Sadushi i përgjigjet PD-së: Unë asnjë komunikim me Henri Çilin! Nëse takimi me funksionarin e drejtësisë ekziston, prokuroria të nxjerrë emrin

Sadushi i përgjigjet PD-së: Unë asnjë komunikim me Henri Çilin! Nëse takimi me funksionarin e drejtësisë ekziston, prokuroria të nxjerrë emrin

Sokol Sadushi dhe Henri Çili

TIRANË - Kreu i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi i përgjigjet Partisë Demokratike, duke mohuar të jetë ai zyrtari i lartë i drejtësisë që është takuar me pronarin e UET-së, Henri Çili për të ndikuar në dosjet e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm. Kandidati për gjyqtari i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë, ku këto çështje janë në rekurs dhe presin gjykim, thotë se nëse është i vërtetë fakti që ka një takim mes Çilit dhe një drejtuesi të një organi të lartë të drejtësisë, atëherë prokuroria duhet të bëhet publik emrin e funksionarit dhe detajet e këtij takimi.

Ishte Partia Demokratike që në një deklaratë për mediat sot, i kërkoi Sadushit të reagojë dhe të sqarojë pozicionin e tij, nëse e ka takuar apo jo Henri Çilin për t'i premtuar përshpejtimin e gjykimit të dosjeve të Arbjon Alikos dhe Feti Yzeirajt kur Gjykata e Lartë të ngrihej.

Sadushi thotë se është i bindur që përfundimet e hetimeve do të nxjerrin se nuk është ai funksionari i lartë i drejtësisë që botuesi i njohur Henri Çili mund të ketë takuar.

Në dosjen e Prokurorisë flitej për një takim të përgjuar në një hotel në Tiranë mes pronarit dhe botuesit të UET-së, Henri Çilit dhe një drejtuesi "të një organi të lartë të drejtësisë", ku gjithmonë sipas organit të akuzës, ai do të lobonte për dy të dënuar përjetë. Në këtë takim, thuhej në dosjen e prokurorisë, Çili kishte marrë garancinë nga funksionari i drejtësisë, se çështjet do të gjykohen në 50 dosjet e para në Gjykatën e Lartë, e cila nuk është ende funksionale dhe ka në stok mbi 35 mijë dosje. Emri i parë i përfolur ishte kreu i KED-së dhe relatori i çështjes, Ardian Dvorani i cili mohoi të ketë takuar Çilin dhe të ketë bërë një ndërhyrje të tillë. Pronari i UET-së, Henri Çili është lënë në detyrim paraqitje, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, që janë lënë në arrest shtëpie.

Deklarata për media e Sokol Sadushit
Duke marrë shkas nga përmendja e emrit tim në deklarime politike të bëra këto ditë nëpërmjet medias, ndihem i obliguar të informoj opinionin publik dhe mediatik se: Çdo pyetje retorike e shtruar këto ditë, nëpërmjet deklarimeve politike, mediatike dhe që vë në dyshim integritetin moral e profesional, duket se ka për qëllim të dëmtojë personalitetin tim, pikërisht në këtë moment që lidhet me procedurën e nisur për kandidimin si gjyqtar i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë.

Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se, me Z. Henri Çili prej shumë kohësh nuk kam pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje, përfshirë ato që implikojnë personalitetin tim dhe, për më tepër, që lidhen me çështje gjyqësore penale.

Çdo deklarim i bërë ndaj personit tim mbi këtë ngjarje nuk përputhet me të vërtetën, sikurse jam i bindur se do të rezultojë në përfundim të procesit penal. Në rrethana të tilla, kur çështja dukshëm është me interes publik, sugjeroj se nëse është i vërtetë fakti mbi takimin e realizuar me “një funksionar të lartë të drejtësisë“, do të ishte me vend që organi i prokurorisë të sqarojë opinionin publik mbi detajet e këtij takimi. Informimi i opinionit publik i shërben, gjithashtu, ruajtjes dhe forcimit të autoritetit të pushtetit gjyqësor dhe forcon klimën e besimit në organet që ushtrojnë ndjekjen penale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dee: 04/03/2020 08:54

    Librat e tu paskam blere une si studente qe na i shiste me detyrim Eralda Methasani (edhe pse te panevojshem).

    Përgjigju
  • Pllumb: 03/03/2020 20:53

    Eshte e patolerushme dhe e pafalshme kjo loje e piste qe po ben Ilir Meta gjoja në mbrojtje të kushtetutes!! Ky monster në politiken shqiptare eshte armiku kryesor i kushtetutes, të drejtes dhe reformes në drejtesi.... Cdo njeri në kete vend e kupton hallin e Ilir Metes por ky njeri duhet të hiqet nga presidenca nje ore e me pare. Nese do behet drejtesi në kete vend ky njeri duhet të jete pas hekurave.

    Përgjigju
    • birisha: 04/03/2020 10:04

      kush ta heqi, plera qe e beri president, apo krimineli qe e shpetoi nga blloku 7% ?!!!

    • Vlore: 04/03/2020 07:53

      Ore injorantë ke fakte?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb