Bota
-
Massimo Ferro 54 vjeç ndërroi jetë më 22 dhjetor në QSUT. Ai pësoi temperaturë të lartë dhe arrest kardiak pas operacionit për ngushtimin e stomakut në klinikën "Trita Hospital" në Tiranë, nga kirurgu italian Andrea Formiga. Ai i sugjeroi pacientit, i cili vuante nga diabeti, ta kryenin ndërhyrjen jo në Milano ku kushton rreth 15 mijë euro, por klinikën private ku ai punonte në Tiranë, për vetëm 4.400 euro.
7 Shkurt, 11:14 -
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali/ Shokët e shkollës së Xhesikës: Shkëlqeje dhe do të shkëlqesh, jeton me ne përgjithmonë
7 Shkurt, 10:47Shokët e shkollës dhe miqtë kujtojnë 15-vjeçaren me origjinë shqiptare që humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllain Hajdar nga rrjedhja e monoksidit të karbonit që të mërkurën në mbrëmje shkatërroi familjen Kola në Porcari të Italisë. Dom Ernest Simoni zhvillon meshë sot në kishën e qytetit ku ndodhi ngjarja.
-
Dosja ‘Epstein’, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje, si qëndron e vërteta? (VIDEO)
7 Shkurt, 10:39Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë autoritetet besojnë se një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Jeffrey Epstein natën e vdekjes së tij.
-
Komisioni i BE-së kërcënon me gjobë: TikTok rrezik varësie
7 Shkurt, 10:34BE e akuzon shërbimin online TikTok, se po i bën të varur përdoruesit, veçanërisht fëmijët, përmes rekomandimeve agresive duke nxitur lundrimin pafund. Platforma duhet ta përshtasë dizjanin. TikTok i hedh poshtë akuzat.
-
Tragjedia e Crans-Montanës, dëshmia e kreut të sigurisë: Nuk e kam kaluar kurrë provimin për fikjen e zjarrit
7 Shkurt, 10:03Në klubin Le Constellation në Crans-Montana ku humbën jetën 41 persona, nuk ishin kryer kontrolle për 6 vjet, për shkak të mungesës së personelit dhe problemeve organizative të pranuara nga kreu i sigurisë, Cristophe Balet. Ai rrëfen se nuk kishte kaluar provimin për patentë kundër zjarrit, pranon përgjegjësinë morale dhe përfshin edhe kryetarin e bashkisë dhe këshillin komunal.
-
U mbyllën përkohësisht për shkak të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë, rihapen dy aeroportet në Poloni pas operacioneve të NATO-s
7 Shkurt, 09:24Dy aeroporte në Poloninë juglindore u mbyllën përkohësisht si masë paraprake për shkak të sulmeve ruse në territorin e afërt të Ukrainës. Aeroportet u hapën pas operacioneve të NATO-s.
-
Bordi i Paqes, media: Anëtarët e organizatës takim më 19 shkurt në Uashington! Në fokus rindërtimi i Gazës
7 Shkurt, 08:52Bordi synon të mbikëqyrë çmilitarizimin dhe rindërtimin e Gazës edhe pse karta e bordit të paqes që shtetet anëtare kanë pranuar dhe ratifikuar në parlamentet dhe qeveritë përkatëse nuk e përmend specifikisht Gazën.
-
Trump realizon kërcënimin, firmos urdhrin ekzekutiv: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin
7 Shkurt, 08:32Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që mund të vendosë tarifa shtesë për vendet që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin, duke përdorur 25% si shembull, ndërsa përsërit se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Trump kishte kërcënuar më herët këtë vit me një tarifë doganore prej 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin.
-
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët
7 Shkurt, 08:25Dy anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm pas një grabitje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj
-
Bisedimet SHBA-Iran në Oman/ Trump flet për dialog dhe paralajmëron: Khamenei duhet të shqetësohet! Çfarë do të pasojë
7 Shkurt, 08:06Donald Trump tha se SHBA-të kanë zhvilluar bisedime “shumë të mira” me Iranin në Oman, megjithëse tensionet mbeten të larta. Bisedimet u fokusuan kryesisht te çështja bërthamore, ndërsa SHBA-të kërkojnë një axhendë më të gjerë dhe vazhdojnë presionin me sanksione të reja.
-
Trump dhe videoja e çiftit Obama si majmunë në Truth Social, republikanët kundër presidentit: E neveritshme
7 Shkurt, 07:42Presidenti i SHBA-ve, në platformën e tij, ka postuar një video raciste të gjeneruar me inteligjencë artificiale, në të cilën fytyrat e Barack dhe Michelle Obama shfaqen me trupa majmunësh. Videoja lidhet me pretendimet për manipulime zgjedhore në vitin 2020, te të cilat Trump vazhdon të kthehet pavarësisht mungesës së çdo prove.
-
Pakistan/ Vrasja e 31 civilëve, ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Islamabad
7 Shkurt, 07:25Ky sulm vjen pas një sërë sulmesh të kohëve të fundit në Pakistan, përfshirë një sërë bastisjesh të koordinuara në Balochistan kundër forcave të sigurisë dhe civilëve
-
Ekonomia ruse po dobësohet, çfarë do të thotë kjo për luftën dhe për Putin?
6 Shkurt, 22:28Rusia ishte ekonomia e nëntë më e madhe në botë që nga viti 2025, duke tejkaluar Kanadanë dhe Brazilin dhe duke u renditur menjëherë pas Italisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
-
Plani gjithëpërfshirës i sanksioneve të BE-së synon të godasë më fort eksportet e naftës ruse
6 Shkurt, 21:37Rusia eksporton mbi një të tretën e naftës së saj kryesisht nga Greqia, Qiproja dhe Malta me ndihmën e shërbimeve detare perëndimore.
-
Kishin planifikuar trazira me porosi nga Rusia, Moldavia dënon 3 persona! Dyshohet se ishin trajnuar në Serbi e Bosnjë
6 Shkurt, 19:49Modlavia ka dënuar 3 persona, pas dyshimeve se kishin planifikuar shkaktimin e trazirave në vend, me porosi të Rusisë. Po ashtu dyshohet se këta persona ishin trajnuar në Serbi dhe Bosnjë për këtë gjë.
-
Skandali Epstein trondit Londrën, Peter Mandelson nën hetim për shpërdorim të detyrës publike
6 Shkurt, 19:38Ajo që prej ditësh paralajmërohej në Britani, po ndodh. Skandali Epstein ka çuar në hetim penal një nga figurat më të fuqishme të politikës britanike.
-
Stuhia Leonardo godet Portugalinë dhe Spanjën, 1 viktimë, evakuohen më shumë se 7 mijë persona
6 Shkurt, 18:12Stuhia ka vrarë një burrë në Portugali, ndërsa trupi i një gruaje që ishte rrëmbyer nga një lumë në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë u gjet të premten. Kjo është stuhia e fundit në një seri stuhish vdekjeprurëse që kanë goditur Portugalinë dhe Spanjën në javët e fundit, duke vrarë disa persona.
-
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein, skandali bën jehonë në të gjithë Evropën
6 Shkurt, 17:45Mediat norvegjeze raportuan se shumica e partive në parlamentin e Norvegjisë duket se janë të gatshme të mbështesin një hetim të pavarur për Ministrinë e Jashtme. Megjithatë, e përditshmja VG tha se Kryeministri Jonas Gahr Stoere do të preferonte që parlamenti të kryente hetimin.
-
Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, shmanget tragjedia në Bruksel!
6 Shkurt, 17:06Një fluturim nga Brukseli drejt Kopenhagenit u ndal në momentin e fundit shumë pranë depozitave të karburantit, pasi avioni kishte ngatërruar pistë
-
