Bota
-
Kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Ali Bagheri Kani është nisur për në Vjenë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore që Teherani ka nënshkruar më 2015 me fuqitë botërorE.
3 Gusht 2022, 17:34 -
SHBA furnizon me 5 miliardë dollarë armë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara për të kundërshtuar Iranin
3 Gusht 2022, 17:01Administrata e Biden ka miratuar dy shitje masive armësh për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t'i ndihmuar ata të mbrohen kundër Iranit. Më shumë se 5 miliardë dollarë në mbrojtjen raketore dhe shitjet e lidhura me to pasojnë vizitën e Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme muajin e kaluar, gjatë së cilës ai u takua me udhëheqës të shumtë rajonalë në Arabinë Saudite .
-
Udhëtimi mes shteteve për gratë që kërkojnë abort, Bideni pritet të nënshkruajë urdhrin
3 Gusht 2022, 14:20Presidenti amerikan, Joe Biden do të nënshkruajë të mërkurën një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë më të lehtë udhëtimin mes shteteve për gratë që kërkojnë abort. Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në SHBA – mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë. Rreth gjysma e shteteve amerikane, sidomos në jug, pritet që të ndalojnë tërësisht këtë procedurë, duke miratuar ligjet që ndalojnë abortin.
-
Pas vrasjes së Ayman Al-Zawahiri, dalin emrat e personave që mund të marrin drejtimin e Al-Kaedës
3 Gusht 2022, 14:00Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron. Zyrtarët në Uashington thanë se ai u vra teksa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij në qendër të Kabulit, në Afganistan. Vrasja e al-Zawahirit konsiderohet si goditja më e madhe ndaj këtij grupi militant qëkur u vra Osama bin Laden më 2011
-
-
Me 6 tehe të rrezikshme, raketat e vranë dhe asnjë zhurmë nuk u dëgjua, ekzekutimi i udhëheqësit të Al-Kaedës në ballkonin e shtëpisë
3 Gusht 2022, 13:19Pak kohë pasi kishte lindur dielli më 31 korrik, udhëheqësi i organizatës terroriste Al-Kaeda, Ayman al-Zawahiri doli në ballkonin e banesës së tij, në qendër të Kabulit. Kjo do të ishte ishte gjëja e fundit që ai do të bënte, kur në orën 06:18, dy raketa u përplasën në ballkonin ku po qëndronte, duke vrarë 71-vjeçarin, ndërsa gruaja dhe vajza e tij, të cilat ishin në banesë dhe nuk morën asnjë lëndim.
-
-
Kush është Giorgia Meloni? Fashistja që kërkon ndalimin e emigracionit po përgatitet për t'u bërë kryeministre e Italisë
3 Gusht 2022, 10:19Ekstremistët e djathtë të "Fratelli d‘Italia" tani para zgjedhjeve të parakohshme në shtator kryesojnë me 22 përqind, nga katër përqind më 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet e para grua kryeministre e Italisë.
-
-
-
Vrasja e udhëheqësit të Al-Kaedës, SHBA: Qyetetarët amerikanë të tregohen të kujdesshëm për shkak të një hakmarrjeje të mundshme nga mbështetësit e Zawahirit
3 Gusht 2022, 08:37SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundrejt dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, raporton BBC-ja.
-
-
Nancy Pelosi krah presidentes së Tajvanit: Erdhëm që ta bëjmë të qartë se nuk do t’ju braktisim
3 Gusht 2022, 08:07Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha se dëshiron ta bëjë “të qartë” se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Tajvanin, ndërsa fliste nga zyra presidenciale.
-
Lufta/ Anija e parë me grurë nga Odessa arrin në Stamboll! Ish-kancelari gjerman: Shpresa për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
3 Gusht 2022, 07:47Anija e ngarkuar me drithëra që u nis nga Odessa mëngjesin e 1 gushtit, mbërriti në Stamboll dhe është ankoruar në hyrje të Bosforit në Detin e Zi, lajmin e bëri të situr Ministria e Mbrojtjes e Ankarasë.
-
A po lëkunden financat publike të Italisë?
3 Gusht 2022, 07:44Qeveria Draghi po largohet, borxhet mbeten, normat e interesit po rriten dhe primi i rrezikut për obligacionet e qeverisë italiane po rritet në qiell. Sa i qëndrueshëm është buxheti kombëtar italian?
-
Irani kërcënon Shqipërinë? Media britanike, Daily Express: Do të godasin me raketa dhe dronë kampin e MEK në Manëz
2 Gusht 2022, 22:10A kërcënohet siguria në Shqipëri nga Irani për shkak të kampit të anëtarëve të MEK në Manëz të Durrësit. Sipas gazetës britanike ‘Daily Express’ vendit tonë i vjen një kërcënim nga regjimit iranian për shkak se ka strehuar opozitën MEK.
-
I fshehur disa metra larg ambasadave perëndimore, si arriti inteligjenca amerikane të ekzeutonte liderin e Al Kaedes
2 Gusht 2022, 22:14Lideri i Al Kaedes Ayman al-Zaëahiri u vra gjatë një operacioni amerikan kundër-terrorizmit në Afganistan
-
Departamenti amerikan i Thesarit shpall 'Non Grata' të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin
2 Gusht 2022, 21:42Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të martën të dashurën me reputacion të presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e një sërë masash që synojnë elitat ruse në përpjekjen e fundit të administratës Biden për të ndëshkuar Kremlinin për luftën e tij të vazhdueshme në Ukrainë
-
SHBA/ 37 viktima dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet masive në Kentaki, 12 mijë familje pa energji
2 Gusht 2022, 21:18Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje masive në Kentaki të SHBA nga ku raportohet se kanë vdekur 37 persona, mes tyre 6 fëmijë, ndërsa me qindra rezultojnë të zhdukur. Mbi 12 000 mijë familje kanë mbetur pa energji. Presidenti Biden i konsideroi përmbytjet një fatkeqësi të madhe.
-
