Ekonomi
-
11 Nëntor 2021, 11:23
-
-
-
‘Ekonomia’ miraton në parim pr/buxhetin 2022 dhe paketën fiskale! PD: Vota jonë kundër, nuk sjell stimul financiar! Ministrja: Parashikon ulje të borxhit dhe rritje të mbështetjes të shtresave në nevojë
11 Nëntor 2021, 10:29Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale që morën votat e deputetëve të maxhorancës ndërsa opozita votoi kundër. Demokratët kërkuan më shumë rritje pagash e pensionesh e mbështetje për shtresat në nevojë ndërsa Ministrja e Ekonomisë tha se buxheti rrit subvencionet për fermerët e ul borxhin.
-
Niveli më i ulët historik/ Kredia e keqe zbret në 6.49%, Banka e Shqipërisë: Përmirësim i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritje e fuqisë paguese
11 Nëntor 2021, 10:24Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin shtator kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.49%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
-
Paketa Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqetësuar: Nuk ka qëndrueshmëri, duhet të ketë 1 herë në 4 vite dhe jo çdo vit! Duhet kohë për konsultim publik
11 Nëntor 2021, 09:52Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur e shqetësuar për Paketën e re Fiskale të propozuar nga qeveria. Në një letër e firmosur nga Presidenti i Dhomës, drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Eduard Shalsit, për dijeni të ministres Ibrahimaj, Dhoma Amerikane thotë se një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim, në lidhje me këto projektligje.
-
Shitjet e bizneseve ranë me 932 mln euro nga pandemia, ndërmarrjet e mesme më të goditurat
11 Nëntor 2021, 08:24Rënia e aktivitetit lidhet me efektet negative të pandemisë Covid-19, ku gjatë gjysmës së parë shumica e bizneseve mbyllen tërësisht aktivitetin për gati tre muaj, ndërsa kufizimet në lëvizje që shoqëruan të gjithë vitin 2020 shkaktuan tkurrje të shitjeve, sidomos në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve në tërësi.
-
Rindërtimi/Ahmetaj: Kanë përfunduar mbi 1 mijë banesa! 177 familje në çadra, brenda muajit japim 400 apartamente
10 Nëntor 2021, 18:49Zv.kryeministri Arben Ahmataj, gjatë raportimit të tij në Komisionin E Ekonomisë, ka bërë me dije se janë ende 177 familje që janë në çadra, e që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti. Ai tha se kjo është bërë për shkak të lidhjes që ata kanë me tokën bujqësore, e ndërsa ka bërë edhe një raportim të detajuar sa i përket procesit të rindërtimit.
-
-
-
Braçe: Kontrolloni fabrikat e qumështit, s'mund të abuzojnë në këto parametra
10 Nëntor 2021, 16:05 -
-
Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?
10 Nëntor 2021, 15:44Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për paketën fiskale, u shoqërua me debate të forta. Ministrja Ibrahimaj theksoi se të ardhurat do të rriten me 7.8% në krahasim me vitin 2021, ndërsa do të mblidhen nga tatimet dhe doganat vlera e 306.5 miliardë lekëve. Ndërsa deputeti socialist Braçe pati akuza të forta ndaj prodhuesve të qumështit.
-
COVID 'kyçi' 1526 biznese, INSTAT: Mbyllja ka sjellë rritje edhe të numrit të të papunëve! Goditjen më të madhe turizmi dhe tregtia
10 Nëntor 2021, 15:20Kriza që shkaktoi pandemia COVID-19, në vitin e kaluar ka mbyllur 1526 biznese. Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara këtë të mërkurë thuhet se numri i ndërmarrjeve është ulur me 1.5% krahasuar me vitin 2019. Mbyllja e aktivitetit ekonomik ka sjellë edhe rritje edhe të numrit të të papunëve.
-
Çmimet e kafesë dhe restoranteve 'kërcejnë' dhe në tetor, rritja më e lartë në 6 vjet
10 Nëntor 2021, 12:12Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej fundit të vitit 2014.
-
KLSH: Qeveria jo serioze me investimet, nënshkroi në shkelje të ligjit 500 kontrata me vlerë 190 mln euro pas 15 tetorit 2020
10 Nëntor 2021, 08:26Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka patur jo pak kritika ndaj qeverisë në lidhje me zbatimin e buxhetit përgjatë vitit 2020, ku thuhet se ka treguar mungesë serioziteti, ndërsa në filtër është kaluar edhe sektori i turizmitm malor, ku u konstatua mungesë rakordimi mes institucioneve dhe federatave që do ta nxisnin këtë lloj turizmi më shumë
-
Kosto e Unazës së Re arrin në 290 mln euro
10 Nëntor 2021, 00:25Ministria e Financave e kontabilizoi projektin e Unazës së Re të Tiranës për qëllime të financimit të zërit të shpenzimeve kapitale me 35.6 miliardë lekë (290 mln euro) nga të cilat 7,8 miliardë janë paguar deri në fund të vitit 2020, rreth 13,5 miliardë lekë do të paguhen në 4 vitet në vijim dhe 14 miliardë lekë ose 40 për qind e vlerës totale është programuar për tu financuar pas vitit 2024.
-
Propozimet e Shoqatës të Përpunuesve të Qumështit për paketën fiskale, TVSH 6% për produktet shtazore, të hiqet akciza e gazit, 10 lekë subvencionim për litër qumësht për fermerët
9 Nëntor 2021, 16:35Propozimet e Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet fiskale 2022 për heqjen e TVSH-së të rimbursueshme 6%, vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litër në industritë përpunuese, u kundërshtuan nga Shoqata Industria e Përpunuesve të Qumështit.
-
Rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet edhe me një korsi! Në dhjetor hapen 4 tendera për korridorin blu
9 Nëntor 2021, 16:33Buxheti i përcaktuar për Ministrinë e Infrastrukturës për vitin 2022 plotëson vetëm 71% të nevojave që ka ky institucion. Ministrja Belinda Balluku gjatë prezantimit të buxhetit për këtë dikaster, tha se pavarësisht uljes me 1,9 miliardë lekë, projektet do të realizohen
-
