-
Presidenca nis verifikimet për tre propozimet e KLGJ! Në filtër Sokol Sadushi, Ilir Panda e Ervin Pupës
Brenda 15 marsit presidenca duhet të shprehet për tre emrat e gjyqtarëve të lartë të propozuar nga këshilli i lartë gjyqësor. Ndërsa burime për Report tv nga institucioni i presidencës sqaruan se kanë nisur procedurat e verifikimit për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre kandidatëve, të cilët në rast emërimi do të kenë mandat 9 vjeçar.
7 Mars 2020, 14:00 -
Meta asnjë mundësi bllokimi për emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, afati 10 ditor dhe si do bëhet betimi
Sipas Kushtetutës edhe nëse Meta vendos të mos emërojë një nga anëtarët brenda 10 ditëve, dekreti i tij rrëzohet kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, masa e marrë nga Kuvendi për çështjen e betimit.
5 Mars 2020, 17:33 -
Dritë jeshile për 35 mijë dosjet stok/ Këshilli i Lartë Gjyqësor i dërgon tre emrat Metës për Gjykatën e Lartë
Këshilli i Lartë Gjyqësor i dërgon për dekretim Presidentit emrat e tre kandidatëve për Gjykatën e Lartë. Në dokumentin zyrtar bëhet me dije se KLGJ i ka propozuar presidentit emrin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës.
5 Mars 2020, 16:51 -
Sadushi i përgjigjet PD-së: Unë asnjë komunikim me Henri Çilin! Nëse takimi me funksionarin e drejtësisë ekziston, prokuroria të nxjerrë emrin
Kandidati për gjyqtari i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë, ku dy dosjet që dyshohet se pronari i UET-së do lobonte janë në rekurs dhe presin gjykim, thotë se nëse është i vërtetë fakti që ka një takim mes Çilit dhe një drejtuesi të një organi të lartë të drejtësisë, atëherë prokuroria duhet të bëhë publik emrin e funksionarit dhe detajet e këtij takimi.
3 Mars 2020, 20:36 -
Kush është zyrtari i lartë i drejtësisë në përgjime me Çilin për lirimin e Alikove? PD- Sadushit: Koha të sqarosh pozicionin tënd
Pasi kreu i KED-së, Ardian Dvorani mohoi që të ishte ai që kishte mbajtur kontakte me Henri Cilin, PD-ja ka hedhur akuza ndaj drejtorit të Magjistraturës, Sokol Sadushi.
3 Mars 2020, 19:09 -
Zhbllokimi i Gjykatës së Lartë/ KLGJ i nis Metës emrat e tre gjyqtarëve të rinj! Stoku me 35 mijë dosje, kandidatët: Problem emergjent
Tre kandidatët për gjyqtar të lartë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe kanë premtuar para KLGJ-së se do të zgjidhin menjëherë ngërçin e 35 mijë dosjeve që flenë në gjykatën e lartë nëse ata zgjidhen. Ndërsa këtë të enjte pritet që KLGJ të nis në presidencë emrat që do të marrin dhe pëlqimin e presidentit Meta.
27 Shkurt 2020, 10:21