dhe prandaj u vetëflijuan. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Anisa Josifi mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.

Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre, mbrëmjen e enjtes rreth orës 19:30, ndërsa policia u njoftua nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.