Zhbllokimi i Gjykatës së Lartë/ KLGJ i nis Metës emrat e tre gjyqtarëve të rinj! Stoku me 35 mijë dosje, kandidatët: Problem emergjent

TIRANE- Me nga 30 minuta kohë prezantuan vizionin e tyre për të vënë në punë gjykatën e lartë. I pari kandidat ishte Sokol Sadushi, kreu i Magjistratures i cili si moto kishte 3 dekada eksperiencë si dhe identifikimin e çështjeve për të ul stokun e 35 mijë dosjeve që flenë në arkivat e gjykatës.

Sadushi rezulton se ka qenë edhe ekspertë i ndryshimeve ligjore për reformën në drejtësi.

Kandidati i dytë ishte Ervin Pupe i cili tha se ndershmëria dhe korrektësia ishin armët e tij kërkoi votëbesimin e KLGJ për tu bërë gjyqtar i lartë në seksionin administrativ.

Ish numri dy i KLD-s Ilir Panda ishte kandidati i fundit që prezantoi vizionin e tij nëse zgjidhet gjyqtar i lartë. Sipas Pandës, stoku i dosjeve duhet zgjidhur duke nisur nga çështjet më emergjente.

Të tre këta kandidat vijnë nga radhët e jo gjyqtarëve, ndërsa pritet që pas pikëzimit dhe renditjes nga KLGJ ti kalohen presidentit të republikës.

Këta kandidatë automatikisht përzgjidhen në gjykatën e lartë e pasi për tre vende vakante ka vetëm tre kandidatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Kandidon për anëtar të Gjykatës së Lartë/ Panda: Dosjet 'stok' i shqetësojnë të gjithë, të nisim nga emergjencat gjyqësore

Kandidati për anëtar të Gjykatës së Lartë Ilir Panda deklaroi gjatë intervistës përpara KLGJ se kandindon për këtë post për të qenë afër interesit publik. Ai ceku edhe problemin e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë, duke theksuar se puna për zgjidhjen e tyre duhet të vazhdojë me profesionalizëm, duke nisur fillimisht nga emergjencat gjyqësore dhe më pas te ndarja e çështjeve.

"Karriera ime ka filluar në hetimin e veprave penale dhe pastaj në Ministri të Drejtësisë në administratë publike. Gjatë gjithë kësaj kohe aktiviteti im është shoqëruar në disa punë shkencore dhe aktualisht vij nga jeta universitare, në një universitet privat.

Mendoj se eksperiencat që kam në fusha të ndryshme ku kam punuar, do jenë ndihmuese edhe në aktivitetit gjyqësor. Kandidoj pasi është më afër interesit publik dhe lidhet ngushtë me të drejtat e njeriut. Objektivat janë të përgjithshëm dhe të përveçme, vlerat, standardet dhe rregullat e etikës profesionale.

Gjykata e Lartë ka eksperiencë të mëparshme të sigurt për punën për të çuar më para punën për zhvillimin e aktivitetit gjyqësor. Objektiv për një gjyqtar të Supremes është ajo problematik që është problemi i shumë dosjeve të mbledhura në Gjykatë të Lartë. Me profesionalizëm puna duhet të filloj, ndërsa rrugët për t’i zgjidhur duhet të shikohen. Në objektiv janë edhe marrëdhëniet me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në marrëdhënie profesionale e institucionale.

Eksperienca në mësimdhënie, puna në Ministrinë e Drejtësisë, puna në grup e më gjerë. Element janë disa veprimtari që janë pjesëmarrja në bordin e akreditimit të arsimit të lartë, dhe pjesëmarrja si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Roli i parë i GJL është roli që i jep Kushtetuta si dhe roli që i jep praktikës gjyqësore. Duhet të jetë bindëse dhe detyruese për gjykatat më të ulëta dhe për vetë palët në procese. Mendoj që përmes veprimtarisë së saj të bindi palët pjesëmarrëse, që për të shkuara atje, t’u mbushet mendja anëtarëve të GJL, që çështjet kanë rëndësi të madhe.

Stoku i dosjeve i shqetëson të gjithë. E kam studiuar dhe për mua një kontribut i GJL është për të vënë në funksion gjithçka. Fillimisht duhet filluar me emergjencat gjyqësore, më pas ndarje të çështjeve, përmes ndihmësve ligjor, të cilët me këtë angazhim mund të bëjnë riorganizim duke e bërë punën në një mënyrë të tillë.

Njeriu gjithë jetën ka plot dilema, ndërsa unë prirem të mos e lërë veten deri aty por nuk i kam shpëtuar. Kam pasur disa dhe një ndër to ishte zgjedhja midis sektorit publik dhe atij privat. Zgjidhja që bëra ishte e suksesshme", u shpreh Panda.

Ilir Panda
Ora 11:03
Kandidati për anëtar të Gjykatës së Lartë: Jam etik dhe njeri i doktrinës! Njerëzit kanë humbur besimin tek drejtësia (VIDEO)

Kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe u shpreh gjatë intervistës përballë KLGJ se besimi i publikut tek drejtësia ka rënë djeshëm. Ai i prezantoi veten si një njeri të doktrinës, me moral dhe kritik me veten.

"Besimi i publikut tek drejtësia ka rënë ndjeshëm. Ashtu edhe tek Gjykatat e Larta. Jam etik, kam moral. Jam kritik me veten. Këto janë garancitë e kandidimit tim.  Unë jam njeri i doktrinës. Unë e gjej veten në doktrinë. Kam një përvojë profesionale praktike. Kjo eksperiencë në këtë fokus puqet me profilin që ka marrë sot Gjykata e Lartë. Do vijë një kohë që doktrina do trajtohet përmes jurisprudencës. Situata me ndryshimet kushtetuese është fakt. Sistemi gjyqësor ka prodhuar vendime kontradiktorë, abuzivë. Problemi është se pas 2016 Gjykata e Lartë zvogëlonte mundësinë për gjykatat tjera që të bënte interpretimin ndryshe. Fakti që ka shumë është nuk është vetëm në Gjykatën e Lartë. Çështje shumë ka edhe gjykata e Strasburgut, Në gjykatën e Lartë mund të krijohet një seksion që mund të analizojë një grup çështjesh. Nëse çështjet grupohen, Gjykata e Lartë mund të japë vendime pilot. Duhet të ketë raste të tilla. Kjo është një punë që mund të bëhet edhe me ndihmën e KLGJ. Ky grup që do ndihmojë në selektimin e këtyre dosjeve mund të jetë edhe i përkohshëm. Ti nuk mund të pengosh aksesin në Gjykatë. Unë kam bindjen që shumë rekurse janë abuzivë. Mundet që në këtë pikë gjykata të jetë më aktive", u shpreh Pupe.

Ervin Pupe
Ora 10:40
Kandidat për KLGJ/ Sadushi: Gjykata e Lartë pa strategji, nuk ka funksionuar me median dhe publikun (VIDEO)

Kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi deklaroi se Gjykata e Lartë ka nevojë për një strategji dhe përgjatë këtyre kohëve asaj i ka munguar komunikimi me median dhe publikun.

"Gjykata e Lartë pa strategji. Ka nevojë për një strategji. Çështjet e mbartura janë në numër astronomik. Unë dua të bëhet gjyqtar i kolegjeve administrative. Gjykata e Lartë nuk ka funksionuar me median dhe publikun. Ajo duhet të përshtatet me teknologjinë e informacionit. Ajo duhet të jetë gjykatë ligji dhe jo gjykatë provash. Kam përvojë të gjatë pune. 30 vite si ekspert i të drejtës administrative ja vlerësoj vetes. Kam qenë edhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese", tha Sadushi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • likja: 27/02/2020 15:35

    ky pupa llafazan dhe shume prepotent si av. le pastaj kur te behet gjyqtar kushtetues... te tjeret riciklim ! Asgje per te qene !

    Përgjigju
  • bani: 27/02/2020 14:00

    Vlere kombetare.

    Përgjigju
  • Qytetari: 27/02/2020 11:03

    Njeri me integritet te larte profesional,moral dhe kulturor.Eshte nje aset i çmuar qe nese i shtohet sistemit te ri te drejtesise do te bej ate me te mire.Respekte per kete njeri fisnik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren