-
SHBA/ Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kryen takimin e parë me homologët nga Japonia, Australia dhe India
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi detyrën me një takim simbolik me homologët e tij nga Japonia, India dhe Australia, duke reflektuar fokusin e administratës Trump për të kundërshtuar fuqinë në rritje të Kinës në rajonin Azi-Paqësor dhe më gjerë.
22 Janar, 07:52 -
Tërmeti i shkallës 7,3 ballë në Vanuatu, deri tani një viktimë, shumë trupa nën rrënoja! Dëmtohen ambasadat amerikane dhe franceze
Shërbimi Gjeologjik i SHBA, i cili gjurmon aktivitetin sizmik në mbarë botën, tha se tërmeti goditi në orën 12:47 me orën lokale, në një thellësi prej 57,1 kilometra nën shtratin e detit. Deri tani nuk ka alarm për tsunami
17 Dhjetor 2024, 09:01 -
Australia takson të ardhurat e Facebook, Tiktok dhe Google
Australia ka zbuluar planet për të implementuar një taksë për platformat e mëdha dixhitale që nuk ndajnë të ardhurat me organizatat e lajmeve. Kjo është lëvizja më e fundit e qeverisë për të rregulluar marrdhëniet mes kompanive të teknologjisë me agjencitë e lajmeve.
13 Dhjetor 2024, 14:11 -
Shteti australian miratoi ligjin që dënon fëmijët nga mosha 10 vjeç njësoj si të rriturit, reagojnë aktivistët e të drejtave të njeriut
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar një ligj të miratuar në një shtet australian që parashikon që fëmijët nga mosha 10 vjeç të ndëshkohen me të njëjtat dënime si të rriturit, me synimin për të frenuar " krimin e fëmijëve".
13 Dhjetor 2024, 09:09 -
Do të përdoret për punët në bagëti, krijohet roboti me AI në Australi
Roboti SwagBot u lançua për herë të parë në vitin 2016 si një robot i thjeshtë blegtoral i aftë për të përshkuar një terren të ashpër dhe tani është i pajisur me sensorë, inteligjencë artificiale dhe sisteme të mësimit të makinerive.
12 Dhjetor 2024, 14:05 -
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar 225 tonë kokainë në hapësirën e gjashtë javëve, një rekord global për çdo operacion të vetëm kundër narkotikëve, duke gjetur një pjesë të kësaj ngarkese në një “nëndetëse narko” që udhëtonte në një rrugë të re të trafikut të drogës, në Australi.
29 Nëntor 2024, 13:02 -
Australia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, reagojnë 'Gjigantët e teknologjisë': Proces i nxituar! Fëmijët mund të shtyhen drejt platformave të rrezikshme
Disa prej kompanive më të mëdhaja teknologjike kanë reaguar pasi qeveria australiane mori vendimin për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Ata shprehen se nga ky ndalim fëmijët mund të shtyhen drejt platformave të rrezikshme dhe alternative, prandaj procesi ishte i nxituar.
29 Nëntor 2024, 10:02 -
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
Parlamenti në Australi miratoi ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale kryesore nga fëmijët deri në 16 vjecc. Nisma u mor nga qeveria e kryeministrit Anthony Albanese i cili propozoi gjoba deri në 32 milionë dollarë për platformat e mediave sociale në rast të shkeljeve të përsëritura.
28 Nëntor 2024, 14:40 -
Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do të ndalon fëmijët deri në moshën 16 vjeçare të përdorin rrjetet sociale. Tani është në dorën e Senatit të Australisë.
27 Nëntor 2024, 16:41 -
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
26 Nëntor 2024, 21:40 -
Eduard Zaloshnja: 87% këtu duan të bllokohen TikTok dhe Snapchat, ndërkohë Australia po i bllokon për adoleshentët
Pasi Kryeministri Rama deklaroi se qeveria e tij po shqyrton mundësinë e bllokimit ose filtrimit në Shqipëri të rrejeteve sociale TikTok dhe Snapchat, u zhvilluan sondazhe online në tre media të këtushme me audiencë të lartë në internet
22 Nëntor 2024, 12:42 -
'Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!' Qeveria e Australisë çon pr/ligjin në Kuvend
Qeveria e Australisë prezantoi sot në parlament projektligjin që synon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe propozoi gjoba deri në 32 milionë dollarë për platformat e mediave sociale në rast të shkeljeve të përsëritura.
21 Nëntor 2024, 10:41