-
Topi firmosi marrëveshjen me Bashën në minutat e fundit, ironizon Hoxha: U mbush PD me qëndrestarë bulevardi
Nën siglën, ‘Partia demokratike - Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka finalizuar marrëveshjen me 12 aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit.
25 Shkurt 2021, 08:06 -
Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën
Është e qartë që Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre, nderimin që SHBA i bëri gjyqtarit Adrian Dvorani. Reagimet zyrtare të Ilir Metës dhe zyrës së tij, tregojnë për humbje kontrolli, ndërsa reagimet e familjes Berisha janë dhe më banale.
24 Shkurt 2021, 19:28 -
Ekskluzive/ Aktet e Ardian Dvoranit kundër korrupsionit dhe krimit që u vlerësuan nga SHBA, votoi kundër Lul Berishës, Ilir Metës dhe kërkoi ndëshkimin e Sali Berishës
Gjyqtari Ardian Dvorani luftoi që kreu i ish-bandës së Durrësit Lulëzim Berisha të mos i hiqej dënimi me burgim të përjetshëm, i vetmi që mbrojti ekspertizën e huaj për videon Meta-Prifti, kërkoi procedimin penal të Sali Berishës.
24 Shkurt 2021, 18:07 -
Popull i provokuar
Këta i thonë popull ‘i varfër’. I thonë ‘heroik’ dhe i sjellin në sy heronjtë zjarrvënës. E dinë popull ‘budalla’ që beson se në 26 prill i lind dielli. E marrin si ‘indigjen’ që për nder të fisit djeg qytetin…Asgjë nga këto… Ky është popull i provokuar. Jemi në stinën kur provokimin e injektojnë që nga piramida- deri në deje, pjesë pas pjese, lloj pas lloji, rracë pas rrace, mafie pas mafie.
24 Shkurt 2021, 09:40 -
Sali Berisha hesht për Dvoranin, ia delegon reagimin dhëndrit Malltezi që ofendon gjykatësin dhe sulmon SHBA
Shpallja e Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 12 personalitetet në botë që ka luftuar korrupsionin, duket se ka zënë në befasi dhe ka 'pezmatuar' Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët e kanë shpallur Dvoranin 'armik' dhe simbol të dështimit dhe kapjes së reformës në drejtësi në Shqipëri, reformë e cila është produkt i investimit të SHBA-BE dhe pa dyshim i vullnetit të Partisë Socialiste.
23 Shkurt 2021, 21:08 -
SHBA nderoi gjyqtarin që mbrojti reformën nga Ilir Meta dhe Sali Berisha
Sapo Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se gjykatësi shqiptar Ardian Dvorani ishte nderuar si një nga 12 personalitet botërore, si “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili duhet ta kishte shpallur ditë feste këtë vendim të SHBA, nisi kryengritjen kundër SHBA.
23 Shkurt 2021, 19:17 -
Fatos Klosi: Sali Berisha ka qenë spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet nga arkiva e SHISH dhe lidhjet me UDB
Pas deputeti të Partisë Socialiste, Spartak Braho edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë pjesë e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit.
23 Shkurt 2021, 10:58 -
Moskandidimi i Berishës në zgjedhjet e ardhshme? Spartak Braho: Ka spiunuar në favor të Sigurimit të Shtetit, dosjen e tij e ka Ali Anadolli
Kohët e fundit është folur shumë se ndërkombëtarët duan largimin e tij, por ish-kryeministri duket i vendosur. Mirëpo futja e një ligji të tillë duket se eliminon Berishën. Janë të shumtë ata që thonë se Berisha ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, ndërsa shumë dosje janë zhdukur. Por i vetmi që ka arritur të sigurojë dokumentin, ku pretendohet se Berisha ka qenë pjesë e Sigurimit dhe Partisë Komuniste është deputeti socialist Spartak Braho.
22 Shkurt 2021, 09:51 -
Investigimi III/ Report TV zbulon se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizani! Cila është origjina e parave?
Në tetor 2006 Argita Berisha deklaroi në një intervistë televizive se ajo dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro. Ne datën 8.10.2008 Jamarbër Malltezi firmosi një marrëveshje duke marrë përsipër 35% të ndërtimit të 17 kullave te kompleksit Magnet që kushton dhjetëra milionë euro. Në 2020 ka filluar edhe 3 kulla të tjera ku mbulon 50% të investimit. Kjo pjesë e tretë e investigimit të Report TV tregon për herë të parë llogaritë financiare të Jamarbër Malltezit dhe dokumente sekrete që tregojnë se si dhëndri i ish-kryeministrit siguron pasuri imobiliare me vlerë miliardash, pa pasur zyrtarisht një disponibilitet financiar që mund t’i justifikojë.
21 Shkurt 2021, 10:26 -
Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua shtatorja e Enverit?! Disa dëshmi që do trondisin demokratët
Ku ishte Sali Berisha ku u rrëzua busti i Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 dhe pse nuk flet kurrë për të vërtetën! Është parë në një makinë të Sigurimit të Shtetit si i besuar i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ishte kundër përmbysjes së shtatores së diktatorit.
20 Shkurt 2021, 17:31 -
Skandali i klubit 'Partizani' dhe një guidë për 'karrierë' në PD
Shkëlzen Berisha, sipas dëshmisë së sekretares së tij para prokurorit, i shkoi në zyrë dhe i kërkoi që aprovimin për marrëveshjen e Gërdecit, që duhet të jepte Ministria, t’ia çonte dhe atij në një faks privatisht. Dhe ashtu bëri. Pasta ai faks u kap nga Prokuroria, dhe kërcënonte seriozisht fatin e Shkëlzen Berishës.
19 Shkurt 2021, 19:41 -
Pse media (e pa)varur nuk denocon asnjëherë skandalet e familjes së Sali Berishës?
Kjo heshtje nuk është befasuese, pasi duke qenë të gjitha media të (pa)varura, ligji i tyre është se NUK DUHET të qëllojnë Sali Berishën dhe as ish-qeveritarët e PD-së, shumë prej të cilëve të përfshirë me duar e këmbë në këtë investigim.
19 Shkurt 2021, 09:44 -
Investigimi II për privatizimin e ish kompleksit Partizani, çështja iu delegua për ‘hetim’ një pronari përfitues! Si Berisha ndëshkoi gjeneralin që refuzoi të firmosë
Report tv transmetoi pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Një nga faktet skandalozët te zbuluar nga investigimi është një inspektim që Sali Berisha urdhëroi kundër Gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili refuzoi të nënshkruajë kontratën e shitjes së klubit, sipas tij e paligjshme. Një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi për ta kryqëzuar gjeneralin e ndershëm u zbulua nga një ekspertizë e porositur nga Report tv, ai ishte ish-pronari Ilir Kadiu trashëgimtar i familjes Begeja i cili ishte dukshëm në konflikt interesi pasi hetonte procedurën e privatizimit në të cilën ishte palë.
18 Shkurt 2021, 19:55 -
Veliaj takim në Njësinë 7: Berisha do ta mbyllë me turp, bashkë me dhëndrin morën 1/3 e fushës së ‘Partizanit’ (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha gjatë takimit me banorët në njësinë 7 se Sali Berisha zaptoi bashkë më dhëndrin 1/3 e kësaj njësie te fushat e ish kompleksit Partizani. Këto fakte dolën nga një investigim i Report Tv mbi historinë e privatizimit të Ish Kompleksit sportiv Partizani, ku faktet e nxjerra janë tronditëse.
18 Shkurt 2021, 17:31 -
Si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e Berishës, Rama për investigimin e Report Tv: Drejtësia e re ta zbardhë deri në fund këtë keqbërje të hatashme ndaj shtetit e shoqërisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani", duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.
18 Shkurt 2021, 08:27 -
Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët
Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.
16 Shkurt 2021, 20:47 -
Investigimi i Report Tv si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e familjes Berisha, Braçe: Historia me neveritëse e konfliktit të interesit në një qeveri
Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për faktet e reja që janë publikuar në investigimin e Report Tv, ku tregohet se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani '' për familjen e tij.
16 Shkurt 2021, 11:02 -
Pa Alternativë
Ç’orientimi që shkaktoi një intervistë e Fatos Nanos, nuk erdhi pse aty u thanë gjëra të pathëna, të denja për të tronditur kaq shumë kampin opozitar. Intervista filloi me Fevziun, që patetikisht paralajmëroi turmën, se barra e rrëfimit i takon rrëfyesit, po kështu dhe përgjegjësia. Nard Ndoka nuk do ta kishte thënë më bukur! Vini re fjalët kyce; barrë, përgjegjësi. Menjëherë mendja ta thote se këtu do bëhet nami.
16 Shkurt 2021, 09:09 -
Investigimi/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon Jamarbër Malltezi
Investigimi nga ReportTV/ Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit gjigand Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij.
15 Shkurt 2021, 20:34