-
Kompromiset në heshtje të Edi Ramës, me Kodin zgjedhor
E vërteta është se nga këto ndryshime, e vetmja që nuk përfiton është LSI dhe kjo, jo aq pa dëshirën edhe të Lulzim Bashës. Ilir Meta natyrisht kërkonte listat 100 përqind të hapura që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe nga ana tjetër kërkonte të mos prekej 5 Qershori. Kërkesa e 5 Qershorit ju plotësua, por listat nuk u hapën sic kërkonte ai.
5 Tetor 2020, 19:36 -
Përse nuk duam të na mbrojë askush, nga Ilir Meta?
Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga
4 Tetor 2020, 19:13 -
Sulmi i Metës ndaj gazetës 'TemA', reagon Mero Baze: S’jam tmerruar as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë dhe më kanë nxjerrë nga redaksia me policë
Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka reaguar pas sulmit frontal që presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndërmarrë ndaj kësaj të përditshme informative. Baze sfidon hapur kreun e shtetit duke hequr edhe një paralele mes pushteteve që aktualisht ka në dorë Ilir Meta.
4 Tetor 2020, 14:55 -
Partia që ende ka kriter për karrierën, Gërdecin
Partia Demokratike ka skualifikuar nga gara për kreun e KQZ-së, Ilir Rusmalin, ish- zëvendëskryeministrin e saj, për t’i hapur rrugë Ilirjan Celibashit, ish- ministër socialist, për shkak të mërisë që familja Berisha i mban ish- zëvendëskryeministrit, se nuk firmosi kontratën e Gërdecit që kërkonte djali i Berishës
3 Tetor 2020, 19:59 -
Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha
Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra është që Edi Rama është i trembur për vdekje nga Lulzim Basha. Në atë moshë njeriu kur dremit, çfarë nuk i kalojnë para syve, edhe frikërat edhe shpresat edhe planet, por nuk është mirë t’i thotë të gjitha brenda një fjalie.
27 Shtator 2020, 16:23 -
Periferi
Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online
Ka vajza dhe djem që shkruajnë e flasin ndryshe; ndryshe nga armata e analistëve, gazetarëve, politikanëve pro ish-qeveritarë, që s’ditën më shumë se të prodhonin “Babalen”, apo të sulmonin egër dhe me insistim Carlo Bolinon, apo Ben Blushin, Mero Bazen duke treguar se më shumë se çdo gjë tjetër ia kanë frikë logjikën dhe seriozitetin e argumentit.
22 Shtator 2020, 21:19 -
Pse u pendua opozita pas pushimeve, për ndryshimet kushtetuese?
Në një deklaratë të tij disa orë më parë, Ilir Meta kërkon që të ruhen të reflektuara në Kod vetëm ndryshimet e bazuara në marrëveshjen e 5 qershorit, duke u përpjekur për të injoruar ndryshimet kushtetuese të bëra nga Kuvendi i Shqipërisë.
16 Shtator 2020, 07:53 -
Kukullat e kurdisura të ekraneve dhe fenomeni Kryemadhi
U desh një koment normal, i një të ftuari përballë Monika Kryemadhit, duke i kujtuar pabesueshmërinë e LSI në luftën kundër korrupsionit, që kjo e fundit të destabilizohej. Për gati dy minuta, Kryemadhi shpërtheu ndaj një pedagogu të ri, Besart Kadia, e alarmuar dhe në panik, thua e kishin kapur ndërkohë duke vjedhur.
11 Shtator 2020, 16:16 -
Identikiti i të mërziturve nga qeverisja e Edi Ramës
Ka një përpjekje propogandistike për të bërë garë me objektiva deputetësh nga Edi Rama, apo me fallxhorë të opozitës, që shpallin se sa deputetë do të marrin, përpjekje e cila ka krijuar një kakofoni mbi gjendjen reale të elektoratit para zgjedhjeve.
9 Shtator 2020, 20:08 -
Kryeministri që 'vrau' makthin e bisedimeve
Makthi më i madh i politikanëve të Kosovës vitin e fundit, u bënë bisedimet me Serbinë, nën mbikqyrjen amerikane. Për shkak të spekulimeve, shpeshherë të pafytyra për të dëmtuar politikisht njëri- tjetrin dhe pastaj pas revanshit populist të “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit, që krijuan kultin e prerjes me thikë të kokës së Kosovës në Uashington, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, u kthyen në një “patate të nxehtë”, që askush nuk donte ta mbante në dorë.
3 Shtator 2020, 09:11 -
Edi Rama tani duhet të mundë Edi Ramën
Edi Rama ka pasur dëshirë të bëjë surpriza me zgjedhjet e tij. Në një farë mënyre ja ka dalë të çudisë së paku 24 orë gjithë Shqipërinë, kur ka emëruar ministra surprizë, që askush nuk vinte bast se ekzistonin, apo të tjerë që për disa ditë rresht shtypi u ngatërronte emrin.
2 Shtator 2020, 09:18 -
Berisha, si 'kokë turku' i Metës dhe Bashës
Sali Berisha është duke shtrënguar dhëmbët, jo aq nga Edi Rama, se sa nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Të dy “pasardhësit” e tij, që mund ta rikthejnë në pushtet, kanë 24 orë që tallen me të, duke u marrë me marrëveshjen e detit të 2009, të cilën e kanë votuar të tre, por që dy prej tyre tani e mohojnë dhe e quajnë tradhti.
28 Gusht 2020, 20:42 -
Një stuhi që nuk mbërrin në brigjet tona
Greqia ka bërë disa hapa pozitivë në debatin mbi njohjen e ndërsjelltë të kufirit detar Shqipëri- Greqi. Deri më dje, disa politikanë në Athinë dhe Sali Berisha e Ilir Meta në Shqipëri, këmbëngulnin se marrëveshja do të mbetet ajo e vitit 2009 dhe se ajo që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese “do të ngelet turp në histori” (citoj Berishën).
27 Gusht 2020, 20:58