-
Thethi mbulohet nga dëbora! Bllokohen rrugët, banori: Kemi 15 ditë kështu, po bien orteqe! Ademi dhe 'Emergjencat' heshtin, do njoftojmë ambasadat
Në një kohë që një pjesë e qyteteve të Shqipërisë "po vuan" nga përmbytjet, në Theth dëbora ka bllokuar rrugët dhe ka izoluar dhjetëra banorë. Në një video të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, një nga banorët thotë se kjo situatë vijon prej 15 ditësh dhe pavarësisht apelit që i është bërë organeve kompetente nuk është marrë asnjë masë.
10 Janar 2021, 18:24 -
'Rruga e Thethit përfundon në nëntor', inxhinieri: Ishte projektuar gabim
Në rrugën e Thethit po punohet me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti. Gjatë zbatimit të projektit janë hasur disa vështirësi për shkak të shkëmbinjve. Punimet përfshijnë jo vetëm zgjerimin dhe asfaltimin e saj por edhe veprat e artit në rrugë.
9 Shtator 2020, 20:20 -
'Të ndalen ndërtimet'! Drejtori i Zonave të Mbrojtura: Koha që shteti të kthejë sytë nga Thethi
Thethi, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend po përballet me një bum ndërtimesh, kryesisht shtëpi pushimi. Kreu i Zonave të Mbrojtura në Shkodër kërkon që qeveria të marrë masa për të ndalur ndërtimet pa leje, si dhe për të investuar në infrastrukturë. Agim Dardha thotë se mungesa e kanalizimeve bën që ujërat e zeza të depozitohen në gropa septike. Ato rrezikojnë të ndotin lumin dhe gjithë fshatin turistik.
18 Gusht 2020, 19:35 -
REPORTAZH/ Thethi, vendi me të cilin u dashuruan të huajt (VIDEO)
Thethi në vetvete është një pasuri e veçantë e kulturës, por në mënyrë të veçantë e natyrës, një peizazh që të magjeps sapo takohesh me të, të vizitosh Thethin është pa më të voglin dyshim një nga gjërat e domosdoshme për çdo turist që prek tokën shqiptare.
8 Gusht 2020, 20:31 -
Tropoja 'bashkon' Ramën e Bashën, kryedemokrati: E papërshkrueshme me fjalë, kryeministri: Turistë nga e gjithë bota
Fundjava e ka gjetur kreun e Partisë Demokratike në skajin verior të Shqipërisë, në Valbonë. Ndërkohë që shumica e shqiptarëve zgjedhin që në fundjave të marrin rreze buzë detit, Basha ka zgjedhur ajrin e pastër të Parkut të Valbonës.
20 Qershor 2020, 19:19