-
Si ti fyesh dy shqiptarë të suksesshëm
Besiana Kadare dhe Elez Biberaj kanë marrë dy lajme të mira. E para është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në sesionin e 75 të saj, ndërsa Elez Biberaj është komanduar si drejtor i Përgjithsëm i Zërit të Amerikës, pas dorëheqjes së drejtoreshës së mëparshme, që pasoi sulmet e administratës së presidentit Trump, ndaj radios shtetërore amerikane.
1 Korrik 2020, 21:12 -
Haga mund të prodhojë tërmet politik në Kosovë
Njoftimi i prokurorit special në Hagë, nuk ka hedhur në erë vetëm inciativën amerikane për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ketë pasoja dhe mbi riformatimin e spektrit politik në Kosovë. Në listën e këtij prokurori janë shumica e politikanëve të njohur të Kosovës së krahut të luftës dhe figura të tjera të shoqërisë së Kosovës.
28 Qershor 2020, 20:31 -
Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë
Mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë kurrë dhe është mirë të mos ketë, një marrëveshje të nënshkruar nga liderë nën shantazhin e kësaj gjykate. Çdo përpjekje për ta modifikuar objektivin e një takimi të dytë, është thjeshtë tërheqje me takt nga marrëveshja. Mënyra si Gjykata Speciale hodhi në erë takimin, provoi që drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë. Ndaj për paqen duhet të presim njerëz që nuk janë subjekte të drejtësisë. Vetëm kjo e bën të pavlefshme përdorimin politik të Gjykatës Speciale për Kosovën.
27 Qershor 2020, 20:49 -
Vjosa Osmani si 'Vetvetja' ose si 'Vetëvendosja' në LDK
Ka një lexim jorealist të asaj që ka ndodhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet drejtuese në LDK. Dhe leximi jorealist nuk vjen aq shumë nga dashuria për Vjosa Osmanin e idhtarëve të partive të tjera, por nga urrejtja që kanë për LDK ose më mirë ta themi, nga rasti që kanë për të hedhur një gur më shumë mbi LDK.
21 Qershor 2020, 22:46 -
Këshilli Politik po rishkruan Marrëveshjen
Partia Demokratike po përpiqet të rishkruaj Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore duke tentuar të propozoj amendamente për KQZ të cilat, përveçse nuk ka më lidhje me Marrëveshjen e nënshkruar, ngre kurthe të bllokimit të procesit dhe nevojën për mekanizma zhbllokuese, pasi amendamentet nuk kanë asnjë lidhje me atë që është rënë dakord.
18 Qershor 2020, 20:39 -
Demonizimi i padenjë i propozimeve kushtetuese
Nëse hapen listat dhe ruhen koalicionet parazgjedhore atëhere dy partitë e mëdha do të fusin tek “treni” i partive të vogla elementë kriminalë, duke larë duart nga përgjegjësia, pasi nuk janë të tyre formalisht. Dhe kjo do të asgjësojë dekriminalizimin.
15 Qershor 2020, 08:38 -
Takim me njerkun, në vend të babait
Një deputete e opozitës parlamentare, ka deklaruar sot votën e saj pro marrëveshjes Rama- Basha për zgjedhjet. Deklarata e saj argumentohej me faktin se marrëveshja është një fitore e opozitës së bashkuar, pasi i garanton asaj zgjedhje të lira. Është i njëjti fjalor që përdor Lulzim Basha dhe PD për të argumentuar marrëveshjen me Ramën.
10 Qershor 2020, 20:40 -
Përse Basha duhet të ulet në tryezë me opozitën parlamentare?
Partia Demokratike duhet të ndryshojë qasjen zyrtarisht ndaj opozitës parlamentare, duke kërkuar të ulet në bisedime me ta për të zgjidhur krizën e votave në Parlament. Opozita parlamentare është produkt politik i Partisë Demokratike dhe janë aty si zgjedhje e Lulzim Bashës dhe si pasojë e akteve politike të Lulzim Bashës.
9 Qershor 2020, 22:31 -
Eshtë një marrëveshje kundër sfidantëve të rinj në politikë
Nuk jam i sigurtë sa do të ketë mundësi opozita parlamentare të ruajë pakicën bllokuese për 84 vota, por e sigurtë është, se ata kanë në dorë në mënyrë paradoksale t’i rikthejnë nderin misionit të OSBE /ODIHR në Shqipëri dhe gjithë ambasadorëve që u muarën me të ashtuquajturën reformë zgjedhore.
8 Qershor 2020, 19:42 -
Reforma zgjedhore, si radiografi e problemeve të opozitës
Debatet brenda Këshillit Politik, që po dikton vendimet për reformën zgjedhore, janë treguesi kryesor se kush e ka vendimarrjen politike në opozitë. Ndërsa socialistët kanë pranuar tri kërkesat bazë të ODIHR, që kanë të bëjnë me depolitizimin e administratës zgjedhore, identifikimin elektronik të votuesve dhe Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që kanë kaluar Vetingun, demokratët dhe përfaqësues të LSI në Këshill, janë të pasigurtë nëse konsensusi i tyre në tryezë do të ketë mbështetje politike nga dy faktorët kryesorë politik, që formalisht janë jashtë partive, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
31 Maj 2020, 21:38 -
Disa gënjeshtra që duhen çmontuar nga propaganda e Vetëvendosjes
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që mbron parimin që Republika bazohet mbi shumicat parlamentare, ka një reagim të pritshëm të Vetëvendosjes dhe mbështetësve të saj, jo vetëm kundër Gjykatës Kushtetuese, por dhe kundër të vërtetave të cilat ata i shtrembërojnë, në funksion të propagandës.
31 Maj 2020, 17:48 -
Ngërçi fals për reformën zgjedhore në pritje të 'pazarit'
Reforma zgjedhore duket se ka hyrë në ngërç jo për shkak të ndonjë problemi serioz rreth rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por për shkak të pretendimeve të reja që Partia Demokratike po i përdor si shkak për ta çuar bllokimin në kufirin kohor ekstrem, me qëllim që palët të ulen për negociata politike.
29 Maj 2020, 22:47