-
E njëjta dorë vrau 4 të rinjtë në Durrës për drogën! Tabulatet telefonike të vëllezërve të ekzekutuar 'fundosin' 2 autorët, arrestohen
I njëjti grup, e njëjta skemë, në të njëjtin vend me të njëjtin motiv, droga, mori 4 jetë në Durrës në 2 muajt e fundit. Policia zbuloi autorët e 2 vrasjeve në 2 muajt e fundit që tronditën Durrësin. Altin Ndoci i dënuar më parë për drogë dhe vjedhje makinash së bashku me një 22-vjeçar janë arrestuar për vrasjet e vëllezërve Haxhia në 27 prill dhe 2 të rinjve në 2 mars. Identifikimi i makinës 'Toyota' që përdorën në krim çoi policinë te dy autorët. Brenda në makinë u gjetën njolla gjaku dhe gjurmë gishtash që rezultuan të 22-vjeçarit nga Durrësi, i cili pas arrestimit tregoi shokun, Altin Ndocin dhe vendin ku u kishin fshehur armët. 12 celularë të sekuestruar të autorëve, dy vëllezërit i vranë për 90 sekonda. Tabulatet telefonike 'fundosin
1 Maj 2020, 11:05 -
Babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan në Durrës: Servisin e bleva me kredi, shteti të kapë autorët
Kol Haxhia, babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës shprehet se servisin që kishin te tregu i makinave në qytetin bregdetar e kanë ngritur me kredi, rreth 40 mijë euro që kanë marrë.
29 Prill 2020, 16:54 -
Atentati në Durrës/ Dy vëllezërit u qëlluan nga një 'Toyota' gri, dyshohet për prishje pazari! Një nga viktimat u deportua nga Franca për trafik droge në 2018
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve nga grupi hetimor rezulton se hapja e zjarrit është bërë nga pozicion i ndaluar, e për pasojë kjo shton dyshimet se autorët dhe viktimat njiheshin me njëri tjetrin.
28 Prill 2020, 09:07 -
Pas Lezhës tronditet Durrësi! Vriten me 55 plumba dy vëllezër, shkak borxhi për makinat! Sot hapën Exchange-in pas karantinës (Momenti kur nxirren trupat)
Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në orës 16:40 te tregu i makinave. Viktimat janë Viktor dhe Besimir Haxhia 27 dhe 35-vjeç me origjinë nga Puka, banues në Spitallë të Durrësit. Nuk kanë precedent, pista kryesore e hetimit borxhet nga aktivitetet e makinave. Zbulohen bizneset që kishin dy vëllezërit. Viktori ishte jurist, Besimir i martuar me një fëmijë. RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Durrës, 30 të shoqëruar deri tani. Mbi dy vëllezërit u zbrazën 55 plumba.
27 Prill 2020, 17:19