Pa votat e opozitës, mazhoranca miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2022 si dhe 4 projektligjet e paketës fiskale, në Komisionin e Ekonomisë. Që në nisje të seancës deputetët e opozitës u shprehën kundër buxhetit dhe paketës fiskale, me argumentin se nuk ofron mbështetje për qytetarët, nuk ka rritje pensionesh dhe godet biznesin.
Sorina Koti: Si PD gjatë këtyre dy javëve në parim të projektbuxhetit, kemi bërë sugjerimet tona, komisionet e tjera kanë raportua sot këtu te ne duke shprehur edhe ato qëndrimin e tyre, ne votojmë kundër në parim për buxhetin 2022 pasi nuk është një projektbuxhet që na sjell atë stimul financiar që kanë nevojë shqiptarët pas dy fatkeqësive. Ne u kemi thënë shqiptarëve që duhet të ulim borxhin, deficitin dhe të rrisim ekonominë, subvencionet dhe mbështetjen direkte të fermerëve dhe shtresave në nevojë. Kjo gjë nuk u reflektuar në buxhet në parim dhe shpresoj që të gjitha sugjerimet të merren për bazë nga ministria e financave. Dhe të reflektohen sugjerimet e grupeve të interesit.
Arbi Agalliu: Unë e shoh si një buxhet jo të shpërndarë siç duhet, nëse objektivi kryesor është mbushja e buxhetit të shtetit, mbushja e gropave që vijën nga abuzimi apo keqqeverisja nuk e shohin me vend që ky buxhet të ketë këtë lloj shpërndarje. Kemi evidentuar se këto që kërkojnë më shumë para dhe mbështetje , do ju bëja thirrje të dëgjoni grupet e interesit dhe të dalim jashtë politikës dhe të shikojmë të gjithë aty ku është nevoja. Të mos e shohim zgjidhjen te borxhi por te rritja e eficencës së sektorëve përkatës. Të taksojmë tek më i forti, te ata që tregojnë produkte luksi dhe jo ato jetike.
Dashamir Shehi: Është e qartë që opozita do të votojë kundër, ky buxhet sido që të rrotullohet me këto ndryshime të vogla, por duke qene vit pandemie , mendova se do të bëhej një kapërcim cilësor sa i përket pagave dhe pensioneve që të mos i lëmë qytetarët vetëm.
Diskutimet nuk kaluan pa debate mes deputetit të PD-së Edmond Spaho, ish ministres Anila Denaj dhe ministres së Financave Delina Ibrahimaj për pagat e administratës.
Edmond Spaho: Sot jemi në nivelin më të ulët të pagave. Po nuk patëm një program që në harkun e 4 viteve të dyfishojmë pagat dhe pensionet, ne nuk shkojmë asgjëkund, Ky nivel i ulët dhe qesharak i pagave dhe pensioneve, më kujton komunizmin me shprehjen ju bëni si sikur paguani dhe ne bëjmë sikur punojmë.
Anila Denaj: Në 2013 pagat mesatare e administratës ka qenë 58 mijë lekë, në 2019 ishte 72 mijë dhe parashikohet në vitin 2022 mbi 80 mijë lekë.
Edmond Spaho: Këto janë ne hamë dy pula ju hani një....
Anila Denaj: Po flas me shifra ju thatë se pagat janë në ulje, me shifra nuk është e vërtetë. Mos më ndërprisni, nuk ju pëlqejnë shifrat është tjetër gjë.
Edmond Spaho: E ke sot administratën me 180 mijë e ke marrë me 58 mijë...
Delina Ibrahimaj: Vërtetë pagat mesatare nuk janë aty ku duhet, por sërish ka pasuar një rritje të ndejshme të tyre dhe do të punojmë që ato të rriten përmes politikave rritëse dhe rritje të produktivitetit. Dua të theksoj se për varfërinë dhe nivelin e jetesës, rreziku për të qenë i varfër është 23 % dhe në vendet e rajonit është ,mbi këtë, i vetmi vet që është % më i ulët se i yni është Mali i Zi.
Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekë. Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.
I dyti është projektligji për tatimin mbi të ardhurat ku propozohet që pagat deri në 40 mijë lekë të mos paguajnë tatim, dhe ndryshojnë pragjet e tjera. I treti është projektligji për akcizat, ku propozohet akcizë në rritje për cigaret, apo vendosja e taksës 6 lekë për çdo litër gaz.
I fundit është projektligji për taksat kombëtare ku parashikohet një taksë 65 lekë për litër për karburantin me të cilin furnizohen jahtet, si dhe taksë për qumështin pluhur dhe nën produktet e tij për të gjitha kompanitë që e importojnë dhe nuk e reflektojnë në etiketat e produkteve që prodhojnë.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale. PD votoi kundër. Miratohet me votat e mazhorancës Projektligji për TVSH, Projektligji për tatimin mbi te ardhurat, Projektligji për taksat kombëtare, projektligji për akcizat
Komisioni i Ekonomisë është shoqërua me debate të forta sidomos mes Anila Denajt dhe Edmons Spaho në lidhje me rritjen e pagave dhe të ekonomisë. Denja tha se rritje ekonomike ka pasur dhe se shifrat flasin qartë, por për deputetin e PD, Spaho tha se kjo nuk është e vërtetw ndërsa shtoi me ironi se “ju thoni ne hamë dy pula, ju hani një”.
Denaj: Të themi që rritja ekonomike nuk është fakt gabojmë sepse ka shifra. Dy komente për pagat në administratë dhe situata me pensionet është katastrofike. Në 2013 pagat mesatare e administratës ka qenë 58 mijë lekë, në 2019 ishte 72 mijë dhe parashikohet në vitin 2022 mbi 80 mijë lekë.
Spaho: Këto janë ne hamë dy pula ju hani një....
Denaj: Po flas me shifra ju thatë se pagat janë në ulje, me shifra nuk është e vërtetë. Mos më ndërprisni, nuk ju pëlqejnë shifrat është tjetër gjë. Skema e pensioneve, kontributet në 2013 ishin 51 miliardë lekë, janë rritur në 83 miliardë. Numri i kontribuuesve është rritur me 40%
Spaho: E ke sot administratën me 180 mijë e ke marrë me 58 mijë...
Denaj: Sa është rritur numri i kontribuuesve?
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj teksa dëgjoi të gjitha parashtrimet kritike të opozitës në lidhje me buxhetin 2022 se duhet mbështetur shtresat në nevojë dhe se duhen rritur pagat, ajo tha se në buxhetin 2022 parashikohet rritje e subvencioneve të fermerëve, rritje të mbështetjes për shtresat në nevojë dhe ulje të borxhit. Në lidhje me pagat, ministrja tha se vërtetë nuk është ku duhet, por që ka shënuar rritje.
“Buxheti parashikon ulje të borxhit, rritje të subvencioneve të fermerëve, rritje të mbështetjes për shtresat në nevojë dhe një nivel më të lartë të rritjes ekonomisë se mesatarja e viteve të kaluara. Vërtetë pagat mesatare nuk janë aty ku duhet, por sërish ka pasuar një rritje të ndejshme të tyre dhe do të punojmë që ato të rriten përmes politikave rritëse dhe rritje të produktivitetit. Dua të theksoj se për varfërinë dhe nivelin e jetesës, rreziku për të qenë i varfër është 23 % dhe në vendet e rajonit është ,mbi këtë, i vetmi vet që është % më i ulët se i yni është Mali i Zi”, tha Ibrahimaj.
Deputeti i PD-së, Edmond Sapho tha se ky buxhet 2022 nuk ka asgjë pozitive pasi po rrit borxhin dhe më tepër nuk parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve në mënyrë të konsiderueshme. Ai tha se për shkak të pagave të ulëta në administratë ekziston ryshfeti i vogël ku qytetarët duhet të paguajnë diçka për çdo letër që marrin. Sipas tij kjo do të shmanget vetëm kur atëherë qeveria të ngre në mënyrë sinjifikative pagat dhe pensionet. Por kjo ka sjellë replika mes tij dhe kryetarit të komisionit Eduarta Shalsi, ku ka ndërhyrë edhe Dashamir Shehi.
Debatet në komision
Edmond Spaho: Ju e paraqisni me nota pozitive edhe të ardhmen edhe borxhin. Po ku qenka kështu, hajde vendosim rregullin fiskal. Por nuk jemi mirë dhe optimizmin na e jepni me qa doza sa ekziston realisht. Nuk ka optimizëm sa kohë marrim borxh. E hoqëm rregullin fiskal sepse ndryshe ngelim pa investime dhe rriskojmë edhe pagat dhe pensione. Është më e udhës të na ekspozoni gjendjen siç është dhe të bisedojmë bashkërisht se çfarë mund të bëhet. Sot jemi në nivelin më të ulët të pagave. Po nuk patëm një program që në harkun e 4 viteve të dyfishojmë pagat dhe pensionet, ne nuk shkojmë agjëkundi, Ky nivel i ulët dhe qesharak i pagave dhe pensioneve, më kujton komunizmin me shprehjen ju bëni si sikur paguani dhe ne bëjmë sikur punojmë. Dhe tani është i njëjti skenar., ku sot vëmendjen e kanë të ryshfeti i vogël, ku për çdo letër duhet të paguash diçka është i lidhur direkt ne nivelin e ulët të pagave dhe pensioneve. Ky korrupsion duhet të ulet se është më i madhe dhe më i përhapur se korrupsioni i madh me miliona. Prandaj duhet të rrisim pagat dhe pensionet.
Edmond Spaho-Shalsit: Për replikë se më zure në gojë edhe emrin
Eduart Shalsi: Një sekond se po i thoja zonjës Denaj se do i jap fjalën zotit Spaho
Edmond Spaho: Duhet t’u përgjigjem juve për atë që thatë
Dashamir Shehi: Tani ky po na jep leksion neve?
Eduart Shalsi: Po mirë mo ça zakoni e keni këtë. Ju flisni nga vendi për mikrofon. Çfarë zakoni e keni këtë. Flisni këtu dhe thoni po na jep leksione ky. E di që shumë prej jush e kanë shumë problem që tjetri u duket sikur po u jep leksione. Nëse nuk jemi mësuar të dëgjoni dhe keni ardhur vetëm për të folur. Duam debat cilësor thotë dhe sa e merr fjalën. Unë kam të drejtë të them atë që dua unë të them. Për fjalën time jam përgjegjës unë zoti Shehi. Kujt i intereson ju pëlqen juve apo jo. E di që shumë prej jush e kanë shumë problem kur vetë duan të flasim të japë mendimet, tjetri u duket sikur po u jep leksione.
Edmond Spaho: Përpiqu ta ngresh nivelin e ndërhyrjes. Këtu ke njerëz që kanë mbajtur funksione shumë të rëndësishme. Nuk keni të drejtë ju sa herë që flasim ne të ndërhyni dhe të jepni këshilla. Ju jeni kryetar i komisionit dhe keni të drejtë të flisni po aq sa ne. T’ju dëgjojmë ju sa herë flasim ne të na jepni këshilla, kjo nuk është normale. Çfarë kujtoni se jeni më të kualifikuar se unë?! Unë nuk flas me demagogji prandaj iu referova tre katër fushave. Ke më pak para se sivjet. Referova efektet negative që do sjellë kjo gjendje në bujqësi. Pse takson gazin ti? Pse heq TVSH nga 6% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Ia fut të gjithë atyre bujqërve. Jo vetëm që janë rritur çmimet për inputet por ka rënë edhe cilësia. Se shkojnë blejnë pleh dhe marrin zhavorr. 10 vjet as inflacionin nuk kemi indeksuar. Shumë mirë që janë rritur pagat e arsimtarëve, ushtarakëve dhe policëve. Prej shumë vitesh kemi bërë hapa prapa në drejtim të pagave dhe pensioneve. Duhet t’i heqim nga disa burime të tjera dhe t’i kalojmë te pagat dhe pensionet. Pas 8 vitesh në pushtet fillon katër vite të tjera dhe thua nuk kemi sisteme.
Edurart Shalsi: Këtu keni minutazhin me fakte se sa pak janë ndërhyrjet e mia. E dyta, ajo që kam është se nëse unë mendoj zoti Shehi nuk kujdesem nëse ju pëlqejnë ju apo dikujt tjetër. Mua më lind e drejta të them mendimet e mia. Reagimin e kam shumë më pak emocional se ju. Unë them 5 gjëra ju shpërtheni nga vendi. Dhe nuk është çështja, duhet të respektojmë njëri tjetrin. Unë po flisja more fjalën, edhe ju edhe zoti Spaho, i pickuat, reaguat, vendosët disa epitete.