-
Macron 'dritë jeshile' për negociatat: Nëse KE jep OK edhe Franca gati! Rama: Sinjal i mirë, por mos ushqejmë iluzione
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të shtunën la mënjanë qëndrimin e tij bllokues për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur se nëse Komisioni Europian jep vlerësime pozitive në raportin e tij në mars, atëherë nga ai do të jap një "OK" për hapjen e negociatave.
15 Shkurt 2020, 14:38 -
Shqipëria 'një nxënëse e mirë' për Francën: Bashkëpunon për klandestinët (VIDEO)
Shqipëria është shteti që bashkëpunon më mirë nga të gjithë vendet e tjerë në fushën e kthimit të emigrantëve të paligjshëm me shtetin francez. Kjo pohohet nga rrjeti televiziv “France 2”, që citon burime zyrtare. Në të kundërt, shumë vende të tjera nga vijnë klandestinë, krijojnë probleme për riatdhesimet.
14 Shkurt 2020, 20:00 -
1921/ Rezoluta e Komitetit Qendror të Lidhjes për të Drejtat e Njeriut drejtuar Lidhjes së Kombeve që të merrte përgjegjësitë e saj për të mbojtur Shqipërinë
“Les Cahiers des droits de l’homme” ka botuar, më 10 korrik (faqe n° 19) dhe 25 gusht (faqe n° 24) 1921, dy shkrime në lidhje me ndërhyrjen e Komitetit Qendror të Lidhjes për të Drejtat e Njeriut pranë Lidhjes së Kombeve për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe falenderimin e Mit’hat Frashërit për këtë veprim.
13 Shkurt 2020, 09:28 -
Stuhia Ciara godet zemrën e Europës, 8 viktima në Poloni, Çeki, Francë, Gjermani dhe Suedi (FOTO+VIDEO)
Pluhuri i akullit trazuar me vorbullat e erës prej stuhisë Ciara që kanë arritur shpejtësinë 147 kilometra në orë, pasi goditën bregdetin e Atlantikut, kanë rendur në zemër të Europës duke gjunjëzuar Gjermaninë dhe Zvicrën
11 Shkurt 2020, 10:22 -
Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/Flet nëna: Ma kanë mbyt djalin dhe haber s'na kanë sjellë! I lutem Ramës që t'ma sjellë trupin në shtëpi (VIDEO)
Familja Rexha ka hapur dyert e mortit, edhe pse nuk kanë trupin e djalit që ta qajnë. Me lot të sy, e veshur me të zeza, nëna e Mentor Rexhës, shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e Francës, Rukie gjen forcën për të folur para mediave, për të kërkuar ndihmë drejtuar specifikisht kryeministrit Edi Rama që t'i sjellë trupin e djalit të saj në shtëpi. Ajo shprehet se bindur se djali i saj nuk është vetëvrarë, siç autoritetet franceze pretendojnë, por e kanë vrarë.
10 Shkurt 2020, 11:04 -
Thirrja e Mit’hat Frashërit në L’Humanité (1920): Shqipëria në përgjithësi dhe Vlora në veçanti nuk e pranojnë sundimin e Italisë imperialiste
“L’Humanité” ka botuar, të dielën e 1 shkurtit 1920, në faqen n°3, thirrjen e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, mbi qëndrimin e Shqipërisë në përgjithësi dhe Vlorës në veçanti ndaj synimit të Italisë'.
10 Shkurt 2020, 09:01 -
Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)
Po bëhet gjithnjë e më i rëndë bilanci i viktimave të epidemisë prej koronavirusit. 97 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin e vdekjeve në Kinë në 910, ndërsa rastet e të infektuarve kanë tejkaluar shifrën 40,000 (40.547).
10 Shkurt 2020, 08:55 -
Vrasje apo vetëvrasje e shqiptarit në burg?! Motra: Duam ndihmë të kthejmë trupin! Ambasadori: Në kontakt me autoritetet franceze për hetimet
Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë, i arrestuar per djegien e disa makinave. Autoritetet franceze thonë se Mentor Rexha është vetëvrare, por familjarët në një komunikim me Shqiptarja.com ngrenë dyshime se ai është vrarë. Motra udhëton nga Italia ne France për të marrë trupin: Katastrofë, s'ke cfare t'i shohësh, ka shenja hekuri. Ambasadori ne Paris për Shqiptarja.com, tha se është në kontakt me familjarët dhe autoritetet atje, dhe se për kthimin e trupit në atdhe nëse familja nuk ka mundësi financiare duhet te kontaktojë me shërbimin social.
9 Shkurt 2020, 22:59 -
Ekskluzive/ Motra e shqiptarit të vrarë në burgun e Francës: Ç'a t'i çoj nënës për të qarë! Ambasada shqiptare më tha s'kemi fonde për të sjellë trupin (VIDEO)
Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.
9 Shkurt 2020, 18:21 -
EKSKLUZIVE/ Shqiptari vdes në burgun francez, familja i sheh trupin pas 1 jave: Nuk është vetëmbytur, e kanë torturuar! PAMJET E RËNDA
Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura për të marrë azil, u gjet i pajetë në dhomën e qelisë në paraburgim. Familjarët u njoftuan dy ditë më pasë nga shoku i burgut të Mentor Rexhës, ndërsa vetëm ditën e djeshme (8 shkurt), një javë pas vdekjes, u lejuan të shohin në morg trupin e pajetë të 36-vjeçarit. Në fotot ekskluzive nga morgu i spitalit të burgut, shihet që i riu ka hematoma në trup dhe një të çarë në kokë. Autoritetet franceze u thanë se Mentori është vetëvrarë, ndërsa ata akuzojnë se e kanë torturuar. Trupi i pajetë i shqiptarit akoma nuk është sjellë në Shqipëri.
9 Shkurt 2020, 13:42