Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë ka thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Ceku.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ceku për një intervistë për ‘Radion Evropa e Lirë’, ku bëri të ditur se intervistimi është caktuar për datën 28 shtator.
Çeku ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe ka qënë pjesëmarrës në luftërat në Bosnjë -Hercegovinë dhe Kroaci.
Gjykata Speciale në Hagë heton krimet e pretenduara të bëra nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari 1998 deri në dhjetor 2000, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës 2011, të hartuar nga ish-senatori zviceran, Dick Marty.
Duke nisur nga Janari i 2019, Ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Hagës të dyshuar ose si dëshmitarë.
Deri tani kanë dëshmuar presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i parlamentit Kadri Veseli dhe ish-udhëheqës e tjerë të UÇK-së janë ftuar për intervistim.
Në këtë kohë aktakuzat e ngritura kundër Thacit janë në shqyrtim, por asnjë akuzë e ngritur nga Gjykata speciale nuk është konfirmuar ose hedhur poshtë publikisht.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime
29 Dhjetor 2024, 13:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor 2024, 19:45
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor 2024, 15:36
-
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: S’bëtë asgjë për padrejtësinë në Hagë! Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit, gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
20 Dhjetor 2024, 12:26
-
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
20 Dhjetor 2024, 10:02
-
Ismet Bahtijari pranon fajësinë për frikësim të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë
19 Dhjetor 2024, 15:53