'Të ndalen ndërtimet'! Drejtori i Zonave të Mbrojtura: Koha që shteti të kthejë sytë nga Thethi

THETH- Rritja e numrit të turistëve në Theth gjatë dekadës së fundit ka çuar edhe në shtimin e investimeve. Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha thotë se ka ardhur koha që të vendoset kontroll mbi ndërtimet në Theth.

"Duke mos pasur mundësi që banorët e zonës të aplikojnë për leje ndërtimi dhe ato bujtinat të jenë me projekte specifike, sigurisht që ka ndikim duke qenë se jo të gjithë kanë mundësi ekonomike që t'i bëjnë sipas traditës. Ka ardhur koha që qeveria të marrë masa për dhënien e leje dhe stabilizimin dhe frenimin e ndërtimeve pa leje", tha Agim Dardha, drejtor i Zonave të Mbrojtura.

Dardha shprehet se përtej magjisë që ofron ky fshat, ka një problematikë të theksuar sa i përket ndotjes së shtigjeve nga turistët. Po kështu në Theth mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza, ç'ka do të thotë gropat septike mund të kthehen në "kancer" për natyrën.

"Duke qenë se është një turizëm natyror, vizitorët tentojnë të vizitojnë shtigjet, por ato i ndotin., Në disa herë u kemi kërkuar që të gjejmë një mekanizëm që të mos pastrohet vetëm qendra, por edhe shtigjet. Shtimi i bujtinave ka sjellë edhe shtimin e gripave septike. Dhe në vitet pasardhëse do të jenë një problematikë se shpresojmë që nuk do të ndotin ujërat apo lumin", shtoi ai.

Fshati turistik i Thethit në zemër të Alpeve një vit më parë u vizitua nga rreth 100 mijë turistë. Ndërsa këtë vere për shkak të pandemisë mund të kenë qenë 20 për qind e tyre.

"Këtë vit kemi punuar me shqiptar, ka pasur edhe çek dhe francez pak. Ne 20% të viteve të tjera nuk është, por ne do i mirëpresim të gjithë", tha një nga pronarët e bujtinave.  

Në mungesë të turistëve të huaj, vizitorët e Thethit këtë vit kanë qenë shqiptarët brenda e jashtë kufijve.

"Ky sezon turistik është komplet i veçantë, se kemi më shumë turist vendas dhe shqiptarët përreth, por nuk mundojnë turistët polak apo italian", Age Martini, specialiste e ADZM.

Ndërsa së fundmi kisha e Thethit simbol i qendrës se fshatit po i nënshtrohet një rikonstruksioni në çatinë e saj, duke i lënë shteg mendimit se e nesërmja do jetë më e mirë. Po kështu vijon puna për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës nga Qafa Thorja në qendër të Thethit që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 18/08/2020 21:09

    Edhe ky vete e di kur flet qe nuk ka shtet por thote ashtu kot!Ku ka qene shteti qe po e kerkon sot?ka 30 vjet demokraci?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja