-
Skenë si në filma, shqiptari merr para me makinë policët në Itali
Një burrë me origjinë shqiptare, duke dashur t’i shpëtojë kontrollit të policisë në Parma, Itali ka përplasur me makinën e tij dy efektivë
-
Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje
Papa Françesku, teksa ishte duke lexuar një pjesë të predikimit të meshës që ai kryesoi në sheshin e Shën Pjetrit në Romë ditën e sotme (9 shkurti), ndaloi leximin, pasi u ndje keq.
Ai ndërpreu leximin dhe ja kaloi tekstin kryepeshkopit Diego Ravelli.
-
SHBA/ U emërua drejtuese e ‘Zyrës së Besimit’, kush është Paula White? Në 2020 u bë virale për thirrjet hyjnore që Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale
Pasi Presidenti i SHBA Donald Trump miratoi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një “Zyre të Besimit” në Shtëpinë e Bardhë, këshilltarja e tij shpirtërore, televangjelistja Paula White, u emërua si drejtuese e parë e këtij institucioni.
White tërhoqi vëmendjen katër vite më parë për një seancë lutjeje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, pasi ajo thërriste për ndërhyrje hyjnore që Trump të fitonte ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
-
SHBA/ Gjykatësi federal bllokon planin e Trump për të pezulluar mijëra punonjës të USAID-it
Një gjyqtar federal urdhëroi administratën Trump të ndalonte planet për të vendosur të paktën 2,200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në pushim administrativ të premten në mbrëmje dhe kërkoi që agjencia të rikthente përkohësisht 500 punonjës të tjerë që ishin pezulluar.
Në një urdhër ndalimi të përkohshëm të lëshuar vonë të premten, gjyqtari i Gjykatës së Qarkut të SHBA, Carl Nichols, tha se administrata Trump nuk mund të vendoste asnjë punonjës të USAID në pushim administrativ dhe se qindra të tjerë që tashmë ishin vendosur në pushim duhet të rikthehen të paktën deri më 14 shkurt, ora 23:59.
Ky vendim erdhi pak para se agjencia, e cila ndodhej nën presion, të vendoste mijëra punonjës në pushim të pacaktuar ose t’i pushonte nga puna. CNN raportoi para vendimit të gjyqtarit se USAID kishte planifikuar të mbante më pak se 300 persona si staf thelbësor pas orës 23:59 ET të premte
-
Vatikan, rumuni hyn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzon gjashtë shandanë
Një incident i rëndë u shënua një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Vatikan
-
Itali/ Antimafia arrestoi 39 persona, zbërthehet klani shqiptar që paratë e grabitjeve i investonte në drogë! Sekuestrohen 25 mln euro kokainë, trafik dhe në San Marino
Sekuestrohen 250 kg kokainë, 40 kg hashash, armë, valutë dhe bizhuteri ari të vjedhura, me vlerë qindra mijëra euro. Gjykata e Riminit jep 26 masa sigurie arrest me burg, në total numri i të dyshuarve shkon në mbi 60 persona. Disa prej tyre fshihen në Shqipëri. Dërgesat e drogës bëheshin me ‘postë’
-
Lufta në Gaza/ Lirohen tre pengje izraelite, drama e njërit prej tyre! Nuk e di se Hamasi i vrau gruan dhe vajzat më 7 tetor: Mezi pres t'i takoj
Janë shokuese pamjet e momentit kur tre pengjet Ohad Ben Ami, 56 vjeç, Eli Sarabi, 52 vjeç, dhe Or Levi, 34 vjeç të dobësuar dhe në gjëndje jo të mirë shëndetësore hipin në podium ndërsa shoqëroheshin nga ushtarët e Hamasit mëngjesin e sotëm.
-
Greqi/ Ja si u grabit vila me mbi 1,5 mln euro në valutë dhe shufra ari! Banda shqiptare u tradhtua nga aksidenti me vdekje i një prej anëtarëve
Një supervjedhje ndodhi shtatorin e kaluar në Greqi, ku një bandë grabitësish të dyshuar shqiptarë arritën të bastisnin valutë dhe ar në vlerën e të paktën mbi 1,5 mln eurove. Media e vendit fqinj ka publikuar së fundmi edhe pamjet nga kjo grabitje spektakolare. Tre anëtarët e tjerë u zbuluan nga kontaktet dhe bisedat në telefonin e viktimës së aksidentit
-
Trump sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale, firmosi urdhër arrest ndaj Netanyahut! Vjen reagimi nga Haga: Kërcënohet puna e pavarur
Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) së bashku me ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe një udhëheqës të grupit militant palestinez Hamas, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Ende nuk dihen emrat e individëve të sanksionuar.
-
Tërmetet në Santorini, kryeministri Mitsotakis viziton ishullin grek: Po përgatitemi për më të keqen, 3 milionë euro për ndërtimin e një porte shpëtimi
Qeveria greke po përgatitet për më të keqen dhe po shpreson për më të mirën. Kryeministri grek Mitsotakis iu drejtua me këto fjalë komunitetit shkencor dhe përfaqësuesve lokalë të ishullit Santorini gjatë një vizite që zhvilloi atje këtë të premte, ku pa nga afër emergjencat civile që janë stacionuar prej ditësh më nisjen e një vale tërmetesh.
-
Imazhet e sulmit izraelit që vrau liderin e Hezbollahut Hassan Nasrallah më 27 shtator janë publikuar në Bejru
Imazhet e sulmit izraelit që vrau liderin e Hezbollahut Hassan Nasrallah më 27 shtator janë publikuar në Bejrut . Një shpërthim i frikshëm ka ndodhur në një bunker të krijuar poshtë një ndërtese. Sipas versionit zyrtar, IDF-ja e goditi atë me një seri bombash në vazhdimësi, pothuajse si për të "gërmuar" një shteg . Në këtë video mund të shihni një shpërthim nëntokësor, me sipërfaqen e rrugës që ngrihet.
-
Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA?
Nuk është ende e qartë se kur presidenti amerikan Trump do t'i drejtohet BE me politikën e tij doganore. Por Evropa tashmë po përgatitet dhe po reagon me kundërkërcënime - dhe oferta
-
Spanja refuzon sugjerimin e Izraelit që të pranojë palestinezët nga Gaza, ministri Albares: Toka e banorëve të Gazës, duhet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez
Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, këtë të enjte hodhi poshtë sugjerimin e ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, që Spanja të pranojë palestinezët e zhvendosur nga Gaza.
-
Argjentina del nga OBSH: Ndërhyri në sovranitetin tonë! Ka ndikim politik, nuk ka pavarësi
Argjentina, lideri i së cilës është një aleat i Donald Trump, del nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë. Arsyet i adresohen ndikimit politik të organizatës dhe dëmeve që i janë shkaktuar vendit sidomos gjatë pandemisë së covid-19 me masat shtrënguese të orientuara nga OBSH.
-
Plani i Trump për Gazën, Shtëpia e Bardhë: Do jetë riviera e Lindjes së Mesme! New York Times: Presidenti s'u konsultua me asnjë! BE, Britania, Kina, Rusia, Turqia e Irani kundër
Donald Trump nuk e kishte konsultuar me asnjë nga zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë planin që prezantoi për Gazën. Nju Jork Times thotë se Trump dukej sikur bëri një njoftim normal por në fakt lëxoi vetëm disa rreshta në letër, për të cilat nuk dinte gjë as Benyamin Netanyahu. Ky I fundit më pas e cilësoi planin të shkëlqyer dhe propozimin më të mirë të bërë ndonjëherë. Plani I Trump u kundërshtua nga dhjetra shtete.
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
Banda shqiptare vidhte bizhuteritë në Rimini dhe investonte në drogë. Mes të arrestuarve edhe një karabiniere italiane, që i ndihmonte autorët me pensionistët ‘shënjestra’ të grabitjeve. Sekuestrohen mallra luksi të markave të shtrenjta, 40 ora me vlerë 800 mijë euro. Dyshohen edhe për përfshirjen në një grabitje, me pasojë vdekjen e një të moshuare
-
Plani i Trump: SHBA merr kontrollin total të Gazës, do jetë riviera e Lindjes së Mesme! Zhvendosje e përhershme e palestinezëve
Trump u zotua se SHBA do të merrte përgjegjësinë e rindërtimit dhe stabilizimit të Rripit të Gazës pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo lëvizje do të mund të shkatërronte angazhimin dhjetëra vjeçar politik të SHBA ndaj konfliktit izraelito-palestinez. Trump njoftoi planin e tij të befasishëm gjatë një konference me kryeministrin izraelit në Uashington.
-
Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, 10 të vdekur
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur sot pas disa të shtënave me armë në institucionin arsimor 'Campus Risbergska' në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit.
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten!
Deri më tani raportohet se janë të paktën 11000 njerëz që janë larguar nga ishulli i Santorinit. Konkretisht 7000 qytetarë dhe 1200 automjete private që u nisën me anije, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos argumentoi se "ne kemi arritur në një udhëkryq kritik", duke thënë se "jemi në një sekuencë me paratërmete
-
Lufta tregtare/ Kina i përgjigjet Trumpit: Vendos tarifa doganore 10-15% për qymyrin e gazin amerikan! Hetime dhe kundër Google
Në ditën kur hyjnë në fuqi tarifat doganore të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kundër të gjitha mallrave kineze, Pekini kundërpërgjigjet me një paketë masash që synojnë qymyrin dhe gazin natyror të lëngshëm (GNL) me tarifa prej 15%, si dhe një tarifë shtesë prej 10% mbi naftën, pajisjet bujqësore dhe disa lloje makinash.
-
Gjermani/ CDU/CSU zotohen të mos bëjnë koalicion me AfD! Konfirmohet mbështetja ndaj kandidatit për kancelar, Friedrich Merz
Në kongresin e CDU, i votbesuari i unionit me CSU, si kandidat për kancelar të gjermanisë, Friedrich Merz, u zotua të mos bashkëpunojë me partinë e ekstremit të djathtë AFD pas zgjedhjeve të parakohshmë që do të zhvillohen në gjermani ne datën 23 të këtij muaji.
-
‘USAID’, ligjvënësit demokratë protestojnë në Uashington, iu bashkuan edhe senatorët! Marco Rubio mori drejtimin
Ligjvënësit demokratë dhe punonjës të USAID në SHBA protestuan përpara selisë së agjencisë në Uashington, kundër lëvizjeve të administratës Trump, për t’i larguar ata me qëllim reformimin e agjencisë. Sekretari i Shtetit Marco Rubio është drejtuesi i saj, ndërsa emërimi i tij në këtë detyrë duket se linjëzon fondet amerikane që shpenzohen nëpër botë, me politikën e saj të jashtme
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani rrit tarifat! Europa po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
Në vetëm 2 javë nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë veprime të shumta të cilat duket se rrezikojnë ekuilibrat gjeopolitikë dhe sfumimin e unitetit të Perëndimit.
Për një analizë më të detajuar të situatës, Ledion Krisafi, ekspert për marëdhëniet ndërkombëtare, ishte i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv.
Polemikat lidhur me USAID-in, Krisafi i polarizoi si një “luftë” të kthyer mes Sekretarit Amerikan të Shtetit – i cili ka marrë drejtimin e agjencisë - dhe Elon Musk, i cili kërkon me ngulm mbylljen e saj.
-
Djali i Donald Trump gjuan rosat në një zonë të mbrojtur në Venecia, çështja shkon në parlamentin italian
Një video që tregon djalin e Donald Trump duke qëlluar ndaj rosave në Venecia, në një zonë të mbrojtur, ka shkaktuar reagime të shumta. Rasti ka mbërritur edhe në Këshillin Rajonal të Venetos me një interpelancë nga Europa Verde dhe në Parlamentin Italian me një kërkesë nga Avs ( Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë) për ndërhyrjen e ministrit Gilberto Pichetto Fratin.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Donald Trump Junior ishte në Venecia me partneren e tij të re për pushime. Së bashku me një grup miqsh, ai mori pjesë në një ekspeditë gjuetie në lagunë.
Në një faqe amerikane të specializuar, “The Global Hunt for Adventure”, është publikuar ditët e fundit një video ku Trump Junior shfaqet i rrethuar nga thellëza dhe rosa, duke dhënë edhe një intervistë.
-
Atentat në Moskë/ Vritet Sarkisyan, themeluesi i trupave ArBat! Lideri paramilitar pro rus i Donjetskut kërkohej nga Kievi, u hodh në erë brenda shtëpisë luksoze
Një bombë shpërtheu në hollin e një blloku luksoz apartamentesh në Moskë, duke vrarë një lider paramilitar pro-rus nga Ukraina lindore së bashku me truprojën e tij Armen Sarkisyan.
Bomba shpërtheu pikërisht në momentin kur një burrë me truproja hyri në hollin e kompleksit rezidencial “Scarlet Sails” në brigjet e lumit Moskva të hënën, raportuan mediat ruse.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass, duke cituar shërbimet e sigurisë, raportoi se shpërthimi ishte një sulm ndaj Armen Sarkisyan, kreut të Federatës së Boksit në Donetskun e pushtuar nga Rusia dhe themeluesit të një batalioni që luftonte kundër Ukrainës. Sarkisyan, i cili kërkohej në Ukrainë, kishte një histori të gjatë të mbështetjes së forcave pro-ruse në Ukrainë.
-
Elon Musk: USAID është organizatë kriminale,duhet të vdesë! Agjencia pezullon nga detyra 2 zyrtarët që ndaluan përfaqësuesit e 'DOGE' të hynin në seli
Deklaratat e miliarderit, i cili u emërua nga presidenti amerikan për të drejtuar Departamentin e Efiçencës Qeveritare u bënë pasi anëtarët e grupit të tij u ndaluan të hynin në selinë e agjencisë në Uashington, DC. Donald Trump deklaron se do të ndërprerë financimet për Afrikën e Jugut.
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, ankth në Santorini! Banorët kalojnë natën jashtë, anijet dhe avionët mbushen plot, mbyllen shkollat
Banorët e Santorinit përjetuan një natë plot ankth dhe pasiguri, pas aktivitetit të vazhdueshëm sizmik që ka ngritur alarmin në ishull. Shumë banorë, nga frika e lëkundjeve të reja të forta, zgjodhën të kalonin natën jashtë, ose në makinat e tyre ose në vende të sigurta të treguara nga autoritetet komunale.
-
Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Panama, takohet me presidentin Mulino, në fokus ndikimi kinez në Kanal
-
Protesta masive në Gjermani/ 250 mijë qytetarë protestojnë kundër bashkëpunimit të CDU/CSU me të djathtën ekstreme
Qindra mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë protestuar këtë fundjavë në rrugën e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag.
-
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni nuk tërhiqet: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Lëvizja e qeverisë italiane pas vendimit për të mos lejuar qëndrimin e 43 emigrantëve në Shqipëri: largohen nga gjykatat e apelit gjyqtarët e seksioneve të vjetra të emigracionit.
-
Lufta në Ukrainë/ Moska bastis shkollën në Kursk, 95 persona nën rrënoja! Zelensky: Rusia është një shtet pa qytetërim
Ushtria ukrainase ka raportuar një sulm nga ushtria ruse në një ndërtesë shkolle ku strehohen kryesisht të moshuar në qytetin Sudzha në Kursk të kontrolluar nga Kievi. Pas këtij sulmi Zelensky shprehet se Rusia është një shtet pa qytetërim
-
Papa Françesku pengohet teksa hynte auditorin e Vatikanit
Një incidet i pakëndshëm i ndodhi sot Papa Françeskut
-
Marrëveshja e armëpushimit/ Hamasi liron 3 pengjet e para, Izraeli do lirojë 183 të burgosur palestinezë
Një tjetër shkëmbim i të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit është bërë ditën e sotme.
Sipas La Repubblica, 3 burra janë kthyer në Tel Aviv, mes tyre Yarden Bibas i cili u lirua së bashku me dy pengje të tjerë izraelitë, Ofer Kalderon dhe Keith Samuel Siegel.
Pengu Ofer Kalderon i është dorëzuar Kryqit të Kuq nga Hamasi pas 484 ditësh robëri.
-
SHBA, rrëzohet aeroplani mjekësor me 6 persona në Filadelfia, në bord ishte pacientja 12-vjeçare
Një tjetër aksident ajror ka ndodhur në SHBA, vetëm pak ditë pas përplasjes së një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak mbi Uashington, ku humbën jetën 67 persona. Një avion mjekësor, i cili transportonte një 12 vjeçare paciente dhe pesë persona të tjerë, të gjithë me shtetësi meksikane, u rrëzua të premten mbrëma në një lagje në verilindje të Filadelfias. Avioni shpërtheu në flakë duke djegur disa shtëpi dhe makina
Sipas Sekretarit të ri të Transportit, Sean Duffy, në avion ndodheshin të paktën gjashtë persona dhe, sipas policisë, ai ishte në një mision mjekësor. Kompania pronare e avionit ka deklaruar se ende nuk ka konfirmime për të mbijetuar, ndërsa autoritetet raportojnë për disa të plagosur në tokë.
Burime të tjera i thanë CBS News se mbetjet e avionit goditën disa automjete në zonë, një lagje e populluar me shumë shtëpi të bashkangjitura. Pas aksidentit, shumë rrugë u mbyllën.
-
DOKUMENTI/ 1874 emigrantë shqiptarë pritet të dëbohen nga SHBA pas urdhrit të presidentit Trump
Në mesin e 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm, të cilët kanë marrë urdhra përfundimtare për dëbim nga Drejtoria e Emigracionit dhe Doganave (ICE), janë edhe 1 mijë e 874 shqiptarë.
-
Itali/ Meloni reagon për hetimet e prokurorisë: Disa magjistratë duan të ndikojnë politikat kombëtare
Kryeministrja italiane Meloni thotë se disa gjyqtarë në Itali duan të ndërhyjnë në politikë dhe të ndikojnë politikat kombëtare. Ajo është nën hetim pas riatdhesimit të një ish gjenerali libian I cili kërkohej nga gjykata ndërkombëtare penale për krime lufte.