Përse u 'dorëzuan' socialistët përballë Ilir Metës, për KLSH-në?

Përse u 'dorëzuan' socialistët përballë Ilir Metës, për KLSH-në?

Socialistët kanë miratuar në mënyrë të papritur kandidaturën e Ilir Metës për të drejtuar KLSH-në.

Arben Shehu është miratuar me 15 vota pro dhe 2 kundër në Komisionin e Ekonomisë dhe tashmë emri i tij pritet të shkojë në Parlament, për votimin përfundimtar.

Miratimi i emrit të tij është surprizë, jo vetëm për faktin se është një kandidat anonim dhe “shoqëri” e familjes Berisha-Meta, por sepse kur presidenti e propozoi 20 ditë më parë, socialistët, edhe pse jo zyrtarisht, e refuzuan atë si emër.

Kjo, duke qenë se Meta nuk pati bërë asnjë konsultim me maxhorancën, për kandidaturën e zotit Shehu.

Për këtë arsye, në ditët në vijim, duke qenë se zgjedhja e kreut të KLSH-së është bllokuar prej kandidaturave provokuese të Metës, i cili deri më tani ka çuar katër emra, që të katërt pjesë e rrethit të tij të ngushtë, dhe pa konsultime me mazhorancën, socialistët paralajmëruan ndërhyrje në ligj, në mënyrë që të zgjidhej ky ngërç.

Në media qarkulloi edhe një projektligj që po diskutohej nga socialistët në komisionet parlamentare, për zgjedhjen e një nënkryetari të KLSH-së, i cili do të luante edhe rolin e kryetarit, në rastet kur do të kishte ngërçe të tilla si ky i krijuar tani nga Ilir Meta.

Në relacionin e këtij projektligji që qarkulloi në media, thuhej se “amendamentet kanë dalë si nevojë e rregullimit të situatës aktuale në Kontrollin e Lartë të Shtetit, por edhe vendosjen e rregullave ligjore për të ardhmen.”

Tani fare papritur dhe në heshtje, socialistët kanë vendosur të miratojnë kandidaturën e Shehut, duke “harruar” betejën gati dy vjeçare me Ilir Metën për kreun e KLSH-së, që prej kohësh kur ka përfunduar mandati i Bujar Leskajt.

Kjo është herë e dytë brenda pak ditësh, që socialistët “tolerojnë” Metën dhe i hapin rrugë atij, duke dhënë sinjale të një “bashkëpunimi” të çuditshëm.

Fillimisht ishte rasti i Dvoranit, largimi i të cilit, me kërkesë të Ilir Metës, ka bllokuar punën e KED, dhe që socialistët e kaluan si “pa mendje”, dhe tani kemi miratimin e kreut të KLSH-së, për të cilin Meta ka vepruar me kokë të vet.

Për të mos folur pastaj për Komisionin e famshëm parlamentar për shkarkimin e Metës, që socialistët po e shtyjnë pafundësisht, a thua shkeljet e tij të Kushtetutës nuk janë evidente dhe këta kanë nevojë të gjejnë prova të tjera e të mendohen se si ta kapin në faj presidentin.

Ulsi Manja, që drejton këtë Komision, dje në fakt dha shenja tërheqjeje nga shkarkimi, madje dha edhe disa argumente qesharake, të tipit “do ta peshojmë mirë politikisht”, “po thellohemi” etj.

Ndërkohë që në fakt, është evidente që këtu s’ka nevojë fare për “thellim”, pasi po bëhet një lojë e pisët për kushedi çfarë interesash të momentit, duke iu hapur udhë kështu, dyshimeve të ambasadores Kim, e cila deklaronte sërish këtë të premte, se “thashethemet” për një pazar në kurriz të reformës, në fakt nuk ishin thjesht thashetheme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TACI Vlora: 24/06/2020 10:29

    Kjo kantidature per mua ska asnje lloj logjike.Benin e ka pas koleg dhe nuk ben per kete pune kur dikujt ja thua ne sy eshte me burrerore.

    Përgjigju
  • Ku ta zëm e ku ta lem: 23/06/2020 22:43

    Turp i madh qe ne si komb,(një nga me te vjetërit ne europe),qe kur jemi formuar skemi patur asnjëherë udhëheqës po vetem hajduta e batakçinj, gjynah.. Keta 30 vitet e fundit kemi arritur kulmin...e vraftë zoti kush i ben keq Shqipërisë ky është urimi im!!!

    Përgjigju
  • Kasem gahini: 23/06/2020 20:55

    Pse e cileson person anonim,kur zoteria paska tituj shkencore,qenka profesor ne universitet.mos valle u gjet ne rruge?Po keta qe jane sot ne politike a nuk kane qene dikur "anonime"?sa per problemit e tjera,shkarkimin e metes ,reformat jam dakord me ju.

    Përgjigju
  • Tirana: 23/06/2020 19:40

    Ke plotesish te drejte. Ky eshte nje PAZAR POLITIK. Mareveshja e tyre : Edi Rama KRYEMINISTER, Ilir Meta PRESIDENT dhe Lulzim Basha KRYETAR I PD edhe 4 vjet ne OPOZITE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë