-
Dumani pret Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Sue Preenen dhe ekipin e saj, gjatë vizitës së tyre në SPAK.
7 Nëntor 2024, 16:42 -
Takim i nivelit të lartë në SPAK, Dumani pret Prokuroren Federale të Belgjikës! Skuadra të përbashketa për të luftuar krimin e organizuar
Kreu i SPAK, Altin Dumani, mirëpriti Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Ann Fransen, Prokurorin Federal, përgjegjës i seksionit në luftën kundër krimit, Geert Schoorens si dhe një delegacion prokurorësh belgë gjatë vizitës së tyre dy-ditore në Shqipëri. Mes tyre u diskutua mbi angazhimin e përbashkët për ta ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.
6 Nëntor 2024, 14:39 -
Altin Dumani e 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare, transportuese të sasive të mëdha kokaine në Europë
I shoqëruar nga Arben Kraja, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Dumani bisedoi me homologët brazilianë lidhur me bandat shqiptare të cilat i kanë shtrirë “tentakulat” gjerësisht nëpër Amerikën e Jugut.
5 Nëntor 2024, 19:26 -
I dënuar përjetë, Laert Haxhiu kërkon gjyq nga e para! Dumani: Hetimet për masakrën e Lushnjës të plota! Babai i 32-vjeçarit në gjyq: Unë jam ai që vuaj
“Po dënohem pa të drejtë dhe pa fakte”. Këtë pretendim ngriti në seancë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm në shkallën e parë për masakrën e Lushnjes në vitin 2017 me dy të vrarë e dy të plagosur.
5 Nëntor 2024, 10:43 -
Takimet e Ramës me diasporën/ Bardhi kërkesë SPAK të nis hetimin: Trupi diplomatik po përdoret nga PS! Presidenti të mos heshtë, po mbështet aktivitetin e paligjshëm
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, deputeti Gazment Bardhi thotë se ka dorëzuar në SPAK një kërkesë për ndjekje penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Igli Hasanit. Sakaq, Bardhi i kërkon dhe Presidentit Begaj të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara secilin ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të kryetarit të PS dhe drejtuesit Politik për Diasporën të kësaj partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
28 Tetor 2024, 18:24 -
Berisha propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë: SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor
Vetë nga ‘arresti shtëpiak’ ku po pret të gjykohet për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, dhe me aleatin e tij në ‘arrest me burg’ për lobimin amerikan dhe aferën Cez-Dia, kryetari i PD, Sali Berisha bëri publik nismën e re: Të zhbëjë këtë sistem drejtësie të cilin e akuzon si të dhe Metën për ‘korrupsion’ gjatë kohës që kanë qenë në qeverisje. Sulmon dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, e kreun e SPAK, Altin Dumani
28 Tetor 2024, 13:07 -
Eduard Zaloshnja: Shumica e shqiptarëve miratojnë Altin Dumanin
Qysh nga fundi i vitit të shkuar, shumë ujra kanë rrjedhur në lumenjtë e Shqipërisë, dhe shumë politikanë/zyrtarë të rëndësishëm janë hetuar/akuzuar nga SPAK-u. Shumë nga të mazhorancës e disa të opozitës kanë qenë në shënjetrën e SPAK-ut këtë vit.
25 Tetor 2024, 15:23 -
Adrian Shatku pagoi edhe familjen Berisha, ish-kryeministri: Biznesmeni i mori marrëveshjet me urdhër të Ramës! Dumani mercenar, ngriti akuzë vetëm për Metën e Kryemadhin
Berisha nuk tha asnjë fjalë për pagesat që ka marrë vajza e tij Argita nga biznesmeni Shatku dhe zgjoji që të marrë në mbrojtje Monika Kryemadhin. Ish-kryeministri tha për gazetarët se Shatku është favorizuar nga kryeministri Rama dhe sipas tij duhej të ishte ngritur akuzë edhe për kreun e qeverisë.
25 Tetor 2024, 14:04 -
Spahiu për Report Tv: As mafia italiane nuk ka kërcënuar prokurorët si Meta gjatë arrestimit dhe në gjykatë
Juristi Kreshnik Spahiu e shikon mjaft të gabuar qasjen e Metës ndaj prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Altin Dumanit dje gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, në Gjykatën e Posaçme. Spahiu per Report Tv: Kam qenë në seancë gjyqësore të Fatos Nanos, Ramiz Alisë. Reagimet për kanosje nuk i kam parë as tek familjet mafioze në Itali.
24 Tetor 2024, 21:58 -
Mero Baze: Hakërrimi ndaj Altin Dumanit na tregon kush ka drejtuar Shqipërinë
Por ajo që ka rëndësi për publikun është që dy ish- presidentët dhe dy ish- kryeministrat e Shqipërisë, në momentin e tyre final të ballafaqimit me drejtësinë, të vetmen arsye për t’u dukur ende të fortë, pasi u janë zbuluar milionat e vjedhura, kanë faktin që po linçojnë dhe do hakmerren në të ardhmen ndaj kryeprokurorit që po i çon pas hekurave.
24 Tetor 2024, 20:47 -
VIDEOLAJM/ 'Qen, DumDuman', si shpërtheu Meta në akuza ndaj Altin Dumanit! 5 vite më parë i dha 'bekimin' si prokuror i SPAK
Ish-presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë seancës gjyqësore në GJKKO. Shqiptarja.com risjell në vëmendje momentin e themelimit të SPAK dhe betimin e prokurorëve para Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta.
24 Tetor 2024, 09:13 -
Avokati Petraj: Pati transferta parash kohët e fundit, ndaj SPAK arrestoi me urgjencë Metën! I bënë qetësues! Rrezikon deri në 30 vite burg! Kaq e pati çifti Çaushesku
Avokati analizon ngjarjen e fundit dhe jep detaje nga arrestimi dhe sjellja e Ilir Metës në paraburgim. Strategji për të përfituar nga alibia e shëndetit mendor, ose të detyrojë Dumanin ta kallëzojë, që të largohet nga dosja penale sipas Kodit. Petraj: Çifti Çaushesku ka akuza të rënda, kaq e patën. Partia e Lirisë del jashtë ligjit nëse provohet lobimi
23 Tetor 2024, 18:05 -
Tedi Blushi: Terroristi Dumani dhe kryebanditi Rama rrëmbyen Ilir Metën! Kallëzim penal, makinat që përdori policia, të bandave në Durrës
Blushi tha se do bënte një kallëzim penal për të gjitha shkeljet, pasi nuk është treguar mandat ndaj Metës për arrestimin. Ai cilësoi terrorist dhe kryebanditë kryeministrin Rama, kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ministrin Ervin Hoxha si ‘narkoministër’. Blushi: Horrat do marrin përgjigjen e merituar, i kemi identifikuar
22 Tetor 2024, 15:19 -
VIDEOLAJM/ Dje u arrestua Ilir Meta, përfaqësuesja e SHBA-së takon ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha
Takimi nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite por një takim i tillë përkon një ditë pas arrestimit të ish presidentit të Republikës, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me urdhër të SPAK, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Sokol Dema.
22 Tetor 2024, 11:25 -
Pas arrestimit të Ilir Metës, plas humori i zi në rrjet: Nga sëlltikasi “FreeLike” dhe ‘O Dumduman ku je?’, te ‘Mos e rruj hiç’, ‘Duhan të dredhur për Liken’ dhe ‘Majat e larta’
Pak orë pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me 3 akuza të rënda nga SPAK dhe masë sigurie “arrest me burg” nga GJKKO, nuk ka munguar as “humori i zi” i ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale
22 Tetor 2024, 11:04 -
Kryepolici Proda takon kreun e SPAK, Dumani: Bashkëpunimi ynë në stad tjetër, rrisim besueshmërisë mes palëve! Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit
Tema e diskutimit ka qenë “thellimi i bashkëpunimit mes SPAK dhe Policisë së Shtetit”, njoftohet nga institucioni. Gjithashtu theksohet edhe “ngritja e marrëdhënieve mes dy institucioneve në “një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve”
22 Tetor 2024, 10:36 -
Skandali i lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, SPAK arreston kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin! Ja akuzat (VIDEO)
Me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Arrestimi vjen 5 vite pas hetimeve intensive për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror, që janë bashkuar në një dosje. GJKKO ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për Kryemadhin, Pirro Xhixho arrest shtëpie dhe Ema Çoko detyrim paraqitjeje.
21 Tetor 2024, 13:13