-
Presidenti Hashim Thaçi dha sot dorëheqjen pasi Gjykata e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij
Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se Gjykata e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij kësisoj ai ka dhënë dorëheqjen. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dalin në protesta në mbrojtje të tij duke qenë se vendi është në periudhë pandemie.
5 Nëntor 2020, 11:42 -
Aktakuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Selimi: Hetimet e Hagës të padrejta dhe etnike! Askush s'mund të fajësojë UÇK për krimet e pasluftës
Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar Vetëvendosje, tha se askush nuk ka pse të pastrojë luftën e Kosovës dhe të UÇK-së pasi ajo ishte e drejtë dhe nuk ka nevojë për gjykata ndërkombëtare e vendore të pastrojë emrin e saj. Hetimet nga Gjykata Speciale e Hagës, Selimi e konsideron si një gjykatë etnike dhe të padrejtë që heton vetëm një territor dhe vetëm një etnicitet, atë shqiptar.
13 Korrik 2020, 23:01 -
Për ata që gëzohen, pse Kosova pranoi Gjykatën Speciale
Unë jam një mbështetës i Gjykatës Speciale për Kosovën dhe hyj tek ata që kam bërë betejë në opinion publik që Kosova ta pranojë. Qëllimi për të cilin ajo u ngrit, pas akuzave të Dick Marty-n, ishte pastrimi i historisë së Kosovës nga një histori që ngjante si film artistik me regjizor serb dhe aktorë shqiptarë. Por problemi më i madh që ka Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, është se deri më sot nuk ka asnjë akt- akuzë.
25 Qershor 2020, 21:47