-
Mbledhja e grupit të PS vonon nisjen e seancës plenare, debate për kandidaturën e KLSH! Braçe, Fino e Braho kundër Arben Shehut
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste vonoi me gati një orë nisjen e seancës plenare. Burimet bëjnë të ditur se shkak i kësaj vonesë u bë pasi grupi parlamentar i PS kishte debate për kandidaturën për kreun e KLSH, Arben Shehu.
25 Qershor 2020, 10:30 -
Përse u 'dorëzuan' socialistët përballë Ilir Metës, për KLSH-në?
Arben Shehu është miratuar me 15 vota pro dhe 2 kundër në Komisionin e Ekonomisë dhe tashmë emri i tij pritet të shkojë në Parlament, për votimin përfundimtar. Miratimi i emrit të tij është surprizë, jo vetëm për faktin se është një kandidat anonim dhe “shoqëri” e familjes Berisha-Meta, por sepse kur presidenti e propozoi 20 ditë më parë, socialistët, edhe pse jo zyrtarisht, e refuzuan atë si emër.
23 Qershor 2020, 16:32 -
Kthimi në pazar, i një detyrimi kushtetues
Presidenti Ilir Meta ka çuar sot një emër të ri në Kuvend, si kandidat për kryetar të Kontrollit të Shtetit. Prej fillimit të këtij procesi një vit më parë, presidenti Ilir Meta ka shkelur me të dy këmbët detyrimet kushtetuese në këtë çështje, duke u tallur me emrat që përcjell në Kuvend, dhe duke paralizuar kësisoj emërimin e kryetarit të ri.
4 Qershor 2020, 21:25