-
Enigmat e koalicionit 'fantazëm' PD-LSI, një krahasim me paktet e 2009 dhe 2013
Aleanca ndërmjet Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nuk është politike dhe as elektorale. Kjo pasi, të dy formacionet nuk kandidojnë si njësi zgjedhore: implantimi i sloganit politik në momentin e fundit i ngjan një zombi elektoral ku artificialisht “Shqipërisë që Fiton” i është shtuar një shtëpi, ashtu si Frankenshtajnit ju shtuan organet e një njeriu të vdekur.
2 Mars 2021, 18:19 -
Mazniku padit Berishën për shpifje: Nuk marr asnjë pagë e nuk jam në ato bordero! Saliu mashtron si gjithmonë
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. Në padinë drejtuar gjykatës, Mazniku kërkon detyrimin e palës së paditur Sali Berisha që të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese duke publikuar në platformën "Facebook" dhe mediat kryesore në vend.
1 Mars 2021, 19:26 -
Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)
Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.
1 Mars 2021, 13:12 -
Vilat që fitojnë
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur ditën e sotme një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit paszgjedhor, pasi në zgjedhje kanë hyrë të ndarë në dy lista. Ajo që është tanimë e qartë është se PD dhe LSI nuk kanë hyrë në një listë të përbashkët pasi secila prej tyre do të dobësojë tjetrën që nëse fitojnë, t’i vënë njëra tjetrës kufinj. Thënë ndryshe, brenda kësaj marrëdhënie nuk ka asgjë morale, por vetëm pragmatizëm për të kapur sa më shumë pushtet, gjithmonë nëse arrijnë të marrin më shumë se 70 mandate.
1 Mars 2021, 12:37 -
Konglomerati opozitar, një bashkim për shkalafitjen e Shqipërisë!
Në zgjedhjet e 25 prillit Lulzim Basha po përpiqet që t’ia shesë opinionit publik se ka një opozitë të bashkuar rreth partisë së tij. Opozita do të ishte e bashkuar kur të kishte një listë unike kandidatësh dhe një program të vetin i cili të harmonizonte të gjitha rrymat që e përbëjnë opozitën e bashkuar. Deri tani kemi daljet në publik të Lulzim Bashës që paraqiste të ashtuquajturin “program ekonomik” si një ofertë që u jepej shqiptarëve.
1 Mars 2021, 11:22 -
Kalvari 30-vjeçar i Kavajës me lidhjen ‘shpirtërore’ me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën
Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë. Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.
1 Mars 2021, 10:27 -
Pse Berisha po teston ‘poshtërimin’ e PD?
Sali Berisha ka guximin të poshtërojë PD-në dhe të thotë do të njoftoj kryetarin formal se kur dhe ku do kandidoj. Frika që ai ndjen në horizont nga hetimet e SPAK për dhëndrin e tij, që përveçse një grabitës prone është dhe një gjobëvënës i fisit të tij në emër të pushtetit të Berishës, e bëjnë të domosdoshme për të, ruajtjen e autoritetit në PD dhe siguria që do ta ketë PD-në, një repart të gatshëm për ta mbrojtur politikisht.
28 Shkurt 2021, 19:20 -
LSI nën trysninë e PS-PD, votat e Metës drejt partive të mëdha
Sondazhet paraprake parashikuese të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nxorën në pah elementët që tregojnë luhatje të shifrave të tre partive kryesore në vend. Sipas tyre, Partia Demokratike ka shënuar rritje, Partia Socialiste ka qëndrueshmëri, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie drastike.
28 Shkurt 2021, 13:02 -
Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen
Investigimi i Report TV tregon një sistem qeverisjeje të sëmurë, që Sali Berisha nisi të aplikojë që në 1992 dhe që tani, Lulzim Basha, që vazhdon të jetë nën kontrollin e tij, është i gatshëm të replikojë me të njëjtët njerëz. Ja kush janë.
26 Shkurt 2021, 15:26 -
Rama: Është 4-fishuar numri i bizneseve pritëse në Berat! Basha, kukulla e shtëpisë në duart e gogolit Berisha! Ka në CV tramvajin Tiranë-Kamëz (VIDEO)
Nga Kalaja e Beratit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e PD Lulzim Basha një kukull në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa këtë të fundit e quan gogolin që nuk ka ikur ende nga shtëpia. Ndërkaq u ndal në rëndësinë që kanë pasur për qeverinë e tij, investimi te infrastruktura e qyteteve.
26 Shkurt 2021, 13:42 -
Shuplaka e Bamir Topit!
Lajmi që qarkulloi në media se partia “Fryma e Re Demokratike” po lidhte koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, habiti jo pak njerëz. Kjo për faktin se deri ditën kur përfundonte depozitimi në KQZ i koalicioneve, askund nuk kishte dalë në skenë emri i FRD-së. Edhe në takimet që lidershipi demokrat po bënte aktivisht me partitë e tjera gjatë javëve të fundit, kjo parti nuk diskutohej në planet e koalicionit.
26 Shkurt 2021, 10:22 -
SHËNIM: Bamir Topi, një leksion morali falas
Shumëkush u habit një ditë më parë, kur emri i Bamir Topit u bashkëngjit krahas partive të tjera në koalicionin e Partisë Demokratike.Jo se do të ishte ndonjë dramë e madhe kthimi i tij në partinë për të cilën ka kontribuar për vite me radhë, por duke parë historinë e tij të viteve të fundit me ata që e drejtojnë PD-në, rikthimi i tij dukej i çuditshëm.
25 Shkurt 2021, 19:00 -
Lulzim Basha 'ringjall' Berishën-Metën e 2009-s
Sot PD e Lulzim Bashës ka aq mungesë fantazie sa edhe nuk nxjerr dot një logo e emër të ri të koalicionit, por kërkon në magazinë dhe nxjerr nga kutitë e vjetra të kartonit, emrin e vjetër të aleancës që solli Sali Berishën me Ilir Metën në pushtet.
25 Shkurt 2021, 18:56 -
Ku dhe kush janë 'banditët' që kërkon Ilir Meta
Sali Berisha është distancuar nga formimi i koalicionit të Partisë Demokratike duke ia faturuar Lulzim Bashës rezultatin e 25 Prill, cilido qoftë ai. Ndërsa Ilir Meta ‘qelbësirat’ i ka zëvendësuar me fjalën ‘banditë’. Deklarata e një dite më parë e Presidentit, se shqiptarët duhet ta fshijnë nga faqja e dheut partinë e të shoqes nëse kandidon banditë, nuk ka qenë ndonjë çudi. Është e qartë se nënkuptonte PS-në, që ende s’ka nxjerrë një emër kandidati përveçse ka konfirmuar shumicën e listës aktuale të pastruar me kohë nga dekriminalizimi.
25 Shkurt 2021, 18:48 -
Sali Shehu firmosi dje marrëveshjen me Bashën pa vullnetin e tij, Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së (DOKUMENTI)
Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtues i Frymës së Re Demokratike, një ditë pasi FRD ka firmosur pa vullnetin e tij marrëveshjen për koalicionin “Aleanca për Ndryshim”, me kreun e PD Lulzim Basha, për të hyrë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Në shkresën e dorëheqjes drejtuar kryesisë së FRD-së, Topi thekson se vendimi ishte i parevokueshëm
25 Shkurt 2021, 12:53 -
Veliaj: Programi i PS-së më i miri! Kriteri që të jesh kandidat i LSI-së është, të kesh dosje në SPAK (VIDEO)
Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin. Me këtë mesazh iu drejtua banorëve të Njësisë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shtoi se programi i PS-së është më i miri për Shqipërinë, pasi ndihmon qytetarët në çdo stacion të jetës së tyre.
25 Shkurt 2021, 12:30 -
Paradoksi/ ‘Armiqtë’ që do bashkëjetojnë në koalicionin e PD-së, Topi-Berisha, Dule-Idrizi, republikanë dhe monarkë, krimi dhe dekriminalizimi
Bamir Topi rikthehet në PD, në 2017 deklaroi se Lulzim Basha ishte marrë peng nga Sali Berisha dhe se shërbente si pupac i ‘Doktorit’, Shpëtim Axhami do kërkojë rivendosjen e monarkisë në një koalicion me republikanin Fatmir Mediu, Dule dhe Idrizi do mbrojnë kauzat në një çati, edhe dy parti subjekte të OFL-së pjesë e aleancës
25 Shkurt 2021, 08:53