THETH- Rruga që të çon në fshatin alpin po merr formë. Ky investim zgjidh përfundimisht problematikën e krijuar veçanërisht gjatë dimrit, kur ishte e pamundur të hyje në Theth. Inxhinieri thotë se është realizuar gjysma e punimeve, ndërsa në tetor pritet të nisë asfaltimi.
"Deri më tani është e kënaqshme duke marrë parasysh dhe vështirësitë që ka objekti. Deri tani kemi realizur rreth gjysmën e punimeve, parashikojmë që rrugën ta kemi përfunduar në fund të muajit nëntor", tha inxhinieri Elton Dhori.
Punimet po kryhen në disa faza, ku përfshihen edhe veprat e artit.
"Gjatë gjithë gjatësisë po zbatohen veprat e artit, ura, bokse", tha ai. Rruga e Thethit është një investim i Fondit Shqiptar i Zhvillimit, punimet e së cilës nisën në shtator të 2019-ën dhe ishin parashikuar të përfundonin në korrik të këtij viti. Faktet se pse nuk përfundoi brenda afateve i rendit inxhinieri zbatues i kompanisë.
"Ka pasur shumë vështirësi dhe ka dalë jashtë parashikimeve të projektit dhe kjo ka sjellë punë të tepërt, vështirësi ka pasur shkëmbi, por edhe gabimet që janë bërë në projekt", përfundoi inxhinieri.
Me mijëra turistë kanë vizituar ndër vite Parkun Kombëtar të Thethit. Aksi rrugor nga Qafë-Thorja deri në qendër të fshatit ka qenë gjithnjë problematik, ndaj rruga e re pritet të krijojë impakt pozitiv dhe ta bëjë Thethin atraktiv si në verë ashtu edhe në dimër!
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)
4 Janar, 09:28
-
Dimri i vërtetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz, prifti mbetet në rrugë! Vështirësi dhe në Shishtavec e Theth
26 Dhjetor 2024, 15:43
-
Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 10:00
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 09:52
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor 2024, 20:46
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 11:55
-
Turisti australian Cameron Twiss zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri! Humbi gjurmët në Valbonë rreth 6 javë më parë, i vëllai niset për ta kërkuar (FOTOT)
21 Nëntor 2024, 17:08
-
'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë
15 Nëntor 2024, 15:07
-
Blogu 'Rove.me': Ujëvara e Grunasit në Theth, vendi më romantik në Shqipëri
1 Nëntor 2024, 07:32
-
Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025
27 Shtator 2024, 09:10
-
Shkodër/ Motori del nga rruga në Theth, plagosen turisti spanjoll që e drejtonte dhe 24-vjeçari pasagjer
16 Shtator 2024, 16:48
-
'The Independent': Zbuloni bukuritë e pakrahasueshme natyrore të Shqipërisë
28 Gusht 2024, 15:00