-
Periferi
Njeriu i ri salishian apo berishoid, paraziti frymëmarrës i opozitës dhe Shqipërisë
Edhe listat e kandidatëve i kanë bërë keq. KQZ ua ktheu t'i ribëjnë mirë. I kanë bërë pa respektuar rregullat. Ashtu siç kanë treguar se dinë të bëjnë keq Shqipërinë. Ndërkohë salishianët apo berishoidët, në vend që të revoltohen, heshtin në të pafundmen gafë e në të pafundmin gabim e paaftësi.
11 Mars 2021, 12:22 -
Emrat/ Lista e PD-së e mbushur me të dënuar për vjedhje, ‘kauboj', terrorizues stadiumesh, zjarrvënës dhe me njerëz me dosje të zeza
Në listën e PD-së Agron Kapllanajn i dënuar me 2 vite burg për vjedhje në Itali, Basha kandidon në Durrës kandidon ish-drejtori i kallëzuar për leje abuzive për të dënuarit, pjesë e listave ish-deputetë të dënuar në Shqipëri dhe Itali
10 Mars 2021, 18:57 -
Kush i ngriu aleatët?
Prej kohësh aty ishin vendosur piketat si për një kopsht. Po kush do ta ruajë kopshtin tani? Gjysma e rojtarëve u ngrinë dje kur Partia Demokratike shpalli listën e deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit. Të paktën të ishin ngrirë të gjithë rojet, se atëherë- o do të dorëzohej kopshti, o do bëhej luftë për roje të tjerë…
10 Mars 2021, 09:48 -
Trafiku i municioneve, si u tërhoqën dëshmitarët që implikonin Shkëlzen Berishën
Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar çmimin me drejtorin e MEICO. E gjen veten në një takim me bossin e “Albademil” Mihal Delijorgji, Ylli Pinarin dhe një djalë të ri misterioz që iu duk sikur ishte shefi i tyre.
10 Mars 2021, 09:31 -
Mero Baze: Pse Berisha ka diktuar listën e kandidatëve të PD?
Lista e Partisë Demokratike nuk është një listë si ajo e 2017-s. Ajo është një listë që ka llogjikë politike, por nuk ka vlera, për shkak se aq vlera kanë mbetur në Partinë Demokratike. Por e shikuar me qetësi, ajo është një listë e hartuar nga Sali Berisha, i cili ka dashur të mos përsëritet më situata skandaloze e vitit 2017. Ndryshe nga atëhere, këto i japin më shumë siguri Berishës në rast humbje, se sa Bashës për fitore.
9 Mars 2021, 20:25 -
Dy shpejtësitë tragjike të PD
Mbrëmë në mesnatë, Partia Demokratike mbërriti në pikën e ‘vlimit’; ishte momenti më i fundit kur brenda në trupin e ethshëm u përplasën shpejtësia e ulët dhe nxitimi, ballë përballë. Nxitimi për të plotësuar sa më shpejt listat për deputetët e ardhshëm- dhe ndërkohë- vonesa në dërgimin e emrave në KQZ.
9 Mars 2021, 14:01 -
Drejtuesit e PD në qarqe, 11 ish-ministra dhe 138 vite në Kuvend së bashku
Duhet të ishte viti i ndryshimit, por listat e PD janë të mbushur pothuajse eksluzivisht me persona që janë katapultuar në politikë nga Sali Berisha dhe që kanë humbur në mënyrë konstante nga viti 2013 e mbrapa, në total 5 palë zgjedhje.
9 Mars 2021, 12:09 -
8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira! Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën
Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare.
8 Mars 2021, 14:25 -
Ish mbikalimi i Zogut të Zi do dëshmojë!
Po rrokulliset viti i 15-të nga 5 korriku i vitit 2006, kur u prish mbikalimi i Zogut të Zi. Edhe pse betejat ligjore i fitoi Bashkia Tiranë, strukturat e mbikalimit u rrafshuan. Makineritë e rënda, duke hungiritur si të ishin tiranosaurë, shfrynin e kafshonin strukturat betonarme të mbikalimit; një masakër kafshërore kjo për të keqen e të gjithëve
6 Mars 2021, 17:03 -
Ndryshimet/ SPAK me 13 kompetenca të reja, mesazh për politikanët që bëjnë thirrje për rrëmbim armësh
Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale kalojnë 13 vepra të reja penale në kompetencë të SPAK-ut, përfshihen krijimi i turmave të armatosua, banda e armatosur, prodhimi i armëve luftarake dhe të gjitha veprat me qëllime terroriste
6 Mars 2021, 15:34 -
Partia që ka ‘shpresë’ Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo
Gjithë balta e opozitës sot është drejtuar ndaj dy grave, Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, të dyja personalitete të spikatura në fushën e tyre, që nuk janë marrë kurrë me politikë. Edi Rama i ka ftuar të jenë pjesë e Parlamentit të ri, pasi në dy fatkeqësitë e fundit kombëtare , tërmeti dhe pandemia, ato ishin dy zonja që u bënë simbol i shpresës për shqiptarët. Edi Rama nuk i ftoi të bëhen socialiste, por i ftoj të bëhen deputete të Kuvendit të Shqipërisë.
5 Mars 2021, 20:07 -
Minutat e fundit: Të hënën Berisha i jep Lulzimit listat e deputetëve, dhe ai me zarf të mbyllur i dorëzon në KQZ
Nëse nga të larguarit janë krijuar 7 PD të reja dhe partia u nda në 7 pjesë, pas shpalljes listave nga vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit priten edhe disa parti të tjera. Demokratët po e kuptojnë se ajo parti e ka mbyllur misionin e saj politik dhe do tretet bashkë me venitjen biologjike të doktor Berishës.
5 Mars 2021, 18:44 -
Sondazhi në TV e Berishës e pranon: Pas 4 vitesh në opozitë PD ka humbur vota, LSI i ka përgjysmuar
Televizioni i familjes Berisha transmetoi mbrëmë një sondazh, i cili përgënjeshtron me bujë pretendimet e Lulzim Bashës mbi të cilat po mbështet gjithë fushatën e tij elektorale me pretekstin se “shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po pret 25 prillin për ta rrëzuar Edi Ramën”.
5 Mars 2021, 14:51 -
Çfarë tregojnë sulmet e panelistëve ndaj figurave të reja që Rama i ftoi në PS dhe pse opozita u kap gafil?!
Edhe pse Edi Rama i bëri tani lëvizjet e tij për të thirrur intelektualë të njohur nga shoqëria si pjesë e skuadrës së tij, ato realisht ishin përgatitur prej kohësh. Megjithatë, politika rivale e PS-së, pra PD e LSI, duket se është gjetur gafil nga ardhja e Najada Çomos dje dhe e Luljeta Bozos sot.
5 Mars 2021, 13:00 -
Skandalet e Vojo Bregut/ Toka kompanisë që e konsultonte vjehrri
Investimet e huaja në Shqipëri, janë ndoshta ndër ato biznese që sjellin më shumë punësim për shqiptarët, por në vend të një strategjie efektive, ata përballen me burokracira, e madje edhe shkelje të ligjit nga ana e zyrtarëve shqiptarë. I tillë është edhe rasti i një kompanie norvegjeze “Frupor” e cila shfaq interes për të ndërtuar një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove ndërsa do të punësoheshin mbi 1300 persona.
4 Mars 2021, 14:28 -
Kurti në Shqipëri/ Baze: Po nxjerr nga varri e do të ringrejë të vdekurit e korrupsionit, vrasjeve politike dhe hajdutët e votave
Albin Kurti në kuadër të fushatës elektorale që po kryen në Shqipëri, një ditë më parë është takuar me Ilir Metën, Lulzim Bashën e Sali Berishën. Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, shkruan me ironi se, ndërsa në Kosovë Kurti mburret që nxorri në pension klasën e vjetër, në Shqipëri për e ringjall atë.
4 Mars 2021, 11:55 -
Rasti Sarkozi dhe Basesku, përballë aferës së Klubit 'Partizani'
Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Evropian, dy ditët e fundit. Nëse SPAK e ka të vështirë të ngre akuzën, le të lexoj dosjen e Sarkozisë dhe atë të vajzës së peridentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend I Bashkimit Evropian
3 Mars 2021, 19:25 -
Vrasje, trafiqe dhe plaçkitje/ 11 akuzat e llahtarshme të Sali Berishës ndaj Ilir Metës, pse koalicioni PD-LSI është një bashkim i dyshimtë
Sali Berisha ndër vite: Mete festoi vitin e ri me floririn që u vodhi shqiptarëve, ka bërë dy varre pas Malit të Dajtit, përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve të drogës dhe njerëzve, porositi vrasjen e dy deputetëve, fshihet pas Kastriot Ismailajt, lavatriçe dhe çati korrupsioni
3 Mars 2021, 10:24 -
Rama: PD-LSI dhe 'KÇK-të' 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh, Meta e Berisha! Kërcënojnë Reformën në Drejtësi (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama flet për Drejtësinë. Ai tha se në 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë për një kohë të gjatë, duke iu referuar këtu sulmeve që ka bërë presidenti Ilir Meta në drejtim të kësaj reforme.
3 Mars 2021, 10:16