Ekonomi
-
“Në një kohë që në buxhetin 2022 penalizohen fermerët dhe u hiqet rimbursimi i kostove mbetëse të TVSH-së”, thotë Konfindusitria, “komisioni favorizon jahtet duke u ulur çmimin në vend që duhet t’ia rrisin edhe më shumë se 65 lekë për litër”.
24 Nëntor 2021, 09:11 -
Numri i përdoruesve të internetit nga celulari arrin shifër rekord, trafiku pothuajse u dyfishua
24 Nëntor 2021, 07:35Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se trafiku total i të dhënave arriti në 45.6 milionë GB (Gigabyte), në rritje me 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një një viti më parë. Rritja ka përmasa të mëdha edhe e matur si trafik mesatar për përdorues.
-
Braçe kundër paketës së re fiskale: S’do jepja kurrë votën pro! Sot dorëzova 4 propozime për ta ndryshuar
23 Nëntor 2021, 19:08Erion Braçe, një ndër zërat më kritik tashmë brenda qeverisë ka bërë me dije se sot ka depozituar disa propozime sa i përket paketës fiskale për 2022, për të cilin thekson se nuk do të votojë “pro” në parlament.
-
Kryhen 24% e punimeve në rrugën Orikum-Dukat, ministrja e Infrastrukturës: Brenda tre vitesh përfundojnë punimet
23 Nëntor 2021, 18:23Brenda tre vitesh duhet të përfundojnë së ndërtuari Bypassi i Vlorës, rruga Orikum-Dukat dhe tuneli i Llogarasë. Gjatë inspektimit të punimeve të rrugës Orikum-Dukat ku tashmë kanë përfunduar 24% e punimeve, ministrja e Infrastrukturës tha se më këtë investim ulet distanca dhe aksesohet më shpejt rajoni jugor.
-
Qeveria tërhiqet nga koncesioni i kolaudimit, do ofrohet nga shteti! Ministrja: Ulim vlerën edhe për kontratat e tjera të parashikuara
23 Nëntor 2021, 14:54Qeveria është tërhequr nga koncesioni i ri i parashikuar në relacionin e projektbuxhetit 2022 për ndërtimin e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.
-
Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin 2022, ndryshime fondesh shumë institucione! Në total shtohen 1.7 miliardë lekë, 200 mln për partitë politike
23 Nëntor 2021, 13:04Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2022, i cili ka pësuar disa ndryshime, pasi janë rritur me 1.6 miliardë lekë shpenzimet për disa institucione. Diskutimet për buxhetin nuk kaluan pa debate, sa i takon borxheve të bashkive si dhe fondeve për menaxhimin e mbetjeve.
-
Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 5.8 milionë Euro
23 Nëntor 2021, 00:11Banka e Shqipërisë zhvilloi javën e kaluar ankandin e radhës në programin vjetor të blerjeve të Euros në tregun valutor.
-
Shtyhet taksa për gazin, shkak kriza energjetike, Shalsi: Futet në fuqi në korrik 2022
22 Nëntor 2021, 21:07Si pasojë e krizës energjetike qeveria ka vendosur të shtyjë taksën për gazin që është parashikuar në 6 lekë për litër. Vendimi u bë i ditur nga kryetari Eduard Shalsi në Komisionin e Ekonomisë.
-
-
Rama: Do rikonstruktohen Zyrat e Punës, janë pasive! Edhe për kamarier kërkohet kualifikim, shteti do i paguajë biznesit të vogël trajnimet për punonjësit
22 Nëntor 2021, 17:24Zyrat e Punës kanë qenë sot në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ato janë pasive, e për pasojë ka paralajmëruar një ristrukturim të tyre. Në prezantimin e paketës fiskale, Rama tha se tashmë bizneset e vogla do të paguhen për trajnimin e punonjësve të tyre, e ndërsa zbuloi edhe skemën se si do t'i përfitojnë këto fonde teksa bëri me dije do punësohen personat me ndihmë ekonomike.
-
Prezantohet paketa fiskale me biznesin e vogël, ministrja e financave: 250 mln lekë për start up-et! Çdo i ri deri 29 vjeç do mbështetet me punësim, formim, praktikë ose arsimim
22 Nëntor 2021, 17:12Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, prezantojnë paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël. Në fjalën e saj, ministrja tha se ka ka një fond prej 250 mln lekë fond për start up-ve, e teksa tha se ka 7 programe puënësim, e ndërsa shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim
-
Taksa/ Ministrja: Dyshojmë se fabrikat përdorin edhe qumështin pluhur si qumësht natyral! Opozita: Po i përjashtoni nga taksimi! Shalsi: Hetoni vajin e palmës
22 Nëntor 2021, 16:06Përjashtimi i fabrikave që deklarojnë në etiketën e tyre që përdorin qumështin pluhur në produktet që prodhojnë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, se kush do e paguaj këtë taksë porsa kohë përjashtohen fabrikat.
-
-
Braçe: Taksoni ndërtesat në zonat rezidenciale dhe në bregdet! Ibrahimaj: Do jenë pjesë e ligjit të ri për taksimin e pasurive
22 Nëntor 2021, 14:09Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozon të TVSH për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet. Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin dhe de-natyron mjedisin.
-
-
-
-
Jo 65 lekë por 40 lekë për litër, kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, diskutime te 'Ekonomia'! Ato që lundrojnë në ujërat tona zero taksë
22 Nëntor 2021, 12:22Edhe pse ishte miratuar në parim më parë, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rikthyer çështjen e taksës për naftën që përdorin jahtet. Ditën e sotme ky Komision ka propozuar që taksa për karburantin që përdorin jahtet të mos jetë 65 lekë por 40 lekë për litër
-
Rekord/ Shqiptarët marrin 238 milionë euro kredi për të blerë shtëpi, niveli më i lartë që prej 2015! Shkak rritja e çmimit të apartamenteve
21 Nëntor 2021, 20:33Mbi 238 milionë euro është vlera e kredisë që qytetarët shqiptarë kanë marrë deri në shtator, për të blerë shtëpi. Ky është niveli më i lartë në vend që prej vitit 2015, dhe shkak për këtë është rritja e çmimit të apartamenteve. Në raport me vitin e kaluar, vlera e kredisë sipas bankës së Shqipërisë është rritur me 90.2 milionë euro.
-
Nuk ndalet rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
20 Nëntor 2021, 23:44Në Tiranë, ka vijuar tendenca e shtrenjtimit të apartamenteve edhe në 6 mujorin e dytë të vitit. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth unazës dhe qendrës, asnjë pallat që po ndërtohet i ri nuk ka çmime më të ulëta se 1500 euro/m2. Këtë vit vihet re që, hendeku mes çmimeve të apartamenteve në objektet e reja që po ndërtohen dhe atyre ekzistuese, është i lartë.
