-
Të zhdukurit në diktaturë, Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me AIDSSH! Nano: Do hetojmë krimet kundër njerëzimit në komunizëm
Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkërendimi i veprimtarisë së dy institucioneve për të garantuar proces të rregullt ligjor të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit, duke marrë parasysh që krimi i zhdukjes me forcë është krim kundër njerëzimit.
3 Shkurt 2022, 16:19 -
Relacioni i Rexhep Kollit për ‘Thikat’ e ambasadave, Tiranë 1980, dosja sekrete: Shoku Elham i’a hodhi fajin hetuesit Sokol Koleka për akt-ekspertimin e ‘armëve të ftohta’
Një dosje voluminoze me siglën “sekret” e cila i përket viteve 1980-1982 dhe bën fjalë për ngjarjen e bujshme, të çarjes së gomave të disa prej automjeteve të trupit të huaj diplomatik, të akredituara në Tiranë, ku pas shqetësimit të madh të Enver Hoxhës dhe telefonatës së tij, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu.
3 Shkurt 2022, 08:45 -
Dosja e bujshme e ‘Thikave’ me ambasadat, solli ‘ftohjen’ e Enverit me Mehmetin
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), që janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “sekret” e cila i përket viteve 1980-1982 dhe bën fjalë për ngjarjen e bujshme, të çarjes së gomave të disa prej automjeteve të trupit të huaj diplomatik, të akredituara në Tiranë
1 Shkurt 2022, 00:45 -
Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82! Raporti sekret i Sigurimit: Vitali Paska dhe Zhak Jumba me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk
Raporti për anëtarin e Byrosë Politike dhe sekretarin e Komitetit Qendror të PPSh-së, Simon Stefani, (që mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), i hartuar nga Pëllumb Kapo, (funksionarë i lartë në aparatin e Komitetit Qendror për organet e Sigurimit të Shtetit), i cili e hidhte poshtë studimin e firmosur nga Hekuran Isai, duke e konsideruar atë dokument, thjesht si ‘konkluzione të punës së Hetuesisë’ dhe i tërhiqte vërejtje zëvendës Kryetarit të Hetuesisë, Qemal Lame, për punë të dobët, etj!
25 Janar 2022, 08:44 -
Dokumenti 'tepër sekret', si përgjohej ish- i dënuari politik që u lidh me lëvizjen anti-komuniste: Të nxirren të gjitha lidhjet shoqërore, elementi anti-parti...
Është publikuar një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës.
13 Janar 2022, 07:53 -
'Megjithëse iu kërkua që të ndihmonte Partinë dhe të hidhte dritë në këtë lëmsh agjenturor, ai…', publikohen dokumentet e panjohur për 40 vite, si akuzohej ish-ministri
Janë publikuar disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat kanë qenë të panjohura për 40 vite me radhë dhe shohin për herë të parë dritën e botimit, ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale sekrete e dokumente.
31 Dhjetor 2021, 08:22 -
Jeta sekrete e Enver Hoxhës, zbulohet puna si kamerier dhe orator në varrime
Enver Hoxha kthehet në Shqipëri. Pas dështimit të studimeve në Francë dhe Belgjikë dhe heqjes nga puna si kancelar në legatën shqiptare në Bruksel, i riu Hoxha nis “karrierën” e re në vend: Atë të oratorit nëpër varrime, kryesisht të patriotëve.
10 Dhjetor 2021, 14:37 -
Bota
Dështimi i komunizmit: Leksioni mbi vlerën e kapitalizmit, të cilin Lenini e mësoi shumë vonë
Në muajt shkurt dhe mars 1921, punëtorët flakën tej mjetet e tyre të punës, dhe hynë në grevë në të gjithë Rusinë. Një nga qendrat e kësaj proteste ishte Petrogradi. Njësitë speciale të ÇEKA-s hapën zjarr ndaj punëtorëve demonstrues. Në mesin e bolshevikëve shpërtheu paniku, ndërsa punëtorët dhe ushtarët u vëllazëruan midis tyre.
1 Dhjetor 2021, 13:13 -
Bota
Nga Nikaragua në Kinë, ja si autokratët i kanë tradhtuar 'premtimet' e revolucionit
A përfundojnë revolucionet gjithmonë me tradhti? Qytetarët sudanezë janë vetëm të fundit në radhë që kanë parë një “agim demokratik” të zhduket nga forcat reaksionare. Në fakt kjo është një histori shekullore. Napoleoni e përmbysi Revolucionin Francez, duke imponuar një perandori ku liria mbretëroi vetëm për pak kohë.
26 Nëntor 2021, 14:31 - Politikë
-
Dosje
E vërteta e arratisjes në qershor ’57 e ish-ministrit pa portofol: Kur mbërritën në zonën kufitare të fshatit Lin të Pogradecit gjoja për inspektim të minierave, u nis drejt Jugosllavisë
Familjarët e Panajot Plakut kanë dëshmuar për autorin e këtij shkrimi, duke u shprehur: “Pasi iku nga shtëpia me makinën dhe shoferin e tij, Panajoti udhëtoi për në rrethin e Pogradecit dhe diku afër Qafë–Thanës, ai u nis në drejtim të kufirit shtetëror me Jugosllavinë.
10 Nëntor 2021, 08:25 -
Dosje
Letra për Hrushovin: Ashtu siç likuiduan vëllanë tim, Enveri, Mehmeti dhe Hysniu, do të më eliminonin edhe mua
Ndjekja e Panajaot Plakut nga ana e Sigurimit të Shtetit kishte filluar që kur ai ishte ushtarak me gradën e gjeneral-majorit dhe pikërisht në atë kohë atij nuk i’u lejua që të merrte si shoqërues një djalë të ri me origjinë nga Devolli i rrethit të Korçës, të cilin ai e kishte njeri shumë të besuar, por shoqëruesin e tij i’a caktuan ata të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit pranë organeve të ministrisë së Punëve të Brendshme.
9 Nëntor 2021, 09:30 -
Dosje
Historia e panjohur e ministrit që denoncoi krimet e Enverit: Shoku Hrushov, u detyrova të arratisem dhe të vendosem në Beograd
Misteri i vdekjes së Panajot Plakut në vitin 1966 në hotelin ku banonte në Beograd, çfarë shkruante ai në kujtimet e tij për Enver Hoxhën dhe udhëheqjen e lartë të PPSH-së të cilat u botuan menjëherë pas vdekjes së tij në Beograd në librin me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”, libër që më pas u botua në Prishtinë në vitin 197
6 Nëntor 2021, 07:44 -
Dosje
Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës: Bullgaren nuk e ndihmuan dot as ‘dashuria’ e Shvarcit dhe e imja, e as lidhja fisnore e të shoqit me Spiro Kolekën
Memorie.al publikon kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova, i cili pasi u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në vitin 1966 u emërua gazetar në Radio-Tirana në Drejtorinë e Jashtme të saj, ku punoi deri në vitin 1975, kur ai u emërua si gazetar dhe shef i redaksisë së jashtme në gazetën ‘Zëri i popullit’, organ i Komitetit Qendror të PPSH-së.
4 Nëntor 2021, 07:56 -
Dosje
Rrëfimi i Sofikës, gruas së Koçi Xoxes, për arrestimin e tij: Kur ai shkoi për tek shtëpia e Bedri Spahiut, i vetëm dhe pa roje, ne e kuptuam se nuk do kthehej
Pjesëmarrja e Koçi Xoxes në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë në nëntorin e ’41-it, (ku ai shkoi një ditë me vonesë, për shkak se u mor me organizimin e demonstratës së 7 nëntorit të atij viti në qytetin e Korçës ku mbeti i vrarë i riu komunist, Koci Bako), ku për kontributin e madh në lëvizjen komuniste, u zgjodh në mungesë, si antar i Komitetit Qendror provizor, e më pas si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
3 Nëntor 2021, 07:30 -
Dosje
Vdekja e xhelatit Aranit Çela zgjon nostalgjikët...prokurori i komunizmit që firmosi qindra dënime me vdekje, por s'kërkoi kurrë falje
Vdekja e prokurorit famëkeq të komunizmit Aranit Çela zgjoi në rrjetet sociale nostalgjikët e regjimit hoxhist, një ofendim i pafalshëm për viktimat e vrarë me firmën e tij. Jo pak por 650 procese politike, shumica dënime me vdekje mbajnë vulën e Çelës i cili nuk kërkoi kurrë falje për krime, por jetoi i patrazuar në mes të Tiranës.
22 Tetor 2021, 20:17 -
Dosje
'Si shpëtoi nga arrestimi, shoku im, pasi në mitingun e Fiqret Shehut, bërtiti: Rroftë Duçja…', publikohen kujtimet të gazetarit të Radio-Tiranës
Janë publikuar kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova.
22 Tetor 2021, 07:46 -
Kronikë
Ndërron jetë Kryeprokurori famëkeq i komunizmit, mori pjesë në 650 procese politike, dënoi qindra shqiptarë
Aranit Çela, kryeprokurori famëkeq i komunizmit, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Aranit Çela, i njohur si 'xhelati' i komunizmit vdiq në moshën 98-vjeçare. Çela mori pjesë në 650 procese politike si hetues, prokuror dhe gjyqtar duke çuar drejt pushkatimin shumë shqiptarë.
21 Tetor 2021, 16:38 -
Dosje
Historia tragjike e grave të huaja në Shqipërinë komuniste/Dëshmitë e panjohura: Nada dhe Mica, dy ‘spiunet’ jugosllave që vuajtën nga 15 vite në burgje
Memorie.al publikon historinë e panjohur të ruses Taisa Batkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija e tretë e një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetim që në moshë fare të vogël, pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tula-s, ku ai punonte si minator, (pak kohë pasi i kishte shpëtuar arrestimit, i akuzuar për “mbështetje të armiqve të popullit”) dhe ajo u rrit me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi qyteti i tyre vazhdonte të ishte nën bombardimin e forcave gjermane, që kishin arritur deri në afërsi të Kurskut.
9 Tetor 2021, 08:33