-
Hetimet për krimin në familje/ Burri vrau gruan për shkaqe xhelozie! Djali i çiftit në gjendje të rëndë psikologjike
Vrasja që tronditi Librazhdin dy netë më parë ku Daut Gjokola 53 vjeç masakroi me thikë gruan e tij Luljeta Gjokola 49 vjeçe dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.
8 Shtator 2019, 15:53 -
Krimi në familje në Librazhd, burri copëtoi gruan, i shpëtoi policisë dhe u hodh nga ballkoni me pranga në duar
Zbardh detaje të reja nga krimi në familje në qytetin e Librazhdit, ku burri masakroi gruan me thikë duke e gjymtuar. Çifti Daut Gjokola 53 vjeç dhe Luljeta Gjokola 49 vjeçe rreth orës 22:30 është kthyer në shtëpi pas xhiros së mbrëmjes krejt normalisht, ndërsa djali i tyre ka mbërritur në banesë pak pas tyre. Pak miunta pasi janë futur në banesë, mes çiftit ka nisur një debat që ka agravuar në tone të larta, më pas burri e ka masakruar gruan me thikë duke e copëtuar, i ka prerë gjymtyrët. 53-vjeçari me thikë në dorë dalë jashtë kontrollit dhe ulërinte.
7 Shtator 2019, 15:34 -
Tronditet Librazhdi/ Burri masakron gruan me thikë në sy të djalit dhe më pas hidhet nga pallati (VIDEO)
Krimi në familje godet sërish. Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Librazhdit mbrëmjen e kaluar. Një burrë masakroi me thikë gruan e tij dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen. Daut Gjokola 53 vjeç vrau gruan Luljeta Gjokola 49 vjeçe duke e qëlluar mbi 7 herë me thikë dhe u hodh nga pallati. Çifti ka dy fëmijë, djali ishte i pranishëm kur ndodhi ngjarja dhe dërgoi nënën në spital, kur u kthye gjeti të atin pajetë para hyrjes së pallatit.
7 Shtator 2019, 00:32