Bota
-
26 Janar, 14:09
-
Stuhia e rrezikshme dimërore në SHBA, raportohet për të paktën 20 të vdekur
26 Janar, 13:52Të paktën 20 persona raportohet të kenë humbur jetën nga stuhia e rrezikshme dimërore që ka 'mbërthyer' Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
X paguan ‘gjobën’ e Grok, nis hetimi i Komisionit Europian për imazhet e fëmijëve me përmbajtje seksuale
26 Janar, 13:11Hetimi i nisur të hënën, zgjeron gjithashtu një hetim ekzistues mbi algoritmet e X që i ndihmojnë përdoruesit të zbulojnë përmbajtje të reja. Grok ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar pasi ka lejuar përdoruesit të “zhveshin” në mënyrë dixhitale gra dhe fëmijë dhe t’i vendosin ata në poza provokuese.
-
Nga uniforma te mandati: brenda botës sekrete të agjentëve federalë që ndezën protestat në SHBA
26 Janar, 12:11Incidentet e fundit në Minneapolis, ku protestat kundër agjentëve federalë të imigracionit u përshkallëzuan pas vdekjes së Alex Prettit, kanë rikthyer sërish vëmendjen ndaj ICE agjencisë kryesore amerikane që zbaton ligjet e emigracionit në territorin e SHBA-së.
-
Izraeli do të hapë kufirin me Gazën, përfundojnë kërkimet për trupin e fundit të pengut izraelit
26 Janar, 12:18Kalimi i Rafahut ka qenë i mbyllur që nga maji i vitit 2024. Ai ishte parashikuar të rihapej gjatë fazës së parë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili nisi në tetor. SHBA dhe ndërmjetës të tjerë vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi të dyja palët për avancimin e planit të paqes të presidentit Trump.
-
Zelensky: Marrëveshja për garancitë e sigurisë me SHBA-në është gati për t'u nënshkruar
26 Janar, 11:48Volodymyr Zelensky tha se Kievi ishte gati ta dërgonte marrëveshjen në Kongresin e SHBA-së dhe parlamentin ukrainas për ratifikim. Udhëheqësi ukrainas theksoi gjithashtu përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, duke e quajtur atë një “garanci sigurie ekonomike”.
-
Vdekja e Alex Pretti përçan politikën, Shtëpia e Bardhë në krah të agjentëve, republikanët kërkojnë hetim të pavarur
26 Janar, 08:39Rasti i vdekjes së Alex Pretti-t ka shkaktuar protesta të gjera në SHBA dhe një përçarje të fortë politike mes autoriteteve shtetërore dhe atyre federale. Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe agjentët federalë mbrojnë veprimet e forcave të rendit, autoritetet lokale dhe disa republikanë hedhin dyshime mbi versionin zyrtar të ngjarjes dhe kërkojnë një hetim të pavarur.
-
Sulm me armë në një fushë futbolli në Meksikë, 11 të vdekur! Mes 12 të plagosurve edhe një fëmijë
26 Janar, 07:55Persona të armatosur hapën zjarr në një fushë futbolli në Salamanca të dielën duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12 të tjerë. Dhjetë persona vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital.
-
Zv.ministri i Jashtëm rus: Putin i ka bërë ftesë Trump-it për të vizituar Moskën
25 Janar, 22:53Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një ftesë për të vizituar Rusinë gjatë takimit në Alaskë me udhëheqësin rus Vladimir Putin në gusht, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov, në një intervistë për TASS.
-
Të shkëmbesh një aleancë për një ishull? Kjo është një marrëveshje e keqe
25 Janar, 22:07Trump nuk është i pari që e ka kuptuar se Groenlanda, ashtu si Melosi për Athinën, është territor strategjik për mbrojtjen e SHBA-së.
-
'Nuk do të doje të jetoje brenda kokës së tij': Dilema e diplomatëve në epokën e presidentit Donald Trump!
25 Janar, 19:36Kjo analizë e Patrick Wintour për gazetën The Guardian thotë se stili i paparashikueshëm, i rrëmujshëm dhe i mbingarkuar me fjalë i presidentit Donald Trump e ka kthyer punën e diplomatëve në një proces lodhës interpretimi të vazhdueshëm, ku çdo dalje publike mund të fshehë vendime me pasoja globale.
-
Paradoksi i politikës së Donald Trump në Minneapolis: 2 amerikanë të vrarë në “gjuetinë” ndaj emigrantëve të paligjshëm!
25 Janar, 18:55Një operacion masiv kundër emigracionit të paligjshëm në Minneapolis, i ndërmarrë në kuadër të politikave të ashpra të president Donald Trump, ka përfunduar me vrasjen e dy qytetarëve amerikanë, duke nxitur reagime të forta dhe akuza për mënyrën e zbatimit të aksionit.
-
Ministrja e Brendshme britanike njofton krijimin e FBI-së britanike: Reforma më e madhe në polici
25 Janar, 17:46FBI-ja britanike d o të bashkojë punën e agjencive ekzistuese, siç është Agjencia Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe njësive rajonale të krimit të organizuar, nën të njëjtën organizatë, duke blerë teknologji të re.
-
Lufta në Ukrainë/ Papa Leoni XIV: Të intensifikohet përpjekja për t’i dhënë fund, paqja duket ende e largët
25 Janar, 16:04Ai u shpreh se konfliktet, armiqësitë shkaktojnë vetëm pasojë, dhe dëmet më të mëdha i paguajnë civilët e pafajshëm.
-
Represioni në Iran, Revista Time: Mbi 30 mijë persona u vranë në 48 orë
25 Janar, 15:49Sipas burimeve të saj, gjatë atyre dy ditëve rezervat e qeseve të zeza që përdoren për trupa të pajetë ishin shteruar, ndërsa ambulancat u zëvendësuan nga kamionë të rëndë për transportin e viktimave. Shifra e raportuar prej Time nuk përfshin personat që kanë ndërruar jetë më pas në spitalet ushtarake apo viktimat në zona ku nuk janë dhënë bilance zyrtare.
-
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry
25 Janar, 15:33Të paktën 50 persona janë mbytur pasi një varkë që tentonte të kalonte Mesdheun u përmbys në kushte të vështira moti. Ndërkohë nuk dihet ende fati i 400 personave të tjerë të nisur nga Tunizia me varkë, drejt një jete më të mirë.
-
Moti ekstrem 'gjunjëzon' gjysmën e SHBA-ve ! Stuhia 'monstër' lë 1 milionë amerikanë pa energji elektrike
25 Janar, 14:20Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë më shumë se gjysmën e Shteteve të Bashkuara, duke vënë në rrezik plot 180 milionë persona. Situata është e nderë në 40 shtete ku janë shënuar ndërprerje energjie, anulime fluturimesh dhe ngrica.
-
TikTok Live nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta
25 Janar, 12:46Sipas raportimeve, Merizaj e ka realizuar fitimin në vetëm shtatë minuta, duke përdorur një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në burg. Ai mori pjesë në një ndeshje Tiktoku, një format ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe përpiqen të bindin ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale.
-
-
SHBA/ Tjetër i vrarë gjatë operacionit kundër emigrantëve në Minneapolis
24 Janar, 18:34Një burrë 51-vjeçar i cili u qëllua të shtunën nga oficerët federalë të imigracionit në Minneapolis ka vdekur, sipas të dhënave nga spitali, të siguruara nga The Associated Press.
