Personi u qëllua në valën e masave të ashpra të administratës Trump kundër imigracionit, tha Guvernatori i Minesotës, Tim Walz. Detajet rreth të shtënave nuk janë ende të qarta.
Një gazetar i “Bring Me The News” që ishte pranë vendit të ngjarjes tha se një oficer hapi zjarr ndaj një burri jashtë “Glam Doll Donuts”, në cep të “Nicollet Avenue” dhe “26th Street”, rreth orës 9 të mëngjesit. Një video e filmuar nga gazetari zbulon se u qëlluan disa të shtëna dhe se oficeri po qëndronte disa metra larg burrit kur u qëllua, me sa duket në gjoks.
Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, i tha AP-së në një mesazh me tekst se personi kishte një armë zjarri me dy karikatorë dhe se situata po "evoluonte".
Të shtënat ndodhën mes protestave të përditshme në Twin Cities të nisura që prej 7 janarit kur u qëllua 37-vjeçarja Renee Good, e cila u vra kur një oficer i Imigracionit dhe Doganave i drejtoi armën ndërsa ajo ishte në timonin e automjetit të saj. Të shtënat e së shtunës u zhvilluan pak më shumë se një milje larg vendit ku u qëllua Good.
Guvernatori I Minnesotas Tim Walz, një demokrat, tha në një postim në mediat sociale se kishte qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë pas të shtënave. Ai i kërkoi Presidentit Donald Trump të ndalonte atë që Departamenti i Sigurisë Kombëtare e ka quajtur operacionin e tij më të madh të zbatimit të ligjit për imigracionin.
Pas të shtënave, një turmë e zemëruar u mblodh dhe dhe lëshoi ofendime ndaj oficerëve federalë, duke i quajtur ata "frikacakë" dhe duke u thënë të shkonin në shtëpi. Një oficer u përgjigj me tallje ndërsa largohej, duke u thënë atyre: "Uuuu". Agjentët në vende të tjera e shtynë një protestues që bërtiste në një makinë.
Kryqëzimi ku u zhvilluan të shtënat është bllokuar dhe agjentët e Patrullës Kufitare janë në vendngjarje duke mbajtur shkopinj.
Të shtënat ndodhën një ditë pasi mijëra demonstrues që protestonin kundër goditjes ndaj emigrantëve mbushën rrugët e qytetit në mot të acartë, duke bërë thirrje që forcat federale të ligjit të largohen.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj incidentit të përgjakshëm në Minneapolis, ku një agjent i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi dhe vrau një burrë.
Trump theksoi se agjentët e ICE ishin të pambrojtur, pasi mungonte mbështetja e policisë lokale, dhe akuzoi kryetarin e bashkisë së Minneapolis dhe guvernatorin e Minesotës për “nxitje të trazirave” duke kërkuar largimin e agjentëve federalë pas dy incidenteve fatale.
“Lërini patriotët e ICE të bëjnë punën e tyre!”,shkroi Trump në postimin e tij dhe shtoi se shumë oficerë policie ishin penguar të merrnin masa, duke detyruar ICE-në të mbrohej vetë.
Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi guvernatorin e Minesotës dhe kryetarin e bashkisë së Minneapolis të dy demokratë për veprimet e tyre, duke i akuzuar se po mbështesin një situatë kaotike me retorikën e tyre, duke e përshkruar atë si të rrezikshme dhe arrogante. Ai shtoi se ky “nxitim trazirash” ka për qëllim të largojë vëmendjen nga një çështje më serioze që ndodhet në shtetin e Minesotës.
“Ku janë dhjetëra miliarda dollarë që janë vjedhur nga shteti dikur i madh i Minesotës? Ne jemi këtu për shkak të mashtrimit të madh financiar që ka ndodhur këtu. Miliarda dollarë janë humbur, dhe kriminelët të cilët janë lejuar të infiltrohen në shtet për shkak të politikës së kufijve të hapur të demokratëve, kanë kontribuar në kaosin që po shohim”, shkruan Trump.
Ai gjithashtu shprehu shqetësim për situatën e sigurisë, duke akuzuar autoritetet vendore për mbulimin e keqmenaxhimit dhe për aspekte të tjera të mundshme të korrupsionit. Ai theksoi se shumë kriminelë të huaj të paligjshëm, përfshirë ata të dhunshëm, janë arrestuar dhe larguar nga Minesota nga agjentët e ICE.
“Ne duam paratë mbrapsht dhe i duam TANI. Mashtruesit që vodhën këto para do të shkojnë në burg, aty ku u takon. Kjo nuk është ndryshe nga një grabitje masive bankash”,shkroi Trump në postimin e tij.
Ai përfundoi postimin me një mesazh të fuqishëm: “12,000 kriminelë të huaj të paligjshëm, shumë prej të cilëve të dhunshëm, u arrestuan dhe u larguan nga Minesota. Nëse do të ishin ende atje, do të shihnit diçka shumë më të keqe se ajo që po shihni sot
Komente









NJE FASHIST PRESIDENT,HAJDUT ORDINER ME MILIARDA $ NEOKOLONIALIST
Përgjigju