-
Dialogu Kosovë-Serbi, nisin takimet në Bruksel! Stano: Nevojë urgjente për nisjen e zbatimit të detyrimeve
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje
24 Tetor 2024, 08:26 -
Dialogu Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
16 Tetor 2024, 22:37 -
Dialogu Kosovë-Serbi/ Stano: Zbatimi i marrëveshjes kërkesë e Brukselit dhe e Uashingtonit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u tha gazetarëve se nuk ka çfarë të shtojë më shumë lidhur me pohimet e emisarit evropian për dialog Miroslav Lajçak se Serbia e ka tërhequr letrën me anë të së cilës konteston disa pika nga Marrëveshja e Ohrit
10 Shtator 2024, 17:31 -
Stano: Kosova të shmang veprimet e pakoordinuara, mund të rrisin tensionet në veri! Lajçak nesër viziton Prishtinën
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët në Kosovë pas aksioneve të fundit të Policisë në veri ku u mbyllën pesë institucione paralele
5 Shtator 2024, 14:47 -
Kosova e aleatët përplasen për Urën e Ibrit! Stano: Nëse s’na dëgjoni, do mbeteni vetëm! DASH: S’hezitojmë të mbrojmë jetët e amerikanëve
Ura e Ibrit po sjell përplasje mes Kosovës dhe aleatëve. Bashkimi Europian paralajmëron se Kosova rrezikon të mbetet e vetme nëse nuk dëgjon miqtë dhe aleatët. ShBA thotë se nuk do të hezitojë të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të mbrojë personelin dhe popullin amerikan në Kosovë.
16 Gusht 2024, 10:31 -
Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje
Në një deklaratë, presidentja Vjosa Osmani atakoi zëdhënësin e BE Peter Stano, duke i kujtuar se kur ai kalon në urat e vendit të tij, nuk i kërkon leje asnjë shteti. Osmani tha se Kosova do të sigurohet që hapja e urës së Ibrit të mos shkaktojë konflikte
15 Gusht 2024, 14:17 -
BE: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka lënë të kuptohet të martën, në mënyrë indirekte se, veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, mund të kenë ndikim negativ në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese, të vëna ndaj Kosovës më shumë se një vit më parë
6 Gusht 2024, 16:57 -
QUINT dhe BE kritikojnë Kosovën për refuzimin e vizitës të patriarkut serb
Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar Kosovën për refuzimin e kërkesës për vizitë të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe të disa priftërinjve të tjerë.
14 Maj 2024, 13:45 -
BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e 19 prillit të 2013-ës e nënshkruar asokohe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, synonte të normalizonte raportet mes dyja vendeve.
19 Prill 2024, 13:24 -
BE s’komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës
Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga blloku evropian vetëm përsëritën thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë.
5 Prill 2024, 15:44 -
Kosova dhe Serbia më 19 mars në Bruksel, BE e konfirmon: Do diskutohet edhe për dinarin
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 19 mars do mbahet një takim i ri në kuadër të dialogut. Takimi, sipas Stanos, do jetë në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa mes tjerash do trajtohet edhe çështja e dinarit
15 Mars 2024, 13:43 -
‘Keqpërdorim i administratës publike’, Stano thirrje Serbisë: Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare
Bashkimi Evropian tha të enjten se raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Serbi “konfirmon shqetësimet e bllokut”, rreth parregullsive në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit në vendin ballkanik.
29 Shkurt 2024, 16:35 -
Stano: S’ka përparim drejt BE-së për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk zbatojnë marrëveshjet
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia nuk mund të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse nuk bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera, të arritura në kuadër të dialogut.
27 Shkurt 2024, 20:18