-
Gjeorgjia në krizë politike/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën: Është jolegjitim
Në Gjeorgji është krijuar një situatë qesharake me dy presidentë, të riun që bëri betimin në parlament dhe presidenten aktuale që nuk pranon të lërë detyrën. Ajo pretendon se pasardhësi i saj është jolegjitim dhe vjen nga një parti hajdute.
29 Dhjetor 2024, 13:33 -
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër, që shihet gjerësisht si udhëheqësi 'de fakto' i vendit në pjesën jugore të Kaukazit. Kritikët thonë se vendi ka ndryshuar duke marrë një drejtim autoritar, pro-rus muajt e fundit nën partinë e tij ‘Ëndrra Gjeorgjiane’
27 Dhjetor 2024, 20:19 -
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
Vendet perëndimore dhe Rusia u angazhuan në një betejë për ndikim në Evropën Lindore në vitin 2024, ndërsa zgjedhjet u mbajtën në disa vende që dikur ishin në sferën e ndikimit sovjetik. Moska është akuzuar gjerësisht për ndërhyrje në demokracinë evropiane pas sulmit të saj frontal në Ukrainë në vitin 2022.
25 Dhjetor 2024, 19:38 -
Presidentja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i ka bërë thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, mike e Moskës, që të caktojë një datë për zgjedhjet e reja parlamentare deri më 29 dhjetor, mes trazirave mbi votimin e fundit dhe vendimit të njëanshëm të partisë për të shtyrë negociatat me Bashkimin Evropian
23 Dhjetor 2024, 16:09 -
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
Revista spanjolle “ABC Color” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të mira për t’u vizituar në 2025. Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, turistët po kërkojnë vazhdimisht destinacione të reja që ofrojnë përvoja autentike dhe vendpushime më pak të populluara.
15 Dhjetor 2024, 08:17 -
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
Policia në Gjeorgji është akuzuar për tortura ndaj të arrestuarve në protestat që kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të ngrirë negociatat për anëtarësim në BE. Mbështetësit europianë dolën në rrugët e Tbilisti për të gjashtën natë me radhë.
4 Dhjetor 2024, 13:06 -
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
Dhjetëra mijëra protestues u dyndën drejt Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, duke shprehur zemërimin ndaj orientimit të perceptuar pro-rus të partisë në pushtet, ‘Ëndrra Gjeorgjiane’. Protestat pasqyrojnë pakënaqësi të gjera për çështje si represioni i të drejtave civile, zgjedhjet e kontestuara dhe ligjet kontroverse, përfshirë atë kundër “agjentëve të huaj”
3 Dhjetor 2024, 22:51 -
Gjeorgji/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Arrestohet lideri kryesor i opozitës (VIDEO)
Protestat nisën pas vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në BE, një veprim që kritikët e konsiderojnë si dëshmi të një orientimi drejt Rusisë, pavarësisht mohimeve të partisë në pushtet.
3 Dhjetor 2024, 15:35 -
VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë
Në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, policia shpërndau sot protestuesit pro-BE-së, të cilët për të katërtën natë radhazi protestuan kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
2 Dhjetor 2024, 21:07 -
Raporti i Progresit i BE-së: Gjeorgjia qortohet, entuziazmi për zgjerim zbehet
Herën e fundit, KE-ja ia paraqiti Tblisit nëntë kushte për politika të ndryshme, të cilat duhet t’i plotësojë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Këtu, Brukseli thjesht erdhi në përfundim se shteti në Kaukazin Jugor kishte bërë “progres të pamjaftueshëm” dhe theksoi mungesën e “angazhimit të mjaftueshëm politik nga autoritetet” për të bërë reformat e nevojshme
30 Tetor 2024, 22:57 -
Presidentja e Gjeorgjisë nuk e njeh rezultatin zgjedhor, bën thirrje për protesta
Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, dhe ka sugjeruar se shteti ka qenë viktimë e “operacionit special rus”.
28 Tetor 2024, 08:12 -
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, tha sot se ajo nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të shtunën në Gjeorgji dhe se vendi ka qenë viktimë e një operacioni special rus. Po kështu vëzhguesit evropianë konstatuan se u zhvilluan në një mjedis "përçarës" me kërcënime të përhapura dhe raste të dhunës fizike
27 Tetor 2024, 22:33 -
Zgjedhjet në Gjeorgji i fiton njeriu më i fuqishëm i vendit! Rezultatet nxjerrin të parën partinë qeverisëse pro ruse
Themeluesi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, miliarderi Bidzina Ivanishvili, opozita dhe diplomatët e huaj, i kishin cilësuar zgjedhjet si një moment vendimtar që do të vendoste nëse Gjeorgjia do t'i afrohej Perëndimit ose do të anonte përsëri drejt Rusisë, në mes të luftës në Ukrainë.
27 Tetor 2024, 08:17