Bota
-
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendoi se ustarët britanikë dhe të NATO-s kishin qëndruar larg vijave të frontit në Afganistan, duke minimizuar rolin e tyre. Princi Harry, i cili shërbeu gjithashtu në Afganistan, tha se sakrificat e ushtarëve të NATO-s meriton respekt.
23 Janar, 22:34 -
Ishte mes 10 më të kërkuarve nga FBI, arrestohet bosi i narkotrafikut Wedding! Nga olimpiadat dimërore te bashkëdrejtimi i kartelit Sinaloa
23 Janar, 22:26I transferuar në Shtetet e Bashkuara, ish-atleti pritet të akuzohet për një sërë veprash penale, mes tyre pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge, trafik kokaine, vrasje dhe tentativë vrasjeje. Organizata e tij dyshohet se ka eksportuar deri në 60 tonë lëndë narkotike.
-
Donbasi, pjesa e tokës ukrainase që Putini e dëshiron kaq shumë, çfarë do të thotë humbja e këtij rajoni për Ukrainën
23 Janar, 22:15Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje është afër, Zelensky përsëriti të enjten se Ukraina nuk është gati të dorëzojë pjesë të territorit të saj Rusisë. Dhe duke folur pas një takimi me përfaqësuesin special të Trump-it, Steve Ëitkoff, ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, bëri të qartë se Rusia gjithashtu nuk është e gatshme të komprometojë.
-
SHBA, disa shtete shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore
23 Janar, 22:05Sipas raportimeve të mediave amerikane, linjat ajrore kanë anuluar tashmë qindra fluturime si masë paraprake. Shumë shkolla gjithashtu kanë anuluar mësimin të premten po ashtu si masë parandaluese.
-
Përplasja e trenave në Spanjë shkaktoi 45 viktima, hetimi paraprak: Shina e hekurudhës ishte çarë para aksidentit
23 Janar, 21:43Aksidenti ndodhi në rajonin jugor të Andaluzisë mbrëmjen e 18 janarit, kur një tren që operohej nga kompania private, Iryo, doli nga shinat dhe kaloi në shinat në anën tjetër, duke u përplasur me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.
-
Tragjedia në Crans-Montana, pronari i diskos Jacques Moretti lirohet nga burgu pas pagesës së garancisë
23 Janar, 21:14Pasi ai ka paguar një garanci prej 200 mijë frangash zvicerane (rreth 215 mijë euro), do t’i nënshtrohet masave të sigurimit, si detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë dhe dorëzimi i dokumenteve të identitetit.
-
-
Ekstremizmi i djathtë: Gjyq kundër 'separatistëve'
23 Janar, 20:0975 vjet pas përfundimit të epokës naziste, "Separatistët Saksonë", sipas Zyrës së Prokurorit Federal, po përgatiteshin të përmbysnin demokracinë në Gjermani. Sipas hetimit, grupi terrorist i dyshuar si ekstremist i krahut të djathtë u themelua në vitin 2020 pranë Leipzigut, në qytetin e vogël të Brandis (Saksonia).
-
-
Dy minutat që vendosën fatin e Maduros! Si u krye operacioni më i rrezikshëm i Amerikës në Venezuelë? (VIDEO)
23 Janar, 18:48Një analizë e CNN, e ndërtuar mbi dhjetëra video dhe dëshmi në terren, rindërton minutë pas minute operacionin amerikan që u zhvillua nën zjarr në Karakas dhe që çoi në kapjen e presidentit venezuelian.
-
-
-
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!
23 Janar, 17:51Duke folur gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit i OKB-së të premten, Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Suela Janina, dënoi me forcë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve paqësorë që kundërshtojnë regjimin e Ajatollahëve.
-
Spanjë/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 200 kg kokainë drejt Europës e fshehur në kontejner, 8 persona të arrestuar
23 Janar, 17:47Hetimi filloi në vitin 2024 falë bashkëpunimit midis Policisë Kombëtare dhe Agjencisë Tatimore për të penguar përpjekjet e organizatave ndërkombëtare për të përfituar nga rrugët e reja direkte midis Amerikës Latine dhe portit të Vigos, siç u raportua në një konferencë për shtyp nga ata që ishin përgjegjës për operacionin, të quajtur Monterrey.
-
Alarmi i rremë për grabitje në Long Island, dreri i egër shkatërron zyrat e bankës (VIDEO)
23 Janar, 17:18Policia e Long Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u thirr për një grabitje të mundshme në një bankë, por zbuloi se autori kishte brirë teksa brenda saj gjeti një dre të çorientuar që kishte kthyer zyrat përmbys.
-
Përplasjet për buxhetin, qeveria franceze i mbijeton dy mocioneve të votëbesimit
23 Janar, 16:46Gjithsej 269 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit të paraqitur nga e majta radikale Franca e Papërkulur së bashku me të Gjelbrit dhe Komunistët, ndërsa nevojiteshin 288 vota për rrëzimin e qeverisë. Edhe më pak deputetë mbështetën një mocion të dytë mosbesimi, të paraqitur nga e djathta ekstreme.
-
Takimi Meloni-Merz, kryeministrja italiane: BE-ja të zgjedhë nëse do të jetë protagoniste apo do t’i nënshtrohet fatit të saj
23 Janar, 16:20Në konferencën e përbashkët për shtyp në Villa Pamphili, kryeministrja theksoi afërsinë, «sot më shumë se kurrë», mes Italisë dhe Gjermanisë. Sa i përket sigurisë së Arktikut, kancelari theksoi se «Evropa duhet të bëjë më shumë»: «Synojmë të mbështesim bisedimet mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara mbi bazën e sovranitetit territorial».
-
Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani
23 Janar, 15:45A janë gjermanët shumë të prirur të marrin raport nga mjeku? Dhe a mund të përballojë Gjermania kaq shumë mungesa në punë nga raportet mjekësore? Apo ankesat e qeverisë dhe punëdhënësve janë të pabaza?
-
Pallati i 'mallkuar' i Venecias del në shitje për 20 milionë euro, ja çfarë thonë gojëdhënat!
23 Janar, 15:19Palazzo Ca’ Dario, një nga banesat më të njohura buzë Kanalit të Madh, mbetet bosh prej vitesh, për shkak të legjendave që thonë se është i mallkuar.
-
'Nuk negociojmë për sovranitetin tonë'/ Pas takimit me Sekretarin e NATO-s, Mette Frederiksen mbërrin në Groenlandë! Bisedime me kryeministrin Nielsen
23 Janar, 15:31Mette Frederiksen do ta informojë Jens Frederik Nielsen për bisedimet që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në komentet e tyre publike në 48 orët e fundit, ata deklaruan vazhdimisht se integriteti territorial dhe sovraniteti mbeten vijat e tyre të kuqe në çdo bisedë me SHBA-në.
