-
Enver Robelli: Plaka që i nervozon të gjithë
Natyrisht gjatë negociatave në Minsk do të kishin vepruar ndryshe po ta kishim ditur se çka ndodh më 24 shkurt 2022”, tha Plötner. Në të vërtetë, me pushtimin e Krimesë më 2014 ka qenë e ditur se çfarë planesh destabilizuese ka Putini. Plötner nuk është i vetmi diplomat apo politikan perëndimor që ka refuzuar të kuptojnë se çfarë po ndodh përreth.
2 Qershor 2024, 08:37 -
Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?
Shkaqet e humbjes së socialdemokratëve maqedonas janë në radhë të parë të brendshme. Në mbi 20 vjet në pushtet, edhe BDI si parti kryesore e kampit shqiptar nuk ka mbetur e paprekur nga fenomenet negative. Me kalimin e viteve Ali Ahmetit, njërës nga figurat më meritore për avancimin historik të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, duket se i dolën nga dora disa ithtarë të tij.
9 Maj 2024, 19:24 -
Ukrainasit pa municion, europianët të lodhur e pa plan: A po shkon Putin drejt pushtimit të Kievit?
Vladimir Putinit po i ecin punët mirë. Brenda 6 muajsh i hoqi qafe dy oponentë të tij: Jevgeni Prigoshinin dhe Aleksej Navalnin. Prigoshini vdiq në një “aksident ajror”, Navalni vdiq në burg në një vendbanim polar.
26 Mars 2024, 10:24 -
Enver Robelli: Në pavijonin e të marrëve gjendet më i mençuri i qytetit
Qëllimi final i çdo autokrati është ta zhbëjë jo vetëm mendimin kritik, por edhe krejt idenë e opinionit publik. Që në fund shoqëria të mos ekzistojë fare, por vetëm sundimtari dhe shërbëtorët e skllevërit e tij. Për t’i kontrolluar këta s’duhet as arbitraritet i madh, as dhunë e shfrenuar, nëse pushteti është mirë i konsoliduar.
19 Mars 2024, 00:40 -
Banditi i porositur në AliExpress
Serbia e bëri multimilioner Milan Radoiçiqin, sepse synonte ta shkatërronte Kosovën. Disa politikanë në Prishtinë e bënë partner Radoiçiqin për të fituar pushtetin. Rasti i tij tregon se politika në Ballkan shpeshherë është vetëm sinonim i krimit të organizuar. Në këso situatash njerëzit e gjejnë shpëtimin te humori i zi. Së paku për pak minuta
10 Tetor 2023, 18:56 -
A do ta gëlltisë Perëndimi edhe këtë farsë të Vuçiqit?
Propaganda e qullët serbe, manipulimet, parodia juridike, trajtimi i terroristëve si figura të rëndësishme publike, arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i kriminelit Milan Radoiçiq nuk paraqesin asnjë befasi. E habitshme do të ishte nëse Perëndimi e gëlltit edhe këtë farsë të Vuçiqit. Një kronikë e rrenave të parapolitikës serbe – nga luani i kopshtit zoologjik të Sarajevës deri te gomat e djegura në Dubrovnik.
5 Tetor 2023, 08:04 -
Rreziku nuk ka kaluar
Ka një tendencë madje edhe në mediat e pavarura serbe që për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës të shfajësohet Vuçiqi, duke ia ngarkuar fajin “strukturave”, “shërbimeve”, shefit të shërbimit sekret Vullin dhe ministrit të Mbrojtjes Gashiq, grupeve të fuqishme kriminale në veri të prira nga Millan Radojçiqi etj
25 Shtator 2023, 17:46 -
Zjarrvënësi i Ballkanit e ka emrin Aleksandër Vuçiç
Revista gjermane “Der Spiegel” kritikon ashpër presidentin serb për tendencat autokratike në vendin e tij dhe rolin destruktiv në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë. Ndërsa Vuçiq minon paqen në rajon, Perëndimi po tregohet tepër tolerant. Ndaj propagandës së Vuçiqit po hesht sidomos Mirosllav Lajçak, shkruan revista nga Hamburgu
6 Gusht 2023, 17:48 -
Me Musaf dhe Mercedes
Në eposin e tij të vargëzuar “Gjermania. Një përrallë dimërore” poeti gjerman Heinrich Heine demaskon për mrekulli hipokrizinë dhe hipokritët. Pra, ata që prej të tjerëve kërkojnë rigorozitet moral, ndërsa vetë jetojnë në luks. “I njoh edhe zotërinjtë shkronjëtarë; e di, ata pinin verë tinëz dhe publikisht predikonin ujë”, shkruan Heine
13 Prill 2023, 12:25 -
Një ditë premtuese në Bruksel, që duhet të pasojë me ditë joeuforike
Mbi kryeministrin që duhet të mësohet të ecën rrafshit dhe opozitën që shpreson se duke hedhur mjegull mund ta zhbëjë të kaluarën. E kaluara ka qenë kështu: nënshkruheshin “marrëveshje historike” dhe pastaj shpalleshin marrëveshje antihistorike.
28 Shkurt 2023, 17:39 -
Komiteti i barcaletave
Bukë s’kishte mjaft, por humor me bollëk. Liri të shprehjes nuk kishte, por në ambiente të sigurta private lulëzonte tregimi i barsoletave. Njerëzit prisnin në rend për qumësht dhe kohën e kalonin duke i pëshpëritur njëri-tjetrit anekdota e rrëfime shpotitëse.
31 Janar 2023, 10:33