-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Mjetet”, duke zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhur më 10 janar 2025, në një shkollë në Babrru. Si rezultat, u arrestua shtetasi E. N., 19 vjeç, një nga autorët kryesorë të vjedhjes.
15 Janar, 14:06 -
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
Shqiptarja.com mëson se turku kishte arritur të gjente kartën bankare të shqiptarit dhe përmes saj kryente transaksione bankare me bizneset e tij, të cilat dyshohet se janë të dyshimta dhe me prejardhje kriminale. 41 vjeçari Ferhat Karakus u arrestua nga policia e Tiranës.
14 Janar, 11:04 -
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
Dy vëllezër nga Kruja, në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar sot nga policia. Të prangosurit janë identifikuar si Amarildo dhe Genti Çangu
9 Janar, 15:55 -
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
Të arrestuarit 21, 22 dhe 28 vjeç, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për vjedhje. U sekuestrohen edhe pajisje që shërbenin për vjedhje, mbanin kapuçë gjatë sulmeve. Dy tentuan arratinë, shoku i telefonoi që të largoheshin. U sekuestrohen euro edhe bizhuteri floriri
8 Janar, 23:06 -
Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen
Patrullat i pikasën në qytet, teksa bënin lëvizje të çuditshme. Rrezikohet dhe jeta e efektivëve, në makinë u zbulohen mjete që shërbenin për vjedhje, si; disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida, leva dhe gërshërë elektrike
7 Janar, 19:19 -
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
Një 36 vjeçar, i shpallur në kërkim që prej shtatorit 2024 për vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish nga një banesë në Durrës u arrestua nga policia.
7 Janar, 11:43 -
Kapet hajduti serial/ Vodhi çantën me 6000 euro në dhomën e hotelit në Ksamil! E zbuluan kamerat e sigurisë (EMRI + VIDEO)
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Serial thief”, duke arrestuar shtetasin Arif Mançe, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve të kryera gjatë muajit dhjetor 2024 dhe në ditët e para të janarit 2025.
6 Janar, 11:50 -
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
Pushimet e dimrit për festa, shtojnë edhe vjedhjet në banesa por edhe të qytetarëve që dalin në sheshe për të shijuar atmosferën festive. Policia ka shtuar forcat në terren dhe sugjeron që qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit, të vendosin sisteme alarmi dhe të shmangin reklamimin në rrjete sociale, pasi do të shërbente si njoftim për hajdutët potencial. Banesat vijojnë të thyhen në format më klasike: 'arma' kryesore është kaçavida.
1 Janar, 15:50 -
Elbasan/ 2 të ndaluar arratisen nga Drejtoria e Policisë, njëri kapet! Do transferoheshin në paraburgim! Në hetim policët që u ikën me vrap 2 hajdutët (EMRAT)
Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini, ishin ndaluar nga policia e Elbasanit për vjedhje dhe sot dolën për masë sigurie në gjykatë. Pasi ka mbaruar seanca dy të arrestuarit janë transportuar me makinë në ambientet e Drejtorisë së Policisë nga ku dhe janë larguar me vrap.
31 Dhjetor 2024, 16:31 -
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
Policia ka prangosur 4 persona gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit, të akuzuar për krimet e mashtrimit, përndjekjes, vjedhjes dhe drejtim mjeti pa patentë, teksa një prej tyre ishte i dënuar me 4 muaj burg dhe tjetri me masë arresti për paraburgim.
20 Dhjetor 2024, 14:13 -
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
Operacion në tre rajonë, Veneto, Emilia Romagna dhe Lombardi, vjedhjet nga muaji nëntor dhe deri tani. Banda e kushërinjve përdorte mjete të vjedhura, 2 shpallen në kërkim, në pranga ‘shefi i skifterëve’, një 29-vjeçar shqiptar i dënuar më parë për vjedhje dhe një i afërm. Studionin banesat, sekuestrohen 150 sende dhe materiale me vlerë
20 Dhjetor 2024, 11:28