-
Guximi i Bashës për të bërë sërish premtime
Megjithatë, nuk është ky thelbi i problemit të Lulzim Bashës dhe të premtimeve të tij. Thelbi i problemit të Bashës edhe këtë herë është e shkuara e tij. Luli, njëlloj siç fshihet pas të shkuarës së tij si njeriu që ka pasur në dorë dosjet e UÇK-së, ose aferës 230 milionë euroshe e Rrugës së Kombit, falja e detit ndaj Greqisë, njëlloj i fshihet edhe premtimeve që ka bërë kur ishte kryetar Bashkie.
28 Janar 2021, 14:40 -
Dhuna në protestë/ Idajet Beqiri: Opozita i futi duart keq, ka frikë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe SPAK-u! Pano Sako: Mllefi ndaj policisë ka qenë i mbledhur në kohë
Protesta dhe dhuna e përdorur në të ishte temë debati mes të ftuarve në emisionin "Repolitix'. Të fokusuar nëse kjo protestë ishte e nxitur nga politika apo jo, qëndrimet ishin të ndara. Beqiri shprehet se dhuna sot në protestë përdoret nga opozita pasi e di që do të humbasë zgjedhjet e 25 prillit dhe se ka frikë nga SPAK-u.
10 Dhjetor 2020, 22:33 -
Filmi me të vdekur, si konfirmim i vërtetësisë së akuzave mbi Lulin
Ajo që shqiptarët kanë parë e dëgjuar këto dy ditë nga Lulzim Basha dhe opozita në përgjithësi ishin të paimagjinueshme që mund të dilnin nga goja e atyre që duan të qeverisin vendin pas 25 prillit. Vetëm për t’i ikur debatit të cilit Lulzim Basha nuk i jep dot përgjigje, opozita ka thënë fjalën e fundit duke bërë politikë me të vdekur e me morgje.
21 Nëntor 2020, 18:36 -
‘Tregtari’ i pasaportave dhe kërcënuesi i mediave
Unë nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që është habitur për ”tregtimin” e pasaportave nga Ilir Meta dhe nga sulmi i tij ndaj mediave e gazetarëve që investiguan pazarin në fjalë. Por, për të gjithë ata që nuk janë në dijeni të asaj që ka ndodhur, po jua përmbledh shkurt: Shqiptarja.com dhe gazetari i tyre Adriatik Doçi kanë bërë një investigim ku kanë zbuluar skandalin e 419 nënshtetësive që Ilir Meta ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme.
25 Tetor 2020, 19:36 -
Vala e dytë mund të quhet ‘Lulivirus’
Lulzim Basha për fat të keq është kryetari që nuk di të ndërtojë kauza. Pafuqia dhe padija e tij për të bërë opozitë është një dëm për demokracinë, por jo vetëm kaq. Ai gjatë gjithë periudhës si shef opozite, në rastin më të mirë ka vjedhur kauza e në rastin me të keq, ka shfrytëzuar fatkeqësitë natyrore apo pandemitë për të bërë politikë. Rasti më i freskët pas dy tërmeteve, është ky i pandemisë së COVID-19.
29 Qershor 2020, 21:47