-
Shi në të gjithë vendin, ja si do të jetë moti sot
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites Shqipëria të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin
10 Prill 2022, 07:15 -
Meteorologia Lajda Porja: Sot bie intensiteti i erës, pjesa e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu
Fillimi i muajit prill ka rikthyer reshjet e shiut në vend, ndërsa parashikohet që pjesa e parë e muajit të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. Meteorologia Lajda Porja në një intervistë për Report Tv, tha se pritet që të ketë reshje shiu deri të dielën, ndërsa do të ketë një përmirësim të motit gjatë ditës së hënë dhe të martë, ndërsa të mërkurën pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut. Sakaq gjatë ditës së nesërme, kryeqyteti do jetë nën ndikimin e rrebesheve
1 Prill 2022, 12:05 -
Vranësira e reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke krijuar mundësi për reshje në orët e mbrëmjes dhe natës vonë.
31 Mars 2022, 07:25 -
Rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb, vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimor. Po ashtu dhe në zonat malore pritet që të ketë reshje të pakta dëbore.
28 Mars 2022, 07:27 -
Temperatura deri në 21 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb, gjatë paradites parashikohet të ketë në territor kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa kthjellime dhe vranësira do të këtë në zonat malore. Por në pasdite dhe në orët vijuese vranësirat gradualisht do të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara në veri të Shqipërisë do të jenë më të shumta.
26 Mars 2022, 07:24 -
Pasditja do të sjellë vranësira, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites. Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër. Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër reshjet nuk do të jenë prezente
25 Mars 2022, 07:27