Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen

Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen

Investigimi i thelluar që Report TV i dedikoi historisë së shumëpërfolur të privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, vuri në dukje, përtej çdo dyshimi, një metodë të ushtrimit të pushtetit që Sali Berisha aplikoi në Shqipëri që pas 1992 si alternativë ndaj sistemit komunist e që vazhdoi ta aplikonte deri në 2013. Skandale në Shqipëri, për fat të keq, ka pasur me qindra në gjithë këto vite dhe ndoshta, ky i Kompleksit Sportiv Partizani, nuk është më i rëndi. Por ne vendosëm ta përzgjedhim dhe ta rrëfejmë në detaje, pasi përfaqëson në mënyrë perfekte atë model qeverisjeje që sot Partia Demokratike kërcënon ta ripropozojë. Kjo aferë përmban në vetvete të gjithë mëkatet shembuj të një pushteti të sëmurë: nepotizmi, arroganca, sensi i pandëshkueshmërisë dhe plotfuqisë, konflikti i interesit, përdorimi familjar i strukturave shtetërore dhe i nëpunësve publikë, shantazhi dhe kontrolli i paskrupullt i drejtësisë. E për më tepër, toleranca ndaj burokracisë të cilës i lejohet të jetë arrogante ndaj më të dobtëve, me kushtin që të tregohet servile ndaj më të fortëve. Këto janë mëkate që, nëse merren një nga një, kanë njollosur kë më shumë e kë më pak, të gjithë pushtetet që kanë pasuar njëri-tjetrin në vend, përfshi edhe dy qeveritë e Edi Ramës. Por Sali Berisha është i vetmi, në fillim si President e më pas si Kryeministër, që këto mëkate i ka kryer të gjitha bashkë, pa përjashtuar asnjë. 

Mbrojtësit më fanatikë të Sali Berishës nuk pranojnë që të kujtohet e shkuara e tij e errët, thjeshtë sepse e konsiderojnë si tashmë të mbyllur. Por jo! Çdo politikan derisa pretendon të qëndrojë në skenën politike dhe të kushtëzojë zgjedhjet e një partie siç Sali Berisha vazhdon të bëjë edhe tani që Lulzim Basha është në krye të partisë, duhet të mbajë në kurriz edhe historinë e vet. Privatizimi i ish-Kompleksit Sportiv Partizani është ekzemplar edhe në këtë drejtim: Jo vetëm sepse ka ndodhur në një të shkuar të afërt (2005-2009), por edhe pse shumë nga protagonistët e tij janë edhe sot e kësaj dite aktorë kryesorë të politikës dhe jo vetëm Sali Berisha. Efektet e asaj afere, siç tregoi investigimi, vazhdojnë të prodhohen edhe sot e kësaj dite me përfitime financiare gjigande dhe misterioze për familjen Berisha. Pra kjo aferë nuk mund të konsiderohet “e shkuar”, por thjeshtë një e tashme që ka nisur disa vite më parë. 

Një nga kapitujt që më skandalizoi më shumë nga të tjerët që dolën nga investigimi, është historia e Inspektimit Antikorrupsion që Sali Berisha urdhëroi në prill 2009 ndaj Gjeneralit Vladimir Qiriazi, “fajtor” se refuzoi të firmoste kontratën e lëshimit të Kompleksit sportiv në favor të Jamarbër Malltezit dhe ish-pronarëve. Qiriazi, si kusht për të firmosur, kërkonte thjeshtë që dokumentet të ishin “në respekt të ligjit”, dhe Berisha, që sot nga opozita shtiret sikur ka veshur rrobat e legalitetit, atëherë që ishte në pushtet, vendosi të dënojë Gjeneral Qiriazin pikërisht për ndershmërinë e tij. Skandali qëndron në faktin se njëri prej inspektorëve të dërguar nga Drejtoria Antikorrupsion e Kryeministrisë për të hetuar veprimet e Gjeneralit dhe për të gjetur provat e “fajit” të tij, ishte pikërisht një nga ish-pronarët që do të përfitonte nga privatizimi. Inspektori, që ishte mes 27 trashëgimtarëve të familjes Begeja, ishte edhe impenjuar t’i jepte Jamarbër Malltezit si “shpërblim” 5 % të tokës së tij të privatizuar. Siç del nga dokumentet e treguara gjatë investigimit, zgjedhja për të çuar pikërisht atë dhe jo dikë tjetër për të kryer inspektimin, është e Oerd Bylykbashit, në atë kohë Drejtor i Departamentit Antikorrupsion pranë Kryeministrisë. Natyrisht që inspektori firmos një akt inspektimi në të cilin nxjerr përfundimin se Gjenerali që vonon privatizimin e tij, është fajtor. Eshtë njësoj sikur një gjykatës të autorizohet të japë një vendim për veten e tij. Pikërisht në bazë të këtij inspektimi “të pavarur” Oerd Bylykbashi bën raportin e tij përfundimtar me të cilin kërkon të nisë procedimi disiplinor për Gjeneralin e ndershëm Vladimir Qiriazi, i cili u hoq nga detyra dhe pas më pak se dy vitesh u përjashtua nga Forcat e Armatosura. Institucionet publike të Sali Berishës, si në Shtetin e Bananeve. 

Oerd Bylykbashi, protagonist i këtij kapitulli të turpshëm në historinë e Kompleksit Partizani, sot prezantohet si pjesa e re dhe e shëndetshme e Partisë Demokratike, kandidat për ministër në një qeveri të mundshme të ardhshme të drejtuar nga Lulzim Basha. Çfarë do të bënte duke u kthyer në pushtet, tani që e dimë atë që ka bërë në të shkuarën? 

Emri i Oerd Bylykbashit nuk është i të vetmit protagonist në dosje mes politikanëve kandidatë sot për të drejtuar një qeveri të mundshme Basha. Eshtë Fatmir Mediu, në atë kohë Ministër i Mbrojtjes, i cili para se të vinte firmën në tragjedinë e Gërdecit (për të cilën dha dhe dorëheqjen) kishte autorizuar privatizimin e Kompleksit Sportiv Partizani duke shkelur ligjin, pasi e bëri dy vite para se struktura të hiqej nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, pra në momentin kur forcat e armatosura dhe Kreu i Shtetit e konsideronin akoma një aset strategjik që nuk mund të privatizohej. Edhe Mediu është në garë për një post në qeverinë e ardhshme të PD: çfarë do të ishte i gatshëm të bënte sërish për t’i shërbyer Berishës? 

Mes protagonsitëve të dosjes është edhe Genc Ruli, në atë kohë Ministër i Ekonomisë që ishte protagonist aktiv i gjithë procesit të privatizimit, duke pranuar mes të tjerash të dërgonte dy akte të ndryshme vlerësimi të pronës me një distancë vetëm dymujore duke reduktuar me 75%, e duke ulur në vetëm 14 mijë euro, vlerën e ndërtesave që familja Berisha bashkë me trashëgimtarët e tjerë duhet të derdhin në arkat e Shtetit. Genc Ruli ka qenë pjesë e komisionit që seleksionoi kandidatët e ardhshëm të PD-së duke gjykuar edhe integritetin moral: ç’lloj integriteti kërkoi tek ata? 

Pastaj vjen Lulzim Basha. Edhe ai ka një rol në historinë e Kompleksit Sportiv Partizani dhe jo vetëm si ministër në një qeveri e cila e sapoemëruar në 2005 nisi brenda dy muaj procedurat e privatizimit për dhëndrrin e kryeministrit dhe që votoi 1 akt normativ dhe 3 VKM për ta mbështetur. Lulzim Basha firmosi personalisht në 2014 (pra vetëm 7 vite më parë) lejet e ndërtimit për të ndërtuar te tokat e ish-Kompleksit sportiv Partizani 17 kulla edhe pse e dinte se përfitues dhe investitor i fshehur ishte gjithnjë Jamarbër Malltezi, autor bashkë me të i planit rregullator të Tiranës që parashikoi pikërisht në atë zonë mundësinë e ndërtimit të kullave edhe pse ishte deri në atë moment zonë sportive. Basha veproi në konflikt të hapur interesi në favor të dhëndrrit të Berishës, një krim etik që është i gatshëm ta kryejë sërish nëse një ditë do të bëhej kryeministër. Prova është në paaftësinë e tij për t’u tërhequr ndaj urdhërave të Sali Berishës, nënshtrim  që e tregoi në tetë vitet e qeverisë së PD-së gjatë të cilës ai mbuloi detyra të rëndësishme si ministër, duke pranuar çdo lloj vendimi deri në mbështetjen e përpjekjeve skandaloze të depistimit të inskenuar nga Berisha mbi fajtorët e vrasjeve të 21 janarit. Të njëjtin nënshtrim e ka treguar edhe në 8 vite në krye të opozitës gjatë të cilave nuk diti të distancohej nga influenca negative e “doktorit” të vjetër, diktatori i fundit i Ballkanit akoma aktiv në politikë. Basha u përpoq të rrëzonte qeverinë “Rama” duke përdorur të njëjtat metoda të dhunshme që Berisha kishte përdorur kur ishte në vendin e tij, duke e ekspozuar PD-në ndaj të njëjtave ndeshkime ndërkombëtare që Berisha kishte shkaktuar edhe 20 vite më parë. Në zgjedhjet e 2017 përjashtoi nga lista e tij shumë emra historikë të partisë duke i rezervuar një vend të sigurtë prej deputeti gjeneralit Xhemal Gjunkshi, ushtaraku “i guximshëm” që me të marrë vendin e Vladimir Qiriazit, nuk kudërshtoi kapot e tij politikë duke i dorëzuar vetëm 34 ditë më pas marrjes së detyrës, Jamarbër Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë, 26 mijë metrat katrorë të Kompleksit Partizani, siç kishte urdhëruar Sali Berisha. Një akt dorëzimi i firmosur nga Gjunkshi edhe më përpara se ië firmosej kontrata e shitjes me Shtetin. 

Përse i duhet besuar Lulzim Bashës se një ditë, nëse do të bëhej kryeministër, do të ishte ndryshe nga sa ka qenë deri tani? 

Dhe në fund është Jamarbër Malltezi, ambjentalisti-ndërtues, dhëndrri i Sali Berishës, përfituesi kryesor i gjithë procesit të privatizimit, aktualisht anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, i cili çdo ditë denoncon kullat e të tjerëve ndoshta sepse do të donte që në tregun imobiliar të kryeqytetit, të ishin vetëm të tijat. Jamarbër Malltezi nuk është vetëm pronari i një pjese të konsiderueshme të 17 kullave të autorizuara nga Lulzim Basha në 2014, por ka marrë në 2020 një leje të dytë ndërtimi për të ndërtuar 3 kulla të tjera prej 45.000 metra katrorë në atë që kishte mbetur nga terrenet e Kompleksit Partizani. 

Jamarbër Malltezi i është përgjigjur investigimit tonë gazetaresk duke lajmëruar një padi për shpifje, metoda e zakonshme e familjes Berisha për të kërcënuar gazetarët duke shpresuar për t’u mbyllur gojën. Në pritje që të dorëzojë me të vërtetë padinë e tij (dhe në pritje që të jetë më në fund një gjykatës që të merret me këtë ngjarje), i kujtojmë Jamarbër Malltezit që në asnjë nga llafet prej social media me të cilat deri tani ka provuar t’i përgjigjet hetimit (as në traktet e tij të tipit komunist që ka shtypur dhe shpërndarë shtëpi për shtëpi në lagjen 7 të Tiranës), nuk ka ditur të përgënjeshtrojë asnjë nga dokumentat që publikuam dhe faktet që treguam. Shumë zhurmë bosh për të mos iu përgjigjur pyetjes më të rëndësishme që investigimi ngre: Si ka mundur dhëndrri i Berishës të financojë 35 % të ndërtimit të kompleksit Magnet 1 që shtrihet në 120.000 metra katrorë dhe që ka kushtuar mbi 30 milionë euro dhe si ka mundur të financojë në këto muaj 50% të ndërtimit të kompleksit Magnet2 që shtrihet për 45.000 metra katrorë dhe që kushton 23 milionë euro te tjere? Ku i ka gjetur Jamarbër Malltezi këto kapitale gjigande? 

Një pyetje legjitime duke konsideruar se në fund të vitit 2006 Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja e tij Argita Berisha (domethënë në më pak se dy vite para nisjes së investimit miliarder) deklaronin se kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro. Një pyetje të cilës Jamarbër Malltezi nuk do të kishte qenë i detyruar t’i përgjigjej nëse do të ishte vetëm gazetar, apo qytetar privat, por të cilës e ka për detyrë t’i përgjigjet duke qenë dhëndrri i një ish-kryeministri që ka drejtuar vendin në të njëjtat vite kur Malltezi shumëfishonte pasurinë e tij duke u bërë miliarder. Dhe nëse nuk do të përgjigjet ai, do t’i përkasë Spak-ut të hetojë edhe mbi këtë. Ajo që Spak nuk do të mundë dot të qartësojë për momentin, është se sa herë të tjera Jamarbër Malltezi do të kushtëzonte përsëri Lulzim Bashën, nëse do të bëhej kryeministër, në favor të interesave familjare.

Për këtë arsye me invstigimin mbi privatizimin e Kompleksit Sportiv Partizani, nuk kemi kujtuar  të shkuarën, por po tregojmë një pjesë të politikës së sotme. Do të thotë, të tregojmë sjelljet e njerëzve që po kandidohen të qeverisin përsëri vendin duke premtuar përsëri një ndryshim që nuk ditën kurrë ta bëjnë. Deri edhe emri i zgjedhur për koalicionin që do të garojë me 25 prill, “Aleanca për ndryshim”, është identik jo vetem me slloganin e përdorur në 2005 (“Koha për ndryshim”) por edhe me koalicionin e krijuar në 2009 që nuk sollën asnjë nga ndryshimet e premtuara, përveç situatës ekonomike për familjen Berisha, e cila që nga formimi i qeverisë e më pas, ndryshoi, duke filluar të pasurohej. Nëse do të kishte te Lulzim Basha edhe një fije sinjal pendimi për të shkuarën e partisë së tij, do të kishte zgjedhur të paktën një sllogan ndryshe nga ato që kishte zgjedhur për veten e vet Sali Berisha.

Nuk do ta mbyllja dot këtë reflektim pa i dedikuar një ndjenjë respekti Gjeneral Vladimir Qiriazit, heroi i vetëm dhe i vërtetë i kësaj historie, i cili nuk u dorëzua asnjëherë ndaj presioneve të frikshme të gjithë qeverisë së PD-së dhe që për këtë arsye, u pushua nga Sali Berisha, u përjashtua nga forcat e armatosura me dekret të Presidentit Bamir Topi, u riintegruar nga gjykata, por asnjëherë i ripranuar në shërbim nga qeveria e Edi Ramës dhe së fundi i nxjerrë në pension me dekret të Ilir Metës. Ato që duken vetëm padrejtësi të bëra, janë në të vërtetë medalje të pavarësisë së rrallë politike të tij dhe intergritetit të tij moral, dhe vetëm për këtë arsye, ai duhej të ishte simboli i dytë i luftës kundër korrupsionit, pas dekorimit të gjykatësit Ardian Dvorani, dhe pse jo, një kandidat i ardhshëm si Kreu i Shtetit. 

Lexo këtu
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

a.m./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lomy: 27/02/2021 20:13

    A ke konflikt me ish pronaret per nje cope toke me mbivendosje prane kompleksit?? Kesaj pergjigju mor boleino! Sa per ate vladimir qirjazin, mund te pyesesh albert xhanin se edhe ai me siguri mendon se esht burre “i ndershem”... Per te tjerat ok - dihet qe maloku eshte egersire familjarisht

    Përgjigju
  • Liku: 27/02/2021 15:11

    Ik re se je bo bajat edhe ti sahanlepirs i cdo pushteti qe vjen palogazetar

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 27/02/2021 14:28

    Bravo Bollino.Rep.TV po bënë gjën e duhur për një kryeskandal Berishist si fatkeqsi kombëtare.vjedhjet,krimet,shpifjet..e Sb nuk kan mbarim.Por çdo të bëhet me të,familjen e shpurën Berishiste kur Ai DREJTËSINË E KA TREDHUR QË NË 92. -Këto etj,denoncime duhen bërë në Gj.nd/kombëtare.Por dhe atje Ai shpëton pasi ka miq në 4 kontinentet si spiun i shumfisht që në 74 pas Hysni Kapos.Sidoqoft diçka duhet bërë.Ky kriminel nuk duhet të lihet i qetë në marrzit e tij në 30 vite në dëm të vëndit.Dhe më e keqa do ndodh nëse kjo mostër vjen përsëri në pushtet,pasi Ai ka kapur 99 % DREJTËDINË DHE MEDJET NË SHQIPËRI.

    Përgjigju
  • zara: 27/02/2021 08:36

    Si gjithnjë i saktë dhe me argumenta. Kjo tregon për nivelin profesional të një gazetarie të vërtetë. S'ka nevojë për më shumë që shqiptarët të kuptojnë se sjellja në pushtet e këtyre ka si synim pasurimin e mëtejshëm të tyre, pangopësinë për ta bërë vëndin pronë të tyre. Prandaj...kujdes kur të hidhni votën o njerëz.

    Përgjigju
  • ymeri: 26/02/2021 23:46

    MALOKERIA ME NE KRYE QENIN E SHQIPERISE SALI BERISHEN ,,IU VERSULEN FUSHES TE AVIACIONIT,,,DHE E SHKATARRUAN ATE ME NDERTIME TE PALIGJSHME,,,,kur aty mund te beheshin me dhjetra fusha futbolli,,basketbolli,,,tenisi,,,volejbolli,,,pallat sporti modern,,,edhe nje piste per vrapim me kuaj.....po ku te lene shpellaret...

    Përgjigju
  • Tami: 26/02/2021 22:41

    Kjo eshte analize brilante, sa shume nevoje kemi te lexojme te tilla analiza nga nje gazetare super i talentuar Jeni gazetari me i mire ne Shqiperi o italiani, shqiptar me mendje te hapur , dinjitoz, kurajoz dhe demokrat.

    Përgjigju
  • Jona: 26/02/2021 20:26

    Fiks ate mendova, ky person eshte pikerisht kandidat per President me veti te spikatura te provuara tashme. Shembull i rralle ne ditet e sotme dhe shume frymezues.

    Përgjigju
  • Bratko: 26/02/2021 19:31

    Esht gjynaf per zotin po i votoi populli Keta hajdute.. Si nuk kane turp dalin e Kerkojne voten prape.. Si ka mundesi je gjera te kesaj natyre ndodhin vetem ne shqiperi ? A thua te jemi nje popull idiot..! Bejme gjoja sikur sdigjojme e sikur nuk shofim asgje.. Qe ne te njejten kohe i kemi te gjitha para syve me prova dhe fakte.. Cfare i kan bere shqiperise keta hajdute e cfare do ti bejne po erdhen ne pushtet Zoti e rojte shqiperine nga shqiptaret

    Përgjigju
  • Baton: 26/02/2021 18:59

    Mese e sakte. Politikane te korruptuar qe kapin shtetin per perfitime pasurore te tyre duhet te menjanohen nga skena politike dhe te hetohen e gjykohen nga drejtesia. Kemi pare nder vite se si nen qeverisjet e Berishes, Nanos, Majkos, Metes dhe tashme Rames dhe Veliajt, prona dhe pasuria publike eshte placke per qeveritaret e radhes. Ndaj dhe qytetaret, media dhe kushdo duhet te distancohen nga te tille zyrrate si dhe ti denojne dhe investigojne ne menyre te thelluar. Mezi presim qe perpos investigimeve te tete viteve qeverisje te korruptuar te Berisha- Meta, te shohim investigime serioze te medias ndaj qeverisjes Rama-Meta ne keto tete vitet e fundit.

    Përgjigju
    • vjola: 26/02/2021 19:52

      Te lumte ! Gazetar i vertete !

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja